Konferenca Ndërkombëtare në Nanoteknologji me titull “NanoBalkan 2023” u mbajt prej 16 deri më 20 tetor 2023 në Tiranë. Ky ishte edicioni i parë i konferencës. Konferenca ishte e bashkëorganizuar nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë me ndihmën e njësisë së hulumtimit NanoAlb dhe nga Institutet kryesore të nanoteknologjisë në Barcelonë (ICREA – ICN2 – BIST) dhe Fondacioni Phantoms. Në konferencë morën pjesë me prani fizike 115 shkencëtarë nga 20 vende të ndryshme të botës, ndërsa ASHAK-un e ka përfaqësuar prof. dr. Fetah Podvorica, anëtar korrespondent. Ai ka marrë pjesë aktivisht në konferencë, ku i ka mbajtur edhe dy ligjërata. Ligjëratën me titull “Indirect grafting of organic molecules” e ka mbajtur si ligjëratë kryesore në sesion plenar më datë 17 tetor 2023, shih programin në vegëzen:
https://www.nanobalkanconf.com/2023/program.php?d=17
Kurse ligjëratën me titull “Reinforcement of carbon fibres witharyl layers” e ka mbajtur më datën 19 tetor 2023 në kuadër të seminarit të 4-të të përbashkët trilateral Shqipëri – Japoni – Spanjë si pjesë e njësisë kërkimore të NanoAlb, shih vegëzen:
https://www.nanobalkanconf.com/2023/FILES/4th_Workshop_Nanotechnologies_Albania_Japan_Spain.pdf