Justina Shiroka-Pula Anëtar korrespondent

Biografia

Justina Shiroka-Pula u lind më 1953 në Prishtinë. Shkollën fillore (1968) dhe të mesmen (1972) i kreu në Prishtinë. Diplomoi në Fakultetin Ekonomik në Prishtinë, në vitin 1976. Studimet pasuniversitare, në fushën e Teorisë dhe politikës së zhvillimit ekonomik, i vijoi në Fakultetin e Shkencave Ekonomike të Zagrebit, ku u diplomua në vitin 1984. U doktorua në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës (1997), duke mbrojtur tezën e doktoratës me titull ”Investimet demografike dhe zhvillimi ekonomik i Kosovës”.

Pas diplomimit, u punësua në Bankën Popullore të Kosovës (1977), pastaj hyri në procesin mësimor në Fakultetin Ekonomik (1978), ku vazhdon edhe sot karrierën akademike. Fillimisht ishte asistente për lëndën “Kërkimet operacionale”, pastaj u avancua në ligjëruese, docente (1998) dhe profesore ordinare (2004). U angazhua në fushën e zbatimit të metodave e modeleve matematikore e statistikore në planifikimin dhe optimizimin e proceseve biznesore, duke zgjeruar interesimin edhe në zbatimin e këtyre metodave në zgjidhjen e problemeve të zhvillimit të bizneseve, në menaxhment dhe në procesin e marrjes së vendimeve. Ka pasur një rol prej pionieri për zhvillimin e kërkimeve operacionale, jo vetëm në këtë fakultet, por edhe më gjerë në Kosovë, nëpërmjet mësimdhënies në studime bazike dhe master, e sidomos nëpërmjet udhëheqjes së studentëve në punimet e diplomës, në tezat e masterit dhe në tezat e doktoratës.

Në Fakultetin Ekonomik ka qenë kryesuese e Departamentit të Matematikës dhe Statistikës (1999), kryetare e Bordit të masterit në Menaxhment Shëndetësor (2002), anëtare e Senatit të UP-së (2000) dhe anëtare e Bordit të UP (2001), anëtare e Komisionit të Universitetit Veror të Prishtinës (2002). Është anëtare e Këshillit të Fushës Shkencore-Burimet Natyrore, Energjia dhe Mjedisi (2011) në MASHT, anëtare e Këshillit Botues të UP ”Hasan Prishtina” (2013), anë­tare e Këshillit Shkencor për njohje e diplomave (2016) në MASHT dhe anëtare e Komisionit për Ekonomi të Seksionit të Shkencave Shoqërore të ASHAK-ut (2017). Krahas studimeve të rregullta, ka marrë pjesë në studime të pasdoktoratës në kuadër të këmbimit ndëruniversitar, në Universitetin e Lincit në Austri (2013) dhe Universitetin e Arizonës në SHBA (2013), si dhe në trajnime e përsosje profesionale: Menaxhimi në sistemin e kujdesit shëndetësor, Itali (2002), Hulumtimi i programeve dhe përgatitja e teksteve mësimore, Belgjikë (2004), Çështjet e zhvillimit të biznesit dhe sipërmarrësisë, SHBA (2003)  etj. Në vitet 1994-99 ka ligjëruar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tetovës dhe në vitet 2003-2004, në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë.

Pas luftës (nga vitet 2001-2005), është angazhuar me shoqërinë civile në fushën e fuqizimit të gruas, barazisë gjinore, në zhvillimin e bizneseve dhe të ndërmarrësisë: Themeluese e Rrjetit të Biznesit të Grave Kosovare-KBWN (2001), anëtare e Star Network of World Learning-Washington (2001), Eksperte lokale e Grupit Punues në Ekonomi të Qendrës Evropiane për Çështjet e Minoriteteve – ECM (2001), Anëtare e grupit punues-Nisma Kosovare për Barazi Gjinore (2002), Anëtare e Aleancës Ndërkombëtare të Grave (2003). Ka udhëhequr bordet e disa OJQ-ve nga kjo fushë dhe, që nga viti 2012, është edhe anëtare e Bordit të Qendrës Shqiptare për Studime Strategjike në Tiranë.

Përveç angazhimit në Fakultetin Ekonomik dhe në UP, ka dhënë kontribut në funksione të rëndësishme publike, midis të cilave edhe si Ministre e Energjisë dhe Minierave në Qeverinë e Kosovës (2008-2011) dhe deputete në Kuvendin e Kosovës (2011-2014).

