Njoftojmë se të premten, më 17 qershor 2022, në orën 11:00, në sallën e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Seksioni i Shkencave Shoqërore do të bëjë paraqitjen e botimeve “Pozita gjeografike, politike dhe popullsia shqiptare në dokumentet diplomatike të Ministrisë së Jashtme të Britanisë së Madhe 1912-1918” autor Frashër Demaj, “Shqiptarët gjatë vitit 1943 sipas dokumenteve ushtarake gjermane” autorë Frashër Demaj, Jusuf Bajraktari e Teki Kurti, dhe “Shqiptarët në përfundim të Luftës së Dytë Botërore (1944) sipas burimeve gjermane” autorë Jusuf Bajraktari, Frashër Demaj e Teki Kurti.