Kryesia

  Isuf Krasniqi Akademik

Biografia

Lindi me 1948 në Prapaçan të Deçanit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, shkollën e mesme, gjimnazin, në Pejë, ndërsa Fakul­tetin Teknik, dega e Elektrotek­nikës, në Universitetin e Prishtinës më 1972. Studimet pasuniversitare, i kreu në Fakultetin e Elektro­teknikës të Uni­versitetit të Zagrebit, më 1978. Disertacionin e doktoratës e mbrojti me 1987, në Universitetin e Prishtinës. Më 1974 zgjidhet asistent në Fakultetin Teknik dega e Elektroteknikës. Ligjërues u zgjodh më 1978 për lëndët: Teknika e tensioneve të larta dhe Teknologjia e materialeve elektroteknike. Docent u zgjodh më 1987, profesor inordinar me 1993, ndërsa profesor ordinar më 1998. Ishte dekan i Fakultetit të Elektroteknikës në periudhën 1988-1994, ndërsa më 1997/99 ishte kryetar i Këshillit Qendror të Arsimit në Kosovë. Në vitin 1976 qëndron për specializim në Qendrën kërkimore-shkencore IRC, në Sarajevë, në laboratorin e tensioneve të larta. Në këtë qendër janë bërë analizat e ndikimeve të ndotjes së ambientit në punën e pajisjeve dhe stabilimenteve të tensionit të lartë të montazhit të jashtëm, deri në 400kV. Më 1978 ka qëndruar për një specializim në Universitetin Shtetëror të Tiranës. Më 1985, modelon, konstrukton dhe patenton motorin elek­trostatik, i cili furnizohet me tension të lartë të vazhduar. Në ekspozitën: “13 Jugoslovenska izložba izuma, tehni?kih unapredjenja i noviteta” të mbajtur në Rijekë të Kroacisë, më 1985, merr Pllaketën e artë për inovacionin e motrorit kurorë.

Preokupimi kryesor i tij është puna shkencore-hulumtuese në lëmin e tensioneve të larta dhe koordinimit të izolimit. Ka publikuar shumë punime shkencore nga elektrostatika dhe elektroenergjetika në revista të njohura shkencore në vend dhe në botën e jashtme si në SHBA, Shqipëri, Poloni, Spanjë, Slloveni, Kroaci, Serbi, Qipro, Malejzi, Rumani, etj. Ka botuar dy libra universitarë, si dhe libra për shkolla të mesme teknike nga lëmi i tekno­logjisë së materialeve. Për angazhim vetëmohues në mbarëvajtjen e mësi­mit dhe udhëheqjen e fakultetit, në periudhën 1989-1994, Universiteti i Prishtinës i ndau Mirënjohe në vitin 2000, ndërsa komuna e Deçanit ia dha Çmimin “Jusuf Gërvalla” në vitin 2009. Është autor dhe koautor i shumë projekteve zhvillimore strategjike dhe shkencore. Ka qenë shef i Depar­tamentit te SEE ne FIEK, 2005-2012; anëtar i Komisionit për studime të Doktoratës, 2009 dhe anëtar i Këshillit Kombëtar të Shkencës 2009-2011.

Në vitin 2008 është zgjedhur anëtar korrespodent i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, ndërsa në dhjetor të vitit 2012, anëtar i rregullt.

Që nga viti 2012 është Sekretar i përgjithshëm i ASHAK-ut.

 

Bibliografia

Punime të përzgjedhura shkencore:

I. F. Krasniqi, Prenos najvišim naponom, Elektrotehni?ki Fakultet, Zagreb, 1976.

I. F. Krasniqi, Uticaj korona na prenos radio i TV signala, Elektrotehni?ki Fakultet Zagreb, 1976.

I. F. Krasniqi, One?is?enje izolatora na elektroenergetskim postrojenjima, Magistarski rad, Elektrotehni?ki Fakultet, Zagreb, 1978.

I. Krasniqi, Klasi?ni i radioaktivni gromobran, Opatija, Kroaci, 1979.

I. F. Krasniqi, Efekti i ndotjes industriale në SEE të TC Kosova B, simpoziumi JUREM 1980.

I. F. Krasniqi, A. Abazi, S. Limari, Efekti i ndotjes industriale në punën e stabilimenteve të TC Kosova A, Revista KXMK Kosova, 1985.

