U mbajt mbledhja e Kuvendit të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës

Sot, më 18 shkurt 2026 u mbajt mbledhja e Kuvendit të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK).
Mbledhjen e hapi dhe e udhëhoqi akademike Justina Shiroka-Pula, kryetare e ASHAK-ut.
Në këtë mbledhje Kuvendi miratoi Raportin e punës të ASHAK-ut për vitin 2025, Raportin financiar të ASHAK-ut për vitin 2025 dhe Planin strategjik gjithëpërfshirës 2026-2030.