Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet ASHAK-ut dhe Insta Innovation Center

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK), e përfaqësuar nga Kryetarja, akademike Justina Shiroka-Pula, dhe Insta Innovation Center (IIC), e përfaqësuar nga themeluesi/CEO Mentor Pllana, kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi për bashkëpunim strategjik në fushat e zhvillimit dhe inovacionit në Republikën e Kosovës.

Ky bashkëpunim synon krijimin e një platforme të përbashkët zhvillimore, e cila integron ekspertizën akademike me nevojat e tregut, duke ndjekur modelin Triple Helix (akademi – industri).

Në kuadër të këtij partneriteti, palët do të fokusohen në:
• zhvillimin e projekteve kërkimore dhe inovative
• organizimin e eventeve, hackathoneve dhe programeve të përbashkëta
• transferimin e njohurive dhe teknologjisë
• mbështetjen e iniciativave për zhvillim të qëndrueshëm dhe ekonomik
• përkrahjen e Akademisë së të Rinjve të ASHAK dhe fuqizimin e rolit të saj në kërkime dhe inovacion

Ky bashkëpunim do të kontribuojë në avancimin e kërkimeve shkencore dhe lidhjen e tyre me nevojat reale të tregut.