Shkumbin Munishi

Anëtar korrespondent
Print

Biografia



Shkumbin (Zijadin) Munishi është gjuhëtar, albanolog, përkthyes dhe profesor i sociolinguistikës. Ka lindur në Prishtinë më 1971, ku ka kryer shkollimin fillor dhe të mesëm. Studimet e larta për gjuhë shqipe i ka përfunduar më 1996 në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës, ku dhe është magjistruar më 2002 dhe është doktoruar më 2006. Në fillim ka punuar gazetar e më pas edhe përkthyes e bashkëpunëtor profesional në projekte të ndryshme ndërkombëtare në fushën e politikave publike. Po ashtu, ka punuar edhe si këshilltar profesional për komunikim dhe marrëdhënie me jashtë në institucionet e Kosovës. Në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” ka filluar të punojë si asistent që nga viti 1998, fillimisht në Shkollën e Lartë Pedagogjike “Skënderbeu” në Gjilan, ndërsa nga viti 2003 punon në Degën e Gjuhës Shqipe të Fakultetit të Filologjisë në UP, në fillim asistent deri më 2007, më pas profesor asistent (2007 – 2012), pastaj profesor i asocuar dhe tani është profesor i rregullt. Është specialist i sociolinguistikës, i planifikimit të gjuhëve e i standardologjisë dhe i kontakteve të gjuhëve, fusha në të cilat ka botuar disa libra e monografi. Ka përkthyer një pjesë të punimeve të Erik Hampit të botuara në përmbledhjen e botuar në Prishtinë më 2006. Nga viti 2003 është marrë kryesisht me studime nga këto fusha dhe është i pranishëm në qarqet shkencore me botime të shumta nëpër revista dhe pjesëmarrje nëpër konferenca shkencore kombëtare e ndërkombëtare. Është ndër autorët e parë shqiptarë që ka kryer hulumtime të vazhdueshme sasiore në fushën e sociolinguistikës, ndërkaq në rrafshin e përllogaritjeve numerike të leximeve e citimeve në platforma ndërkombëtare elektronike del si njëri ndër autorët më të cituar në fushën e studimeve sociolinguistike të shqipes. Ka mbajtur ligjërata në universitete të huaja si, Universiteti i Venecias Ca’Foscari dhe Universiteti i Zagrebit. Ka qenë kryeredaktor i revistës “Filologji” të Fakultetit të Filologjisë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Aktualisht është drejtor i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare dhe anëtar i Këshillit Ndërakademik për Gjuhën Shqipe. Ka bërë redaktime botimesh dhe recensione punimesh në revista ndërkombëtare. Po ashtu, për shumë vjet ka qenë i angazhuar në projekte ndërkombëtare në fushën e politikave publike.
Në dhjetor të vitit 2020 u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.

Bibliografia



Librat studimorë të botuar:

  • Projeksion i zhvillimeve sociolinguistike (rasti i dygjuhësisë shqip – serbisht në Kosovë) (2020). ZeroPrint. Prishtinë.
  • Vështrime sociolinguistike për shqipen standarde (2016). ZeroPrint. Prishtinë.
  • Shqipja në epokën e globalizmit (2015). ZeroPrint. Prishtinë.
  • Probleme të shqipes standarde në Kosovë (2013). ZeroPrint. Prishtinë.
  • Pikëpamjet e Androkli Kostallarit për shqipen standarde (2013). ZeroPrint. Prishtinë.


Përkthime dhe botime të tjera:

  • Eric P. Hamp – studime krahasuese për shqipen (2007). Përgatiti dhe redaktoi: Rexhep Ismajli. Përkthyen: Bardh Rugova, Rrahman Paçarizi, Shkumbin Munishi, Gazmend Bërlajolli, Besnik Pllana, Rexhep Ismajli. Botime të veçanta LXXXIII. Seksioni i gjuhësisë dhe i letërsisë. Libri 37. ASHAK. Prishtinë.
  • Manualit për përkthimin e legjislacionit të BE-së (2018). Përgatiti për botim Shkumbin Munishi. Projekt i mbështetur nga GIZ-i gjerman.