Në vitin 2016 është zgjedhur anëtare korrespondente e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.

Bibliografia

Tekste universitare:

Justina Shiroka-Pula, Besnik Krasniqi (2013): “Vendimmarrja menaxheriale”, Prishtinë: Instituti për Hulumtime Ekonomike “Globus” (tot. fq. 201).

Justina Shiroka-Pula (2007): “Metodat e transportit të programimit linear”, Prishtinë: Universiteti i Prishtinës (tot. fq. 302).

Ibrahim Kuka, Justina Shiroka-Pula, Besnik Krasniqi (2006): “Menaxhmenti dhe vendosja”, Prishtinë: Universiteti i Prishtinës (tot. fq. 399).

Justina Shiroka-Pula (2004): “Metodat kuantitative në marrjen e vendimeve”, Prishtinë: Universiteti i Prishtinës, MASHT dhe Wus Austria (tot. fq. 75).

Monografi shkencore:

Justina Shiroka-Pula (2009): “Kristalet dhe Mineralet e Kosovës”, Prishtinë: Ministria e Energjisë dhe Minierave (MEM), (tot.fq. 206).

Justina Shiroka-Pula (1997): “Zhvillimi ekonomik dhe investimet demografike në Kosovë”, Prishtinë: Instituti Ekonomik (tot.fq. 304).

Botime të veçanta:

Justina Shiroka-Pula, Xh. Dugolli dhe M.Arifi (2015): “Menaxhimi i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe ndikimi i faktorëve të ndryshëm në cilësinë e shërbimeve”, (analizë krahasuese dhe hulumtim empirik), Prishtinë: Kolegji ILIRIA - Instituti për Kërkime dhe Shkencë (tot.fq.87).

Justina Shiroka-Pula (2013): ”Sfida dhe perspektiva e NVM-ve në Kosovë”, (analizë krahasuese dhe hulumtim empirik), Prishtinë: Departamenti i Shkencës dhe Teknologjisë-MASH, (tot.fq. 125).

Justina Shiroka-Pula (2006): “Pjesëmarrja e gruas në tregun e punës në Kosovë”, (analizë krahasuese dhe hulumtim empirik), Prishtinë: Fondi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara për Gratë (UNIFEM), (tot.fq. 95).

Justina Shiroka-Pula (1998): “Terma dhe shprehje të Metodave Kuantitative”, Prishtinë: Universiteti i Prishtinës, (tot.fq. 114).

II. Punime të botuara

Artikuj të botuar në revista shkencore të vendit dhe të rajonit:

Berisha Qehaja, A. Kutllovci, E. and Shiroka Pula, J. (2017): “Strategic management tools and techniques: acomparative analysis of empirical studies”. Croatian Economic Survey, Vol. 19, No. 1, pp. 67-99: Instituti i Ekonomisë, Zagreb.

Berisha Qehaja, A. Kutllovci, E. and Shiroka Pula, J. (2017): “Strategic management tools and techniques usage: aqualitative review”. Acta Universitatis Agriculturae et Silviculturae Mendelianae Brunensis, Vol. 65, No. 2, pp. 585-600: Universitetit Mendel në Brno.

Shiroka-Pula, J., Neziraj, E. and Sylqa, D. (August 2015): “Organizational Change and Relation between Employees in Kosova Banks ”Academic Journal of Interdisciplinary Studies,Vol. 4, No. 2,S1, Rome-Italy 2015, Acces this Journal on line at www.mcser.org, 211 (123-133).

Berisha, A. and Shiroka-Pula, J. (2015): “Factors Influencing Store Selection for Supply with Fast-Moving Consumer Goods”, Journal - Management Vol 10 (4), Sllovenia 2015, www.mng.fm-kp.si, 399 (315-333).

Shiroka-Pula, J. (2015): “Kursimi i energjisë elektrike në amvisni në rajonin e Gjilanit për një zhvillim më të qëndrueshëm ekonomik-rast studimor”, REFORMA-Revistë regjionale e shkencave shoqërore (1), Gjilan, 2015, 410 (386-395).

Shiroka-Pula, J. and Haxhimusa,A. (2014): ”The Development of Broadband in Kosovo and its Importance for the Economy”, ILIRIA International Review (1), publications. uiliria.org, Prishtina, 2014, www.uiliria.org, 405 (131-150).

Shiroka-Pula, J., Dadaj, B. and Aliu, L. (2014): “Decision-Making in the Curriculum Development Process In Higher Education in Kosovo-Case of ‘Haxhi Zeka’ University”, Academic Journal of Interdisciplinary Studies Vol.3, No.2, MCSER Publishing Rome-Italy 2014, www.mcser.org, 399 (197-204).

Neziri, E., Shiroka-Pula, J. and Sylqa, D. (2014): “Relationship between Customer and Management Knowledge Based of Life Cycle Concept” Academic Journal of Interdisciplinary Studies Vol.3, No.2, MCSER Publishing Rome-Italy 2014, www.mcser.org, 399 (117-123).

Qela, M., Shiroka-Pula, J. and Kasumaj,V. (2014): ”Infrastruktura ligjore dhe rregullatore në sektorin e energjisë në Kosovë – ana ligjore”, VIZIONE, Revista ndërkombëtare për shkencat shoqërore ( 22/1), Shkup-Maqedoni, 2014, 876 ( 286-290).

Shiroka-Pula, J., Rexhaj, A. and Elezaj, Z. (2014): ”Development and Power Supply Options for Kosovo”, JIEAS Journal of International Environment al Application and Science Vol 9 (3), www.jieas.com, 470 (398-401).

Elezaj, Z., Elezaj, SH., Pula, J. and Rexhaj, A. (2013): “Geology and Geothermal resources of Kosova”, JIEAS Journal of International Environment al Application and Science Vol 8 (3), www.jieas.com, 489 (441-445).

Ibrahimi, I., Riza, I. dhe Shiroka-Pula, J. (2012): “Ndikimet ekonomiko-mjedisore nga aplikimi i metodës Granuzimi i thatë i integruar i bramcës së Ferronikelit”, Resurset Minerale (1), Globus –Instituti për Hulumtime Ekonomike, Prishtinë 2012, 184 (160-173).

Shiroka-Pula, J., Leno,V. and Surdulli,S. (2012): “For sustainable development based on mineral and human resources in Kosovo”, Mineral Resources, (1), Globus - The foundation for Kosovo’s economic development, Prishtinë, 2012, 152 (42-50).

Xhelili, F. and Shiroka-Pula, J. (2012): ”Contribution of  Nobel laureates in development of economic thought”, Scientific journal-Academics International Scientific Journal (2), Albania, 2012, 162 (119-130).

Berisha,G. dhe Shiroka-Pula, J.(2012): “Performanca e investimeve të Trustit të Kursimeve Personale të Kosovës para, gjatë dhe pas krizës globale financiare”, Revista Shqiptare Social Ekonomike, Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike QSHKE Viti XVIII, Nr. 1 (70), Tirana, 2012, 311(49-60).

Shiroka-Pula, J., Berisha,G.and Ahmeti, S. (2012): “The Impact of Portfolio Diversification in the Performance and the Risk of Investments of Kosovo Pension Savings Trust”, Journal of Business and Economics Vol. 3 / N.3 /, New York, 2012, 248 (198-212).

Shiroka-Pula, J., Surdulli, S. dhe Pula, L. (2011): “Analiza e politikave ekonomike: studimi i rastit të Kosovës”, Albanian Socio Economic Review, Albanian Centre for Economic Research Viti XVII, Nr.5 (69) / Tirana, 2011, 271 (15-22).

Shiroka-Pula, J.(2009): ”Evaliumi i faktorëve ekonomikë të Maqedonisë gjatë periudhës së tranzicionit”, VIZIONI 11&12, Revistë e shkencave shoqërore, Volume 11-12 , Shkup-Maqedoni, 2009, 395 (201-212).

Krasniqi,B., Shiroka-Pula, J.and Kutllovci, E. (2008): “The determinants of entrepreneurship and small business growth in Kosova: evidence from new and established firms”, International Journal of Entrepreneurship and Innovation Management, Volume 8, No.3, 356 (320-342).

Shiroka-Pula, J. (2003): “Investimet humane në funksion të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror”, Economia 1-2, Instituti Ekonomik, Prishtinë, 2003, 178 (99-105).

Shiroka-Pula, J. (1998): “Diskriminimi në punësim mbi baza kombëtare në Kosovë- Shkelje themelore e të drejtës së njeriut“, E Drejta 3-4, Revistë për çështje juridike dhe shoqërore, Prishtinë 1998, 185 (123-132).

Shiroka-Pula, J.(1997): “Disa ecuri në ekonominë e Kosovës në periudhën 1990-1995”, Economia 3-4, Instituti Ekonomik, Prishtinë, 1997, 138 (69-81).

