Biografia
U lind më 1940 në fshatin Dobërllukë, komuna e Vushtrrisë. Shkollën fillore e kreu në Smrekonicë dhe Vushtrri, shkollën e mesme – normale në Prishtinë (1959/60), ndërsa studimet në Seksionin e Gjeografisë të Universitetit të Novi Sadit. Si student i dalluar ishte bursist i Universiteti dhe dy herë mori shpërblimin e nëntorit te Universitetit të Novi Sadit. Ne vitin 1964 kreu kursin për speleologji dhe gjatë studimeve u përfshi në gjithë projektet kërkimore speleologjike të profesorit të tij. Studimet pasuniversitare i kreu në Universitetin e Zagrebit më 1973, disertacionin e doktoratës e punoi nën udhëheqjen e prof. dr. J. Ridjanovic dhe prof. dr. T. Shegota nga Universiteti i Zagrebit dhe e mbrojti në Universitetin Prishtinës me 1977.
Pas normales punoi si mësues në Smrekonicë (1960/62), kurse pas përfundimit të fakulteti ishte profesor i gjeografisë në shkollën normale në Mitrovicë (1967/70). Në vitin 1971 zgjidhet asistent në Departamentin e Gjeografisë të Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore, me 1974 ligjërues, me 1978 docent, me 1983 prof. inordinar dhe me 1994 prof. ordinar. Me 15.05 2005 u pensionua.
Në qershor të vitit 1973 qëndroi në Institutin Hidrometeorologjik në Tiranë. Në janar/shkurt të vitit 1975 në kuadër të realizimit të projektit të WHO-UNDP qëndroi në “Hydroprojekt” në Bërno, Çekosllovaki. Gjatë vitit akademik 1978/1979, ka qëndruar për specializim posdoktoranture në Universitetin Shtetëror të Moskës-MGU “Lomonosov” në Katedrën e Hidrologjisë dhe Glaciologjisë. Gjatë qëndrimit në Moskë ka pasur vizita disa ditore në institute kërkimore dhe Universitete në Shën Petersburg, Tbilisi dhe Tashkent. Me mbështetje financiare të UNDP-së, me një grup ekspertësh nga Kosova ka bërë vizita studimore në disa qendra kërkimore për çështje të mjedisit në Britaninë e Madhe, Holandë, Poloni dhe Çekosllovaki (maj, 1985). Në vitin 1987, ka marrë pjesë në punimet e Konferencës së UNSKO-s në Sofje, ku ka ndjekur Programin për resurset natyrore dhe mjedisin. Ka mbajtur ligjërata rasti në qendra të ndryshme universitare dhe studimore. Një mandat ka qenë kryetar i Shoqatës së Gjeografëve të Kosovës dhe ka redaktuar dy numra të revistës Kërkime gjeografike.
Gjatë punës në UP ka ushtruar detyrën e prodekanit për mësim, atë të shefit të Departamentit të Gjeografisë, drejtues i studimeve për magjistraturë, ndihmës ministri për arsim, shkencë e teknologji. Si mentor ka udhëhequr disa kandidatë për magjistraturë, master dhe doktoranturë. Ka marrë disa mirënjohje dhe falënderime nga institucionet dhe organizatat e ndryshme.
Vdiq në Prishtinë më 2015.
Bibliografia
Veprimtaria shkencore:
- Geografski aspekti vodnog gospodarstva u poreçju Sitnice, punim magjistrature, Zagreb, 1973.
- Vode Kosovskog basena, disertacioni i doktoranturës, Prishtinë, 1977.
Përzgjedhje e punimeve të publikuara:
- Diferencimi hapësinor i elementeve hidrologjik në KSA të Kosovës, Përparimi, nr. 9, Prishtinë, 1973, f. 741-751.
- Geografski znaçaj hidrosistema “Ibar-Lepenac“, Zbornik radova IX Kongresa Geografa Jugoslavije, Sarajevë, 1974, f.187-194.
- Hidrografski prikaz sliva Sitnice – Prilog hidrografskom poznavanju SAP Kosova, Buletini i Punimeve të FSHMN, nr. 2., Prishtinë, 1974, f. 177-192.
- Furnizimi i popullsisë me ujë në KSA të Kosovës, Economia, nr.1, Prishtinë, 1976, f.77-81.
- Karakteristikat e regjimit hidrologjik të lumit Sitnica, Dituria, Prishtinë, 1976, nr. 1-2, f. 7-25.
- Geografski aspekti voda i Zhivotne sredine u SAP Kosova, Zbornik radova X Jubilarnog Kongresa Jugoslavije, Beograd, 1977, f. 427-432.
- Reshjet në basenin e Kosovës – Kontribut njohjes së klimës së KSA të Kosovës, Buletini i Punimeve të FSHMN, Prishtinë, 1977, nr. 5, f. 355-365.
- About some negative cosequences appeared in the town rivers which are caused by the anthropological factors, International Geographical Union, Comission on the International Hydrological Programe, f. Beograd,1978, 115-118.
- Rëndësia shkencore dhe edukativo-arsimore e komplekseve unikale të natyrës dhe objekteve natyrore, Këshillimi mbi parqet nacionale dhe regjionale të Jugosllavisë ne Brezovicë, Prishtinë, 1979, f.153-158.
- Prostorna diferencijacija pojava oneçishçenja okolisha sa primerima iz SAP Kosova, Geographica Slovenica nr. 9, Ljubljana, 1979, f. 147-151.
- Shfrytëzimi racional i potencialeve ujore të KSA të Kosovës mund të bazohet vetëm në ngritjen e akumulacioneve, Oda Ekonomike e Kosovës, Këshillim mbi akumulimet e vogla dhe burimet tjera, Prishtinë, 1981, f. 1-9.
- Karakteristikat hidroklimatike të Shpellës së Gadimës dhe mundësit e lidhjeve hidrologjike me lumin Gadime, Natyra e Kosovës, Prishtinë, 1981, f. 105-112.
- The pollution of human environment of Kosovo, Geographica Yugoslavica, III, Lublana, 1981, f. 71-78.
- Režim vodostaja Sitnice s posebnim osvrtom na velike vode u periodu 1953/54-1973/74, Vodoprivreda, br. 13, Beograd, 1981, f. 471-477.
- Hidrologjia e lumit Llap – kontribut njohjes së hidrologjisë së lumenjve të KSA të Kosovës, Buletini i punimeve shkencore të FSHMN, VII, Prishtinë, 1981, f. 309-323.
- Aspekti gjeografik i fatkeqësive elementare, Kërkime gjeografike, nr. 3, Prishtinë, 1981, f. 85-92.
- Vode kao faktor privrednog razvoja SAP Kosova, Zbornik radova Jugoslovenskog simpozijuma – Geografski aspekti prorodnih i ljudskih resursa Jugoslavije, Prishtinë, 1984, f. 53-57.
- Ujëndarësi detar në Krahinën Socialiste Autonome të Kosovës, Kërkime Gjeografike, nr. 5., Prishtinë, 1984, f. 51- 61.
- Ortekët si fatkeqësi natyrore me vështrim të disa rasteve në KSA të Kosovës, Kërkime gjeografike, nr. 6, Prishtinë, 1985, f. 63-68.
- Fizi?ko-geografski aspekti elementarnih nepogoda sa posebnim osvrtom na neke pojave u SAP Kosovo, Jugoslovensko savetovanje – Elementarne nepogode i Katastrofe, Budva, 1986, f. 273-284.
- Antropogeni uticaji na izmenu hidroloshkih uslova na prostoru SAP Kosova, Zbornik radova XII Kongresa geografa Jugoslavije, Novi Sad,1987, f. 132-143
- Klimatske i hidrografske karakteristike SAP Kosova, Zbornik radova XIII Kongresa Geografa Jugoslavije, Prishtinë, 1989, f.21-26.
- Karakteristikat hidro-gjeografike të Bistricës së Pejës me vështrim në mundësit e akumulimit të ujit, Kërkime Gjeografike, nr. 12, Prishtinë, 1990, f. 51-59.
- Aspekti gjeografik i kërkimeve të fatkeqësive elementare dhe rëndësia shoqërore-ekonomike e tyre, Konferenca e 2 Kombëtare e Gjeografisë, Tiranë, 1995, f. 13-16.
- Regjimi termik i ujit në lumenjtë e Kosovës, Buletini i punimeve të FSHMN, nr. 10, Prishtinë,1995, f. 243-258.
- Karakteristikat fiziko-gjeografike të Llapit, Trashëgimia etnike-kulturore dhe historike e Llapit, Prishtinë,1996, f. 13-20.
