Më 2 dhjetor 2021, e enjte, ora 12:00, në mjediset e ASHAK-ut, akademik Abdylmenaf Bexheti mbajti ligjëratën inauguruese me titull: “Politikat fiskale kontraciklike me theks të veçantë përgjatë dhe pas korona krizës – Observim/ krahasim RMV dhe RKs”.
Fjalën e hapjes në këtë aktivitet e mbajti akademik Mehmet Kraja, kryetar i ASHAK-ut, i cili me këtë rast ia dorëzoi akademik Bexhetit Fletëdëshminë e zgjedhjes anëtar i jashtëm i ASHAK-ut.
Video regjistrimi nga ligjërata: