Sot, më 15 maj 2026, akademike Justina Shiroka-Pula, kryetare e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, së bashku me akademik Fejzullah Krasniqin, nënkryetar dhe akademik Bardh Rugovën, sekretar shkencor, pritën në vizitë delegacionin e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Maqedonisë, të kryesuar nga kryetari, akademik Zhivko Popov i shoqëruar nga akademik Alajdin Abazi, nënkryetar dhe akademik Izet Zeqiri.
Gjatë takimit, palët diskutuan për mundësitë e thellimit dhe zgjerimit të bashkëpunimit ndërinstitucional në fusha me interes të përbashkët.
U vlerësua se ekzistojnë mundësi konkrete për zhvillimin e bashkëpunimit në lëmenj të ndryshëm, në përputhje me seksionet përkatëse të dy akademive, me synim avancimin e kërkimit shkencor dhe ofrimin e një kontributi të përbashkët në dobi të zhvillimit akademik dhe shoqëror.
Po ashtu, palët shprehën dakordim për përgatitjen e një Memorandumi të bashkëpunimit, i cili do të nënshkruhet nga kryetarët e dy akademive, pasi të ketë marrë paraprakisht miratimin e organeve përkatëse të të dy institucioneve.








