Delegacioni nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës i kryesuar nga akad. Justina Shiroka Pula, kryetare, në përbërje të të cilit ishin gjithashtu akad. Bardh Rugova, sekretar shkencor, dhe akad. Frashër Demaj, sekretar i Seksionit të Shkencave Shoqërore, të shoqëruar nga kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, akad. Skënder Gjinushi, akad. Vasil Tole dhe akad. Anastas Angjeli u prit nga guvernatori i Bankës së Shqipërisë z. Gent Sejko.
Takimi u zhvillua në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërakademik, me synim zgjerimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

