Në Prishtinë, më 24 dhjetor 2014
Nr. ref.: 953
NJOFTIM
Kuvendi i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, sot më 24 dhjetor 2014, mbajti zgjedhjet e rregullta të udhëheqjes së Akademisë, dhe zgjodhi Kryesinë e re të Akademisë:
– Akademik Hivzi Islami – Kryetar;
– Akademik Pajazit Nushi – Nënkryetar;
– Akademik Isuf Krasniqi – Sekretar i përgjithshëm.
Kuvendi i Akademisë gjithashtu verifikoi zgjedhjen e sekretarëve të seksioneve:
– Akademik Eqrem Basha, Sekretar i Seksionit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë;
– Anëtar korrespondent Jusuf Bajraktari, Sekretar i Seksionit të Shkencave Shoqërore;
– Akademik Fejzullah Krasniqi, Sekretar i Seksionit të Shkencave të Natyrës;
– Anëtar korrespondent Luan Mulliqi, Sekretar i Seksionit të Arteve.
Sekretare e Akademisë
Lendita Juniku Pula