Shiroka-Pula, J. (1997): “Investimet demografike dhe zhvillimi ekonomik”, Economia 1-2, Instituti Ekonomik, Prishtinë, 1997, 207 (105-126).

Shiroka-Pula, J. (1987): ”Nezaposlenost i privredna struktura- Meduzavisne komponente privrednog razvoja”, Obelezje 6, viti XVII, Casopis za drushtvena pitanja nauku i kulturu, Prishtina, 1987, 222 (99-109).

Shiroka-Pula, J.(1986): “Aplikimi i metodave të transportit në analiza ekonomike”, Economia 6, Instituti Ekonomik, Prishtinë, 1986, 405 (365-381).

Punime profesionale:

Shiroka-Pula, J. (July 16, 2010), Mining Journal, London, www. mining-Journal.com, (fq5).

Shiroka-Pula, J. (Qershor 2010), Zhvillimi i energjetikës sipas qasjes evropiane, prioritet i Qeverisë, SOROS (Kosovo Foundation for Open Society), nr.1, (fq. 6-9).

Kumtesa në konferenca shkencore ndërkombëtare dhe të rajonit:

Pula,F. and Shiroka-Pula, J. (2016): “Economic empowerment of women in Kosovo and factors that directly influence women’s Economic empowerment”, Economic and Social Development, 15 th International Scientific Conference on Economic and Social Development – Human Resources Development, Varazdin, 9-10 June 2016, 470 (231-237).

Shiroka-Pula, J., Gjonbalaj, D. dhe Miftari, I. (2016): “Efektet e privatizimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Kosovë”, Java e Shkencës 2014, Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë, Departamenti i Shkencës dhe i Teknologjisë KII, Prishtinë 2015, 361 (241-246).

Qela, M., Shiroka-Pula, J., Londo, A. dhe Nushi,V. (2014): “The general energy audit in a primary school in Prishtina”, 3rd International Conference on Business, Technology and Innovation (UBT), Chapter: Architecture, Spatial Planning and Civil Engineering, Durrës-Albania, 7-8 nëntor 2014, 254 (8-16).

Shiroka-Pula, J.,(2013): “Ndërtimi i termocentraleve të reja në Kosovë”, Konferenca shkencore “Energjetika dhe Mjedisi për zhvillim të qëndrueshëm” (1), Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës, Seksioni i Shkencave të Natyrës, Prishtinë, 30 tetor 2013,574 (193-207).

Shiroka-Pula, J., Qela, M. and Xhelili, F. (2013): ”Standardet evropiane dhe ndërkombëtare dhe roli i tyre në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme”, Regional Science Conference with International Participation (3), International Conference with the theme: Effects of Global Risk in Transition Countries”, http//www. Dukagjini college.eu/libri3/, Peja, Maj 2013, 700 (600-607).

Surdulli, S., Pula, L., Elshani, A. dhe Shiroka-Pula, J. (2012): “Econometric Consumption Demand Analysis – Multiple linear regression”, Regional Science Conference with International Participation (2), with the theme: Society Internationalization – Effectivity and problems, Peja, 01-02 June 2012, 476 (413-416).

Shiroka-Pula, J., Shahini, B., Xhelili, F. and Prenaj,V. (2012): ” Energy and small and medium enterprises – challenges and options”, Regional Science Conference with International Participation (2), with the theme: Society Internationalization – Effectivity and problems, Peja, 01-02 June 2012, 476 (405-411).

Shiroka-Pula, J., Xhelili, F. and Elshani, A. (2011): ”Ristrukturimi i Korporatës Energjetike në sipërmarrje të pavarura dhe potencial për menaxhim efikas”, Konferenca e katërt ndërkombëtare: Zhvillimi i Qëndrueshëm Ekonomik Rajonal përmes zhvillimit të NVM-ve (4), Kolegji i Menaxhmentit Internacional “Globus”, Prishtinë, dhjetor 2011, 771 (739-750).

Shahini, B. and Pula, J. (2011): “Methodologies on measuring the local impact of tourism”, Second International Tourism Conference “Challenges of Sustainable tourism development 2011” (2), Chtmbal, Tempus, Shkodra-Albania, 4 November 2011, 538 (447-461).

Shahini, B. and Pula, J. (2011): “Adopting Euro, as a challenge of European Integration Process: is it a proper time – Case of Albania”, International Conference: Information Systems and Technologies and their importance in the economic development, Albania June, 10-11, 2011, 730 (301-311).

