Deputetë të komisioneve për arsim, shkencë dhe informim të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, të prirë nga Ardian Golaj, kryetar i komisionit, dhe Elvis Kushi, nënkryetare e komisionit, vizituan Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Deputetët i pritën anëtarët e kryesisë së Akademisë dhe kryetari, akademik Mehmet Kraja, i njoftoi mysafirët për punën e Akademisë, për organizimin e saj dhe për bashkëpunimin e frytshëm që Akademia e Kosovës ka me Akademinë e Shqipërisë. U shfaq interesim veçmas për ecurinë e deritashme të punës rreth projektit përbashkët “Enciklopedinë shqiptare”, që është në realizim e sipër nga dy akademitë.