Punime studimore:

  • Studimet e Eda Derhemit për arbërishten e Piana Degli Albanesi të Sicilisë (2020). Studimet albanistike në Itali. Konferencë shkencore ndërkombëtare. ASHAK. Prishtinë.
  • Mbi disa dimensione aktuale të politikës dhe planifikimit gjuhësor të shqipes (2018). Studime 25. ASHAK. Prishtinë.
  • Mbi disa koncepte apo teori për njësimin e shqipes letrare (2017). Studime 24. ASHAK.  Prishtinë.
  • Pikëpamjet dhe qëndrimet ndaj shqipes te serbët e Kosovës (2016). Studime 23. ASHAK. Prishtinë.
  • Pikëpamjet për shqipen standarde të zhvilluara në SHBA (2016). Studimet albanistike në Amerikë. ASHAK. Prishtinë.
  • Ndikimi i anglishtes në terminologjinë e legjislacionit ekonomik (2014). Studime 20. ASHAK. Prishtinë.
  • Vështrim sociolinguistik i pikëpamjeve të Selman Rizës për formimin e shqipes standarde (2011). Studime 18. ASHAK. Prishtinë.
  • Probleme të zbatimit të dygjuhësisë shqip-serbisht në Kosovë (2011). Sesioni Shkencor “Shqipja dhe gjuhët e Ballkanit”. ASHAK. Prishtinë.
  • Pikëpamjet e Idriz Ajetit për bazën dialektore të gjuhës standarde shqipe (2007). Studime 14. ASHAK.
  • Pluricentric Developments of Standard Albanian in Relation to Urban Vernaculars of Tirana and Prishtina (2018). The Potentiality of Pluricentrism Albanian Case Studies and Beyond. Edited by Lumnije Jusufi. Harrassowitz Verlag, Wiesbaden. pp. 43-55.
  • Multilingualism in Linguistic Landscape of Prishtina (Kosovo) (2018). Journal of Educational and Social Research, Volume/Issue:  Volume 8: Issue 3. First Online: 19 Sep 2018 Page Count: 101–106.
  • Language and Ideology in the Context of Language Policy of Albanian Language (2018). Journal of Educational and Social Research,  Volume/Issue:  Volume 8: Issue 2. First Online:  17 May 2018 Page Count:  125–132.
  • Development of Police Terminology in Albanian Language in Kosovo and Albania (2018). Advances in Language and Literary Studies. (Bashkëautor).
  • The semantic aspect of Turkish Words in Albanian (2018). International Journal of Language Academy. Volume 6/5 December 2018. (Autor korrespodent).
  • Konsulta gjuhësore e Prishtinës dhe roli i saj për standardizimin e shqipes (2018). Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare 37. Prishtinë.
  • Studimet sociolinguistike të Rexhep Ismajlit për shqipen standarde (2017). Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare 36. Prishtinë.
  • Dialektizimi dhe variantizimi potencial i gjuhës standarde shqipe në raport me vernakularët urbanë (2016). Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare 35. Prishtinë.
  • Pikëtakimet dhe dallimet midis Saussure-it dhe Peirce-it në përkufizimin e shenjës (2016). Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare 35. Prishtinë.
  • Shqipja dhe anglishtja në peizazhin linguistik të Prishtinës (2015). Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare 34. Prishtinë.
  • Zhdukja e dygjuhësisë shqip-serbisht në Kosovë (2015). Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare 33. Prishtinë.
  • Kontributi i Janet Byron për historinë e shqipes standarde (2013). Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën letërsinë dhe Kulturën Shqiptare 32. Prishtinë.
  • Mbi drejtimet e mundshme të zhvillimit të zhvillimit të studimeve sociolinguistike të shqipes (2012). Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën letërsinë dhe Kulturën Shqiptare 31.
  • Politika dhe planifikimi gjuhësor i shqipes në kontekstin e sotëm (2011). Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare 30. Prishtinë.
  • Konfliktet dhe kontaktet gjuhësore (2010). Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare 29. Prishtinë.
  • Gjuha standarde shqipe dhe konvergjenca e gjuhës së folur (2009). Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare 28. Prishtinë.
  • Globalizimi, komunikimi gjuhësor dhe gjuha shqipe (2008). Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare 27. Prishtinë.
  • Drejtshkrimi i emrave të huaj në gjuhën standarde shqipe (2007). Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare 26. Prishtinë.
  • Gjuha standarde dhe variacioni sociolinguistik (2006). Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare 25. Prishtinë.
  • Rishikimi i normës aspekt i standardizimit të gjuhëve (2005). Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare 24. Prishtinë.
  • Studimet sociolinguistike për shqipen standarde (2017). Gjurmime Albanologjike – Seria e shkencave filologjike. Instituti Albanologjik.
  • Reflektimi i procesit të standardizimit në gjuhësinë shqiptare (2014). Filologji 21. UP. Prishtinë.
  • Përdorimi i shqipes në mediet audio-vizuale: çështje të përzgjedhjes së kodit (2013). Filologji 20. UP. Prishtinë.
  • Gjuha, kombi dhe identiteti te shqiptarët (2012). Studime Albanologjike 2012/1. Universiteti i Tiranës. Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë. Tiranë.
  • Mbi mundësinë e ndryshimit të normës së shqipes standarde (2012). Albanologji 2 / 2011. Instituti Albanologjik. Prishtinë.
  • Gjuha dhe ideologjia (2011). Filologji 18. UP. Prishtinë.
  • Mbi nevojën e hartimit të një fjalori të përgjithshëm të shqipes (2010). Filologji 17. UP. Prishtinë.
  • Variacioni gjuhësor në mediet audio-vizuele (2009). Media. UP. Prishtinë.
  • Gjuha shqipe dhe Interneti (2009). Filologji 16. UP. Prishtinë.
  • Analiza binarike në fonologji (2008). Filologji 16. Universiteti i Prishtinës. Prishtinë.