- Predispozitat natyrore të Kosovës e trojeve tjera etnike dhe roli i tyre në proceset historike dhe në integrimin kombëtar, Instituti Albanologjik, Shqiptarët në Rrjedhat Ballkanike, Prishtinë, 1996, f. 291-299.
- Rrjeti hidrometrik në lumenjtë e Kosovës, Buletini i Punimeve Shkencore të FSHMN, nr. 11. Prishtinë, 1996, f. 193-206. (Prishtinë, 1996): Karakteristikat hidrike të Kosovës dhe ndikimet negative të faktorit njeri, Buletini i punimeve shkencore të FSHMN, nr. 11., f. 229-235.
- Veçorit e tipave kryesore gjenetike të speleoformave në karstin e Kosovës, (me V. Pruthin), Konferenca Ndërkombëtare Speleologjike, Tiranë, 1998, f. 1-8.
- Valorizimi i potencialeve natyrore të bregdetit shqiptar si faktor të integrimeve kombëtare, regjionale dhe globale, me V. Pruthin dhe Sh, Bulliqin, Simpoziumi I në temën: Gjeomorfologjia aplikative, mjedisi dhe turizmi bregdetar në Shqipëri, Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Tiranë, 1998, f. 48-54
- Kushtet dhe burimet natyrore si faktor integral i valorizimit të gjeohapësirës etnike shqiptare, (me V. Pruthin dhe M. Dushin) Unioni i Ekonomistëve Shqiptarë, Konferenca shkencore: Zhvillimi ekonomiko-shoqëror i trojeve shqiptare dhe integrimi i tyre rajonal dhe botëror, Tiranë, 1999, f. 423-432.
- Hidrologjia, gjendja aktuale, Zhvillimi perspektiv dhe mbrojtja e resurseve natyror, Konferenca shkencore e ASHAK mbi qasjet multidisciplinare të mundësive zhvillimore të Kosovës, Prishtinë, 1999, f. 57-63.
- Strategjia e zhvillimit ekonomik, pjesa, Hidroekonomia-Ujërat, (bashkë me B. Kabashin), ASHAK-Oda Ekonomike e Kosovës, Prishtinë, 2002, f. 174-181
- Disa çështje të oronomisë dhe hidronomisë të rrethinave të Gjakovës, Kuvendi i Komunës-Gjakovë, Toponimia e Gjakovës, Tryezë shkencore, Gjakovë, 4 maj 2001, f. 109 -126.
- Mbrojtja e integruar e resurseve ujore me kualitet të lartë në Kosovë, Seminar ndërkombëtar në temën: Menaxhimi i resurseve ujore në Kosovë, Fakulteti Teknik 14, Prishtinë, 15, 16. 03. 2002.
- Politikat dhe menaxhimi i ujërave në Kosovë, Projekti Shqiptar i Studimi të pellgjeve lumore, Konferenca kombëtare Aplikime të Sistemit të Informacionit Gjeografik (GIS) në Shqipëri, Tiranë, 10-12 Dhjetor 2002.
- Veçorit gjeografike të komunës së Vushtrrisë, f. 16-40, Monografia – Vushtrria (Viciana) me rrethinë, Vushtrri, 2002.
- Potencialet natyrore dhe veçorit e funksionimit të ekosistemeve malore në Kosovë, Konferenca Kombëtare për Ekosistemet Malore, Tiranë, 1-7.11.2004.
- Gjeografia si shkencë dhe lëndë mësimore në sistemin e edukimit në Kosovë, Konferencë shkencore – Rezultate të kërkimit në shkencat e natyrës dhe të mësuarit e tyre në shkollë, Shkodër, 14.12.2004.
- Hidrological heritage in the system of natural values and its protection in Kosova, (me të tjerë) BALWOIS Ohër, 2006, 23-26.05.2006.
- zhvillimi i qëndrueshëm i ekosistemeve malore (Rasti Bjeshkët e Nemuna), Kërkime Gjeografike, nr. 14, Prishtinë, 2008, f. 151-162.
- Shfrytëzimi i resurseve natyror dhe efektet gjeo-mjedisore në Kosovë, (me të tjerë) ASHAK, 2007, f. 51-64.
