Ndikimi i mbitensioneve atmosferike në sistemet elektroenergjetike të Kosovës

Në projekt  do të trajtohet analiza e shkarkimeve atmosferike për disa linja transmetuese të Sistemit Elektroenergjetik të Kosovës  në varësi nga densiteti dhe amplitudat e shkarkimeve atmosferike. Kjo do të mundësojë që të propozohen rekomandimet për koordinim të izolimit si kompromis në mes  mbitensioneve, pajisjeve mbrojtëse dhe shkalles së izolimit. Qëllimi i  hulumtimit është kontributi në modelimin, analizën empirike, realizimin dhe përpunimin e matjeve, regjistrimeve dhe mbikëqyrjen e shfaqjes se mbitensioneve atmosferike dhe ndikimin e tyre në Sistemin Elektroenergjetik të Kosovës, me theks të veçantë në linjat transmetuese të tensionit të lartë. Rezultatet e fituara nga ky hulumtim do të jenë me interes për komunitetin shkencor, për SE të Kosovës. Afati i realizimit është dy vjet.