I. F. Krasniqi, G. Latifi, Lëshuesit e mbitensioneve ZnO, Buletini i Fakultetit të Elektroteknikës, 1985, Prishtinë.

I. F. Krasniqi, Electrostatic Corona motor, Third International Conference on electrostatics, Cracou, Poland, 1985.

I. F. Krasniqi, Motori elektrostatik- Kurorë, punim i doktoratës, Prishtinë, 1987

I. F. Krasniqi, A. Abazi, Ndikimi i këndit të elektrodave në vlerat e parametrave hyrëse të motorit Kurorë, Simpozium ndërkombëtar për geoelektricitet dhe rrufepritës, Nish, 1988;

I. F. Krasniqi, A. Abazi, The influence bent Electrode Angle on the input and output of PVC electrostatics Corona Motor, Fourth Internati. Conference on Electrostatics, Wroclaw-Szklarska Poreba, Poland, 1990.

I. F. Krasniqi, Një vështrim i posaçëm për kurorën si fenomen i tensioneve të larta, Revista Dardania Sacra, nr. 4, Prishtinë, 2002.

I. F. Krasniqi, G. Kabashi, Mbrojtja e linjave të tensionit të lartë me shkarkues të mbitensionit ZnO, Revista Kërkime, Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës, Prishtinë, 2007.

I. F. Krasniqi, V. Rexhepi, Mbrojtja transformatorëve 400kV me shkarkues të mbitensionit ZnO, Revista Kërkime, Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës, Prishtinë, 2008.

I. F. Krasniqi, A. Alidemaj, Efektet e Kurorës dhe roli i saj, Revista Kërkime, Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës, Prishtinë, 2008.

I. F. Krasniqi, V. Rexhepi, Mbrojta e nënstacioneve 400 kV me shkarkues të mbitensioneve, Albashkenca, Tiranë, shtator 2008.

I. F. Krasniqi, A. Alidemaj, Efficiency of electrostatic precipitators at Kosova “B” BP, Second International Conference, Balkan Power, Shibenik, september, 2008.

I. F. Krasniqi, V. Rexhepi, Protection of Energetic Transformers on the side 400kV from Overvoltage through Arresters Metal – Oxide, ZnO, and their Modeling, World Scientific and Engineering Academy and Society, Santander, Cantabria, Spain, September, 2008.

I. F. Krasniqi, A. Perçuku, Synchronous Compensator to regulate Voltage Profile and increase Power System Security’, International Conference of Power and Energy, Houston, USA, April 2009.

I. Krasniqi, A. Përçuku: Development Planning Transmission network 2010-2020 (Long term planning), Konferenca shkencore Bashkëpunimi Shqipëri- Kosovë, Prishtinë 2010

I. F. Krasniqi, A. Koka, Power Flow Analysis: Simulation for Diferent Buses of a System, Albshenca, Tiranë, shtator 2010.

I. F. Krasniqi, I. Kerolli, A. Lekaj, Analiza e garave ne vajin e trnasformatorit- Efekti i rrymave Fuko, Revista KĂ«rkime, ASHAK, 2010.

V. Komoni, I. F. Krasniqi, G. Kabashi, A. Alidemaj, Increase Power Transfer Capability and Controlling Line Power Flow in Power System Installed the FACTS, 7th Mediterranean Conference and Exibition on Power Generation, Transmision, Distribution and Energy Conversion, 7-10 November 2010, Agia Napa, Cyprus.

I. F. Krasniqi, V. Komoni, A. Alidemaj, G. Kabashi, Corona Losses Dependence from the Conductor Diameter, World Academy of Science, Engineering and Technology (WASET), 11th. International Conferece on Electric Power Systems, High Voltage, Electric Machines, Penang, Malaysia, 3-5 October, 2011.

I. F. Krasniqi, V. Komoni, A. Perçuku, S. Tahirsyla, Analizë e implementimit të paneleve solare, Buletini i punimeve shkencore KUD 621.3.004 FIEK- UP, Prishtinë, dhjetor 2011.

V. Sofiu 1, Z. Dika 1, I. F. Krasniqi 1, Implementation of Solar led Lighting in Shtime, Annual Session of Scientific Peper “IMT ORADEA- 2011”, Universitea Din Oradea, 26-28 May, 2011 Romania.

