Pjesëmarrje në ekspozitën historike “Paraja rrëfen: 100 vjet jetë dhe ngjarje, Banka e Shqipërisë (1925-2025)”

Sot më 16 shkurt 2026, kryetarja e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK), akademike Justina Shiroka-Pula, mori pjesë në ekspozitën historike “Paraja rrëfen: 100 vjet jetë dhe ngjarje, Banka e Shqipërisë (1925-2025)” e mbajtur në ambientet e Bankës Qendrore e Republikës së Kosovës. Në këtë Ekspozitë fjalë hyrëse mbajti z. Ahmet Ismaili, guvernator i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, kryeministër i Republikës së Kosovës dhe z. Gent Sejko, guvernator i Bankës së Shqipërisë. Në fund u bë vizitë e përbashkët në ekspozitë.