Njoftojmë se të enjten, më 23 qershor 2022, në orën 11:00, në sallën e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Seksioni i Shkencave Shoqërore do të bëjë paraqitjen e dy botimeve:
- “Në botën e përbashkët: tradita, tranzicioni, anomia”, autor Anton Kolë Berishaj, dhe
- “Fshehja e krimit: politika serbe e mashtrimeve të mëdha në Kosovë”, autor Anton Vukpalaj.