Botime nga konferencat shkencore:

  • Statusi i gjuhës turke në Kosovë në raport me gjuhët e tjera (2015). Trashëgimia orientale Islame në Ballkan (Konferencë shkencore ndërkombëtare). Instituti për Shkencat Humane “Ibni Sina’.
  • Luhatjet në identitetet gjuhësore dhe kombëtare në Ballkan (2013). Komunikimi ndëretnik në Ballkan (Konferencë Shkencore Ndërkombëtare, Tiranë, 1 Nëntor 2013).
  • Rexhep Ismajli – nismëtar i drejtimeve moderne linguistike shqiptare (2012). Studime për nder të Rexhep Ismajlit me rastin e 65 vjetorit të lindjes. Koha dhe dega e gjuhësisë e Fakultetit të Filologjisë i UP-së. Prishtinë.
  • Mbi mundësinë e integrimit të paskajores në gjuhën standarde shqipe (2010). Konferenca shkencore “Shqipja në etapën e sotme: politikat e përmirësimit dhe të pasurimit të standardit”. Qendra e Studimeve Albanologjike. Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë. Tiranë.
  • Planifikimi i statusit të gjuhëve në Kosovë (2010). Pozita e sotme e gjuhës shqipe në Mal të Zi në krahasim me atë në përgjithësi (konferencë shkencore ndërkombëtare), Art Club, Ulqin, Mali i Zi.
  • Barazia e gjuhëve në Kosovë dhe perspektiva evropiane (2009). 1 Uluslararasi Balkanlarda Tarih ve Kültür Kongresi, Bildirler Kitabi (Kongresi I Ndërkombëtar Ballkanik). 10-16 Mayis. 2009. Kosova. Prishtine.


Artikuj:

  • Gjeni i gjuhës dhe misteri gjuhësor (2005). Fjala 1-2. Prishtinë.
  • Roli i faktorëve shoqërorë në përcaktimin e gjuhëve (2003). Fjala. Prishtinë; është botuar edhe në Koha Ditore me titull: “Gjuha si ndarje dhe përbashkim”. 12 qershor 2004.
  • Mbi një teori të E. Haugenit për standardizimin e gjuhëve (2000). Fjala. Prishtinë. Maj-Qershor.
  • Statusi i gjuhës shqipe të rregullohet me ligj (2000). Kosova sot. Prishtinë. E hënë. 29 maj.
  • Mbi nevojën e bashkërenditjes së aktiviteteve studimore në fushën e gjuhësisë (2000). Kosova sot. Prishtinë. E martë. 23 maj.
  • Gjuha – mjet për krijimin e urrejtjes kombëtare (1998). Bujku. Prishtinë. E premte. 7 gusht.
  • Baza biologjike e ontogjenezës së ligjërimit sipas Erik Lenebergut (1998). Shkëndija. Prishtinë. Shkurt.
  • Mosrespektimi i normave përdhosje e përsëritshme  (1997). Bujku. Prishtinë. E shtunë. 26 korrik.
  • Ligjërimi, mendimi dhe ontogjeneza e të folurit sipas L. Vigotskit  (1997). Fjala. Prishtinë. Qershor.
  • Të folurit dhe të menduarit  (1996). Shkëndija. Prishtinë. Tetor.
  • Psikolinguistika – fushë e re shkencore ndërdisiplinore (1995). Fryma. Fakulteti i Filologjisë. UP. Prishtinë. Qershor.