Hulumtim mbi mundësitë e rishfrytëzueshmërisë së brezeve të reja frekuencore UHF, VHF dhe valëve milimetrike për rrjete të komunikimeve pa tela në territorin e Kosovës

Projekt dy vjeçar (2019 -2020) nga fusha e telekomunikacionit dhe teknologjisë së informacionit

Projekti “Hulumtim mbi mundësitë e rishfrytëzueshmërisë së brezeve të reja frekuencore UHF, VHF dhe valëve milimetrike për rrjete të komunikimeve pa tela në territorin e Kosovës”, është realizuar në bashkëpunim me Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Universitetin Politeknik të Torinos. Bashkëpunimi i shkëlqyer në mes të tri institucioneve ka mundësuar realizimin e plotë të objektivave të projektit dhe ka sjellë rezultate përtej cakut të parashikuar me projekt. Bashkëpunimi me Universitetin Politeknik të Torinos, si njërin ndër universitetet më të njohura në botë në fushën e inxhinierisë,  është i një rëndësie të veçantë për kontributin e dhënë në objektivin strategjik të ndërkombëtarizimit të aktiviteteve hulumtuese të ASHAK. Përderisa, bashkëpunimi shumë i frytshëm me FIEK dhe Universitetin e Prishtinës ka konfirmuar nevojën e zgjerimit të këtij bashkëpunimi për rritjen dhe ndërkombëtarizimin e hulumtimeve cilësore në Kosovë.

Sipas kornizës së paraparë të projektit janë realizuar mbi 500.000 matje të fushës elektrike në spektrin frekuencor të kanaleve TV në territorin e Kosovës dhe me këto të dhëna është krijuar një bazë solide e të dhënave. Për realizimin e matjeve në terren janë shfrytëzuar pajisjet e laboratorit të telekomunikacionit të FIEK.

Të dhënat e matjeve të mbledhura në terren janë përpunuar, dhe nga ato janë nxjerrë konkluzione domethënëse si dhe janë zhvilluar modelet e përshtatshme të bazuara në disponueshmërinë e spektrit frekuencor (kanaleve televizive) dhe realitetin gjeografik të terrenit. Një pjesë e konsiderueshme e të dhënave është analizuar dhe përpunuar në bashkëpunim me Universitetin e Torinos.

Rezultatet e matjeve dhe të hulumtimeve shkencore janë publikuar ë punime shkencore  në revista ndërkombëtare me faktor të lartë ndikimi dhe përmbledhjet e konferencave prestigjioze ndërkombëtare në të cilat janë kumtuar rezultatet e arritura. Është zhvilluar gjithashtu ueb-faqja e projektit e vendosur në një platformë ndërkombëtare. Në ueb faqe është përshkruar përmbajtja e shkurtë e projektit, grupi punues, dhe janë vendosur të gjitha publikimet e realizuara. Në ueb faqe është vendosur edhe baza e madhe e të dhënave të matjeve të kryera në territorin e Kosovës, dhe këto të dhëna janë në dispozicion të hulumtueseve që merren me këtë fushë. Por, qasja në të dhëna bëhet përmes kërkesës drejtuar ASHAK-ut, dhe nuk mund të shfrytëzohen pa u lejuar nga ASHAK.

Për informata të hollësishme rreth projektit kliko këtu: https://sarks516657996.wordpress.com/

Loader Loading...
EAD Logo Taking too long?

Reload Reload document
| Open Open in new tab

Shkarko [4.92 MB]