Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë uron kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës

Akademik Skënder Gjinushi, kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, ka uruar kryetarin e rizgjedhur të Akademisë së Shkencave dhe të arteve të Kosovës, akademik Mehmet Krajën.

“Me kënaqësi mësuam për përfundimin e suksesshëm të zgjedhjeve të reja të Kryesisë së Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës

Jam i bindur se rizgjedhja juaj në krye të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe të ekipit të të ri që do të kryesoni do të garantojë zhvillimin gjithnjë e më përparues të saj. Njëherësh shpreh bindjen se bashkëpunimi midis dy akademive tona, i mbështetur në përparësi strategjike dhe në projekte madhore, do të njohë arritje të reja cilësore”, thuhet në urimin e akademik Skënder Gjinushit.

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on email
Share on print