U mbajt mbledhja komemorative në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosja

Më 24 prill 2026, në ambientet e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK), u mbajt mbledhje komemorative me rastin e vdekjes së akademik Rexhep Qosja.

Komemoracionin e hapi kryetarja e ASHAK-ut, akademike Justina Shiroka-Pula, e cila fillimisht i ftoi të gjithë të pranishmit për një minutë heshtje. Kryetarja Shiroka-Pula, në fjalën hyrëse e vlerësoi lartë figurën e akademik Rexhep Qosjes dhe shprehu ngushëllime për familjen, kolegët dhe mbarë vendin.

Në vazhdim fjalë rasti mbajti Kryeminsitri i Republikës së Kosovës, SH.T.Z. Albin Kurti. Në fjalën e tij, Kryeministri Kurti e vlerësoi lartë figurën e akademik Qosjes, kontributin e tij në historinë e letërsisë shqipe, si dhe rolin dhe kontributin e tij për vendin në të gjitha kohërat.

Në emër të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, fjalë rasti mbajti akademike Anila Hoda, sekretare shkencore e ASHSH-së e cila përcolli ngushëllimet e kryetarit të ASHSH-së, akademik Skender Gjinushit, të Kryesisë dhe të Asamblesë së ASHSH-së.

Për jetën dhe veprën e akademik Rexhep Qosjes, foli akademik Ali Aliu.

Fjala e kryetares së ASHAK-ut, akademike Justina Shiroka-Pula:

Loader Loading...
EAD Logo Taking too long?

Reload Reload document
| Open Open in new tab

Shkarko [89.10 KB]

Në emër të ASHSH-së, fjala e akademike Anila Hoda:

Loader Loading...
EAD Logo Taking too long?

Reload Reload document
| Open Open in new tab

Shkarko [60.40 KB]