B. Prebreza, I. F. Krasniqi, G. Kabashi, G. Pula, N. Avdiu, Disturbances of Normal Operation of Kosova Power System Regarding Atmispheric Discharges, World Academy of Science, Engineering and Technology (WASET), 10th International Conferece on Electric Machines and Drive Systems, Penang, Malaysia, 22-24 February, 2011.

B. Prebreza, I. F. Krasniqi, G. Kabashi, K. Kadriu, Infuence of Direct and Indirect Lighting Strokes on Transmission Lines of the Kosova Power System, Buletini i punimeve shkencore KUD 621.3.004 FIEK- UP, Prishtinë, dhjetor 2011.

V. Komoni, I. Krasniqi, A. Lekaj, I. Gashi, Performance analysis of 3.9 kW grid connected photovoltaic systems in Kosova, The Fifth International Renewable Energy Congress (IREC), 2014, March 25-27, March 2014, Hammamet, Tunisia, Part Number; cfp14REC-CDR, Print ISBN: 978-1-4799-2196-6, Publisher: IEEE, E-mail: www.irec-conference.com.

Tekste shkollore-universitare:

A. Abazi, I. F. Krasniqi, Materialet elektroteknike, FET,1982, Universiteti i Prishtinës;

I. F. Krasniqi, G. Latifi, Teknika e tensioneve te larta, FET,1982, Universiteti i Prishtinës.

A. Abazi, I. F. Krasniqi, S. Tahirsylaj, Materialet elektroteknike, tekst për shkollat e mesme teknike, kl 1, kl 2, kl 3 dhe kl 4, Prishtinë 1985-1992.

Projekte shkencore:

Ndikimi i papastërtisë në sigurinë e punës së stabilimenteve elektroenergjetik të Kosovës; Prishtinë 1982, BVI e Shkencës së Kosovës.

Modelimi dhe patentimi i Motorit Kurorë, nga Enti për patente dhe metale fisnike, Beograd, 1985.

Pllaketë e artë, Ekspozita për inovacione, Split 1985.

Klima dhe parametrat projektues për qytetet kryesore të Kosovës dhe Shqiperisë, ASHAK, Prishtinë, 2009, 2010, 2011 dhe 2012.

Ndikimi i mbitensioneve atmosferike në sistemin elektroenergjetik të Kosovës, ASHAK, Prishtinë 2012-2013.

Projektet dhe mbikëqyrjet e përzgjedhura profesionale:

Assessment report for complete test of the electrical installations of the Pristina University Buildings, December 2000, Pristina.

Supervision of the electrical, underground protector, telephony and signalizing installations project in the Jail Building in Istog, Janar 2000.

Projekti kryesor i largpërçuesit LP 20 kV dhe nënstacioneve 10(20)/0,4 kV për komunën e Ferizajt, prill 2000; Gjilanit, maj 2000; Dardanës, maj 2000; financuar nga USAID.

Plani strategjik - zhvillimor urban i Prishtinës 2004-2020, në bashkëpunim me Institutet gjermane Hesen Agentur, IWU, P4, Prishtinë, 2004.

Plani strategjik zhvillimor dhe urban i komunave (në bashkëpunim me Institutet gjermane Hesen Agentur, IWU, P4): Lipjan, 2004-2015; Gjakovë, 2006-2015; Gjilan, 2006-2015; Ferizaj, 2006-2015; Drenas, 2007-2015; Kastriot, 2008-2015; Vushtrri, 2008-2015; Prishtinë, 2006-2009.

Mbikëqyra profesionale e instalimeve dhe pajisjeve elektrike dhe elektronike të objekteve dhe nënstacioneve të tipit 10(20) /0.4 kV, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, 2002, 2003, Prishtinë.

Mbikëqyrje profesionale të renovimit të trafostacionit me gaz SF6, 110 /35/6,2 kV, Financuar nga AER, TrepçA, Mitrovicë, 2005-2006.

Projektimi dhe mbikëqyrja e ndërtesës qendrore të ProCredit Bank, Prishtinë 2007-2008;

Studimi mbi shpërndarjen e konsumit energjetik në sektorin e amvisërisë dhe mundësitë e përmirësimit të efiçiencës së energjisë, finansuar nga Ministria e zhvillimit Ekonomik, Prishtinë, 05 Dhjetor 2011.