Nysret Krasniqi Anëtar korrespondent

Biografia

U lind më 18. 12. 1976 në Prishtinë, ku kreu shkollimin fillor (1991) dhe të mesëm - Gjimnazin (1995).
Studimet për letërsi shqipe i kreu në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës: studimet themelore (2001), studimet postdiplomike - magjistraturën (2005) dhe doktoraturën (2009).
Që nga viti 2006, në fillim në cilësinë e asistentit pastaj të profesorit, ligjëron lëndë nga letërsia shqipe, kritika dhe teoria letrare, në nivelet e studimeve Baçelor, Master dhe në Shkollën  doktorale në Fakultetin e Filologjisë. Ka qenë senator i Fakultetit të Filologjisë në Senatin e Universitetit të Prishtinës (2012-2015) dhe prodekan për Çështje Mësimore në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës (2016-2020).
Është autor i studimeve kritike-teorike me përqendrim në hermeneutikën dhe filozofinë e letërsisë.
Në vitet 2015-2016 ka udhëhequr Këshillin e Librit në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe të Sportit të Republikës së Kosovës.
Ndërkohë, ka qenë redaktor në revistat kulturore “Fjala” e “Verbi” (1999-2004).
Është anëtar i redaksisë së revistës “Studime” të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, si dhe revistës “Filologji” të Fakultetit të Filologjisë së Universitetit të Prishtinës.
Është hartues i zërave letrarë në projektin “Fjalori Enciklopedik i Kosovës” të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, si dhe hartues i kapitullit për Letërsinë e Kosovës në projektin “Historia e popullit shqiptar” të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. 
Në dhjetor të vitit 2020 u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.

Bibliografia

Libra shkencorë:

Rrëfimi dhe shkrimi, AIKD, Prishtinë, 2003;

Libri i Pashkut, Buzuku, Prishtinë, 2005;

Udha kratilike, AIKD, Prishtinë, 2008;

Teori dhe kritikë moderne (antologji e përkthimeve teorike-filozofike), Rozafa, Prishtinë, 2008;

Autori në letërsi, AIKD, Prishtinë, 2009;

Epistemë letrare, AIKD, Prishtinë, 2010;

Sabri Hamiti, AIKD, Prishtinë, 2011;

Harta letrare, Cuneus, Prishtinë, 2014;

Letërsia e Kosovës 1953-2000, AIKD, Prishtinë, 2016;

Histori e letërsi nacionale, AIKD, Prishtinë, 2018;

Thymos - identitet dhe letërsi shqipe, AIKD, Prishtinë, 2019.

Vepra “Udha kratilike” ka fituar Çmimin Kombëtar “Azem Shkreli” për librin më të mirë studimor të botuar në vitin 2008.

Tekste mësimore në bashkautorësi:

Letërsia 10 për Shkollat e Mesme, Albas, Prishtinë, 2019;

Letërsia 11 për Shkollat e Mesme (drejtimi shoqëror), Albas, Prishtinë, 2019;

Letërsia 11 për Shkollat e Mesme (drejtimi shkencor), Albas, Prishtinë, 2019.

Konferenca e publikime shkencore:

Premisa për historinë letrare, ASHAK-ASHSH, (Materialet e Konferencës Shkencore, 30-31 tetor 2009), 2010, ff. 253-264.

Letërsia e Kosovës dhe Enciklopedia, Revista Studime 20, ASHAK, Prishtinë, 2014, ff. 433-440.

Letërsia e re dhe tradita letrare, Revista Studime 22, ASHAK, Prishtinë, 2016, ff. 335-346.

Figura si shenjë e ideve, (Ndre Mjedja – 150-vjetori i lindjes), ASHAK-ASHSH, Prishtinë, 2016, ff. 127-141.

Esad Mekuli: Verbi poetik si burim socio-ideologjik, Revista Studime 23, ASHAK, Prishtinë, 2017, ff. 69-79.

Letërsia shqipe: Kujtesa e harresa, Revista Studime 24, ASHAK, Prishtinë, 2018, ff. 163-172.

A/Z, Revista Studime 25, ASHAK, Prishtinë, 2019, ff.151-170.

Testamenti: Imanenca albanologjike, Revista Studime 25, ASHAK, Prishtinë, 2019, ff.453-458.

Topofilia letrare, Revista Studime 26, ASHAK, Prishtinë, 2020, ff. 139-162

Epistemiologjia e librit identitar, Revista Studime 26, ASHAK, Prishtinë, 2020, ff. 433-436

Shkrimi letrar në dy shekuj: Rinia e pleqëria krijuese në Romani shqiptar (Materiale të Konferencës shkencore, 10 tetor 2018), ASHAK dhe ASHSH, Prishtinë, 2019, ff.153-172.

