Takimi i grupit të punës ASHSH dhe ASHAK

U zhvillua në Prishtinë takimi  i grupit ndërakademik të punës për konferencën e përbashkët shkencore  “Sfidat dhe perspektivat e bashkëpunimit ekonomik Kosovë, Shqipëri dhe rajon”.

Në këtë takim, anëtarët e grupit të punës, akad. Isa Mustafa, akad. Justina Shiroka-Pula dhe anëtar korrespodent Besnik Krasniqi bashkëbiseduan me akad. Anastas Angjeli dhe akad. asoc. Adrian Civici edhe për projektet e përbashkëta midis dy Akademive, veçmas për  studimin “Gjendja e shkencave ekonomike dhe kontributi i tyre në zhvillimin ekonomik e social në Shqipëri e Kosovë”

Kryetari i ASHAK-ut akad. Kraja priti anëtarët e këtij grupi, të kryesuar nga akad. Anastas Angjeli e akad. Isa Mustafa.