Vizitë e Kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, z. Lulzim Rafuna

Kryetarja e ASHAK-ut, akademike Justina Shiroka-Pula, zhvilloi një takim me Kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, z. Lulzim Rafuna, me qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve akademike dhe sektorit ekonomik.

Gjatë takimit, Kryetarja e njoftoi z. Rafuna për planet dhe studimet e ASHAK-ut në fushën e ekonomisë. Po ashtu, u diskutua për mundësinë e bashkëpunimit ndërmjet ASHAK-ut dhe OEK-ut përmes studimeve në fushën e ekonomisë dhe politikave publike, me qëllim të zhvillimit ekonomik të Kosovës.

Takimi theksoi rëndësinë e lidhjes së kërkimit shkencor me nevojat reale të ekonomisë dhe politikëbërjes.