Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK) dhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë (ASHSH) organizojnë konferencën shkencore ndërkombëtare “Uji si burim i energjisë dhe mbrojtja e mjedisit: Balanca drejt së ardhmes së qëndrueshme”. Konferenca është e treta me radhë në lidhje me ujin dhe çështjet e energjisë dhe mjedisit, si dhe do të mbahet më 28 dhe 29 maj të vitit 2026 në mjediset e ASHAK.