Mbledhje e Redaksisë vendore të Kosovës për Enciklopedinë shqiptare

Në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës u mbajt mbledhja VII e radhës e Redaksisë vendore të Kosovës për projektin e Enciklopedisë shqiptare, nën drejtimin e kryeredaktorit/zv. kryeredaktorit akademik Mehmet Kraja. Në këtë takim u diskutuan dhe u miratuan ndryshimet në përbërjen e disa redaksive të fushave, si dhe disa çështje që lidhen me koordinimin e punëve mes redaksive të fushave të Kosovës dhe të Shqipërisë.