- Rreziqet natyrore dhe ndikimet mjedisore në Kosovë, (bashkë me V. Pruthin), Konferenca shkencore ndërkombëtare, Roli i gjeografisë në menaxhimin e rreziqeve natyrore dhe humane, Studime Albanologjike IV,viti XV, Tiranë, 2010, f. 253-263.
- Zhvillimi i qëndrueshëm i zonave malore- me vështrim të veçantë në Parkun Kombëtar “Mali Sharr”, (bashkë me V. Pruthin) Konferenca shkencore ndërkombëtare në temën Kriza e zonave malore dhe mundësitë e zhvillimit të qëndrueshëm, Tiranë, 18-19.11.2011.
- Zhvillimi i gjeografisë dhe mendimit gjeografik në Kosovë, Studime albanologjike, viti XVII, UT,Tiranë, Konferenca shkencore me rastin e 100 vjetorit të shtetit shqiptar, 2013/4, f. 52-60.
- Degradimi i territorit si pasojë e shfrytëzimit jo të qëndrueshëm të materialeve gjeologjike ndërtimore në Kosovë (bashkë me V. Pruthin), Studime albanologjike, Gjeografia IV, Viti XVIII, UT, Tiranë, 2013, f. 21-28.
- Menaxhimi i integruar i ujërave të Republikës së Kosovës dhe ndikimet tejkufitare, ASHAK, Kërkime, 20, Prishtinë, 2013, f. 35-51.
Tekste:
- Gjeografia fizike, kl.e III-të gjimnaz, ETMM, Prishtinë, 1981.
- Gjeografia, kl.e V-të. fillore, ETMM, Prishtinë, 1981.
- Gjeografia fizike kl.e I-rë gjimnaz, ETMM Prishtinë, 1981.
- Gjeografia e Kosovës, kl. 8-të, Shk.fillore, koautor, ETMM, Prishtinë, 1981.
- Gjeografia 9, Libri Shkollor, i përkthyer edhe në boshnjakisht, Prishtinë, 1981
Projekte:
- WHO, UNDP, Consulting engineers “Hydroprojekt”, Pragua, Czechoslovakia, (Prishtinë, 1974-1976): Comunity Wotter Supply, Waste disposol and pollution control SAP Kosova, konsulent për çështje të klimës dhe hidrologjisë.
- FSHMN-Seksioni i Gjeografisë (Prishtinë,1977-1980): Hulumtimi i shpellave dhe humnerave në KSA të Kosovës, financues: Fondi për punë shkencore i Kosovës, pjesëmarrës në Projekt.
- FSHMN – Seksioni i Gjeografisë (Prishtinë,1980-1983): Kadastri i burimeve të ujit në KSA të Kosovës, Financues: Fondi i Ujërave të Kosovës, udhëheqës projekti.
- FSHMN – Seksioni i Gjeografisë (Prishtinë,1981-1982): Veçoritë hidro-klimatike të Bifurkacionit të Nerodimes, financues Enti për Mbrojtjen e Natyrës, studim i recensuar.
- R. Pllana,V. Pruthi (Prishtinë,1977): Studimi i kushteve hidrologjike dhe hidro-gjeologjike të Shpellës së Gadimës, financues: Fondi për punë Shkencore i Kosovës.
- R. Pllana, M. Gashi, V. Pruthi (Prishtinë, 1978): Studimi profesional-shkencor për shpalljen e malit Mokna për Park Regjional të Natyrës, financues: Enti për Mbrojtjen e Natyrës i Kosovës. Studim i recensuar.
- Ian McAllister Anderson (International Consultant, GFA, Water Resources) Prof. R. Pllana(National Consultant, GFA, Water Resources): Water Resource Management Study and water policy development in Kosova, Prishtinë, 2001-2002.
- R. Pllana(Prishtinë, 2003): MMPH- Instituti Për Mbrojtjen e Natyrës dhe Ambientit- Studimi profesional-shkencor për shpalljen e Bjeshkëve të Nemuna Park Nacional, pjesa për klimën dhe hidrologjinë.
- Ministria e zhvillimit Ekonomik (Prishtinë, 2010-2011): Përpilimi i hartës digjitale të rreziqeve gjeologe-minerare, anëtar i ekipit, kërkime në terren dha hartimi i raporteve fazore dhe finale.
- ASHAK, Kosova, Vështrim monografik (Prishtinë, 2011), hartues i artikujve Ujërat, Klima dhe Vlerat e trashëgimisë natyrore.