U promovua libri “Konvergjenca ekonomike e Kosovës me Bashkimin Evropian” i akademik Isa Mustafës

Sot me 08.04.2026, Seksioni i Shkencave Shoqërore i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës organizoi aktivitet promovues me titull: “Konvergjenca ekonomike e Kosovës me Bashkimin Evropian” të autorit akademik Isa Mustafa.
Për biografinë dhe bibliografinë e autorit foli akademik Frashër Demaj kurse për librin referuan recensentët akademike Justina Shiroka-Pula dhe akademik Besnik Krasniqi.
Në fund autori akademik Isa Mustafa foli për aspektet përmbajtësore të studimit “Konvergjenca ekonomike e Kosovës me Bashkimin Evropian”.