Vizitë e anëtarëve të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK) në Akademinë e Shkencave të Austrisë, më 10 shkurt 2026

Në kuadër të vizitës së një grupi të anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës në disa institucione elitare në Austri që merren me kërkim shkencor, ndërmarrësi dhe inovacion, të organizuar në kuadër të programit SHER (Sustainable Higher Education and Science), anëtare korrespondente Myfazere Limani, kryetare në detyrë e Këshillit Kombëtar të Shkencës dhe anëtar korrespondent Fetah Podvorica, anëtar në detyrë i Këshillit Kombëtar të Shkencës, vizituan Akademinë e Shkencave të Austrisë. Në takimin me drejtoren për marrëdhënie ndërkombëtare, bursa dhe ndarje të çmimeve për të arriturat shkencore si dhe për fonde të kërkimit shkencor, dr. Sibylle Wentker u bisedua për punën që bëhet në 26 institutet e Kërkimit Shkencor që veprojnë brenda Akademisë së shkencave të Austrisë dhe shpërndarjen e fondeve për motivimin e kërkuesve shkencor për t’u marr me ndërmarrësi dhe inovacion, bazuar në skema të ndryshme të financimit. Në fund të takimit u bisedua edhe për nxitjen e bashkëpunimit midis Akademisë së Shkencave të Austrisë dhe ASHAK-ut.