Oh-u i Pashkut: shpërthimet metakritike, Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, 24/2, 2005, ff. 299-307.

Vepra letrare e Ernest Koliqit dhe miti, Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, 25/2, 2006, ff. 351-357.

Autori - koha neutrale fiksionale, Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, 26/2, 2007, ff. 293-305.

Fenomeni i autorit: Qarku anglo-amerikan, Revista Filologji 15, 2007, ff. 187-203.

Ikona dhe letërsia, Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, 27/2, 2008, ff. 515-527.

Shtresat/përftesat zhanrore te vepra e Pashkut, Seminari Ndërkombëtar i Albanologjisë në Tetovë - Ohër, 2008, ff. 506-515.

Romani i Kosovës: Loja e diskurseve dhe stileve, Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, 28/2, 2009, ff. 197-211.

Semantika e metaforës në poezinë e Kosovës, Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, 29/2, 2010, ff. 363-379.

Melpomena e Haxhiademit, Revista Filologji, Prishtinë, 2010, ff. 287-309.

Fenomene studimi: Fan S. Noli dhe Migjeni, Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, 31/2, 2012, ff. 33-49.

Letërsia: Pharmacon identitar, Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, 32/2, Prishtinë, 2013, ff. 397-409.

Kodet dhe veprat autoriale, Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, 33/2, Prishtinë, 2015, ff. 73-83.

Religjioziteti si dominancë krijimtare, Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, 34/2, Prishtinë, 2015, ff. 257-269.

Letërsia dhe hegjemonia, Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, Journal 35/2, Prishtinë, 2016. ff. 333-342.

Histori e letërsi: Diskutime filozofike-teorike, Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, Revistë/ Journal, 36, Prishtinë, 2017, ff. 307-321

Udha e figurimit poetik të Basri Çapriqit, Revista Filologji 22, 2018, Fakulteti i Filologjisë, Prishtinë, 2018, ff. 33-45.

Tipat e realizmit socialist në letërsinë e Kosovës, Studime Albanologjike – Universiteti i Tiranës, 2010, ff. 112-129.

Homo Poeticus-Homo Politicus, Studime Albanologjike – Universiteti i Tiranës, 2012, ff. 139-182.

Romani i Bilal Xhaferrit, Universiteti i Tiranës – Fakulteti i Historisë-Filologjisë, 2012, ff. 125-134.

Shkrimi dhe vdekja, Studime Albanologjike 2013/2, Universiteti i Tiranës – Fakulteti i Historisë – Filologjisë, 2014, ff. 44-57.

Nocionet në kritikën letrare shqipe, Konferenca: Terminologjia në shkencat e ligjërimit, mbajtur më 13 mars 2012, organizuar nga Universiteti i Elbasanit, Universiteti i Tiranës, Universiteti i Prishtinës; 2014, ff. 285-297.

Letërsia shqipe dhe filozofia e gjuhës në Studime Albanologjike 2015/2, Universiteti i Tiranës – Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, 2016, ff. 112-124.

Aletheia: E vërteta si ideal, Studime Albanologjike 2017/2, Universiteti i Tiranës – Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, 2017, ff. 118-133.

Botime në revista shkencore ndërkombëtare:

Fiction and Faction Perplexity in the Historical Discourse, Filosofiya-Philosophy Journal, Volume 27, Number 4, 2018, ff. 365-378.

The Topic of Death in the Literary Discourse of Kosovo, Journal of History, Culture and Art Research, Volume 7, Number 5, 2018, ff. 265-273.

Camus: The Essays about Romanesque, Annales Universitatis Apulensis, Volume 19, Number 2, 2018, ff. 151-156.

The Philosophical Mea Culpa of the Icons of the Death of Author, Problemos 2019, Volume 95, ff. 105-116.

Prison literary translations as a vision on cultural democracy, Balkanistic Forum Journal, 2019, Number 3, ff. 46-57.

Literary Criticism and the aporias of reading literature, Studia Philologia Journal, Number 4, 2019, ff. 289-300.

Profesor i ftuar në universitetet e jashtme:

Në Universitetin e Tiranës - Fakulteti Histori-Filologji për lëndën Letërsia e Kosovës në nivelin Master Shkencor në vitin akademik 2014-2015.

Në Universitetin “La Sapienza” në Romë në Fakultetin e Letërsisë dhe të Filozofisë për semestrin veror 2017-2018 nga 14-25 maj 2018.

Në Universitetin “Ca’Foscari” të Venedikut, cikël ligjëratash nga 8-13 tetor 2018.

Në Universitetin e Karlit të Madh në Pragë, cikël ligjëratash nga 11-15 nëntor 2019.