Kryesia e ASHAK-ut në përbërje akademike Justina Shiroka-Pula kryetare, akademik Bardh Rugova sekretar shkencor dhe akademik Frashër Demaj sekretar i Seksionit të Shkencave Shoqërore në shoqërimin e zv. kryetarit të ASHSH-së, akademik Vasil S. Tole, zhvilloi një takim me kryetarët e komisioneve dhe njësive përkatëse të institucionit. Në fokus të takimit ishte konfirmimi i vullnetit të ndërsjellë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy akademive, forcimi i koordinimit institucional dhe rritja e kontributit të tyre në zhvillimin shkencor, arsimor dhe shoqëror në hapësirën shqiptare. Takimi shërbeu për një njohje më të mirë me strukturat që punojnë pranë ASHSH-së e me fushat e tyre të interesit.



