Më 24 prill 2023, në Panairin Mbarëkombëtar të Librit Akademik dhe Shkencor, që u mbajt në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Instituti i Historisë “Ali Hadri” i Prishtinës, promovoi botimet “Drishti në Mesjetë” autore Teuta Shala-Peli, “Tarikati islam halveti te shqiptarët” autor Alban Dobruna dhe “Shndërrimet në Dardani gjatë periudhës romake: procese ekonomike, social-politike dhe kulturore”, autore Emine Kalaja-Hajdari.
Në promovim morën pjesë anëtarë të Akademisë së Kosovës dhe të Shqipërisë, profesorë të Universitetit të Prishtinës dhe të Universitetit të Tiranës dhe të interesuar të tjerë.