Shahini,B. and Pula, J. (2011): “Decentralization and Revenues Issues in Albanian Local Governance”, Regional Science Conference With International Participation: Stable Local Development challenges and opportunities Year 1, No.1, Peja, 03-04 June 2011, 516 (27-31).

Shiroka-Pula, J. dhe Surdulli, S. (2009): “Modelimi i politikave ekonomike-Zbatimi i modeleve ekonometrike”, Konferenca e 2-të : Ekonomia Rajonale përballë Sfidave të Integrimit QSHR-KSMI, Dhjetor 2009, 320 (301-319).

Shiroka-Pula, J. (1996): “Valorizimi i fondeve kryesore”, Konferencë shkencore: Shqyrtimi multidisiplinor i mundësive zhvillimore të Kosovë (1-2 nëntor1995), Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. Prishtina 1996, 413 (163-174).

Pula, J. (1987): “Zaposlenost i privredna struktura meduzavisne komponente privrednog razvoja”, Problemi i mogucnosti brzeg razvoja nedovoljno razvijenih podrucja Jugoslavije (1), SEK (Savez Ekonomista Kosova), Prishtina, 1987, 418 (324-331).

Kumtesa në konferenca

Ibrahimi, I., Kongoli, F., Musa, R. and Pula, J. (2013): “Basic Control Principles for Producing a High Performing New Ceramic Glass by Mixing Fly Ash, Ferronickel Slag and Waster Glass (I)”, Automatic Control for Sustainable Development, MMM 2013, 15th IFAC Symposium Control, Optimization and Automation in Mining, Mineral & Metal Processing www.floger.org/MMM2013, San Diego, California, 25-28 August 2013, 48 (36).

Shiroka-Pula, J. dhe Surdulli, S. (2011): “Modeli ekonometrik i planifikimit të kuadrove të arsimit, të nevojshme për shkallën e caktuar të zhvillimit ekonomik” , Studiuesit shqiptarë, faktor i rëndësishëm i integrimit në rrjedhat evropiane, Takimi i VI-të i Institutit Alb-Shkenca, Prishtinë, 1-4 shtator, 2011, 712 (426).

Krasniqi, B., Shiroka-Pula, J. and Kutllovci, E. (2007): “Determinants of Entrepreneurship and Small Business Growth in Kosova”, International Entrepreneurship –stimulating smarter successful small businesses world-wide Institute for SMALL Business & Entrepreneurship Conference Glasgow, Scotland (ISBE Conference Secretariat, Glasgow-Scotland 7-9th November 2007, 259 (184).

III. Projekte shkencore dhe profesionale

- “Ligjet e Energjisë” (Ligj Nr. 03/L-184, 15 nëntor 2010), Prishtinë: (grup autorësh dhe ekspertësh), (2010), Botuese: Ministria e Energjisë dhe Minierave (MEM).

- “Ligji për Minierat dhe Mineralet”, (Ligji Nr. 03/L-163, 22 korrik 2010), Prishtinë: (grup autorësh dhe ekspertësh), (2010), Botuese: Ministria e Energjisë dhe Minierave (MEM).

- ”Efiçienca dhe burimet e ripërtërishme të energjisë“, (Progresi 2008-2010 dhe vizioni për të ardhmen), Prishtinë: (grup autorësh dhe ekspertësh), (2010), Botuese: Ministria e Energjisë dhe Minierave (MEM).

- ”Promovimi i zonave të interesit të veçantë – Mineralet”, Prishtinë: (grup autorësh dhe ekspertësh), (2009), Botuese: Ministria e Energjisë dhe Minierave (MEM).

-”Strategjia e Energjisë e Republikës së Kosovës 2009-2018”, Prishtinë: (grup autorësh dhe ekspertësh), (2009), Botuese: Ministria e Energjisë dhe Minierave (MEM).

-”Udhëzues për licencimin e aktiviteteve minerare në Kosovë”, Prishtinë: (grup autorësh dhe ekspertësh), (2008), Botuese: Ministria e Energjisë dhe Minierave (MEM).

-”Plani veprues për arritjen e barazisë gjinore” Kroaci: (grup autorësh dhe ekspertësh), (2002), Botues: UNIFEM (United Nations Development Fund for Women).

-”Gjendja dhe valorizimi i potencialit të zhvillimit ekonomik të Komunës së Rahovecit”, Prishtinë: (grup autorësh), (1998), Botues: Instituti për Hulumtime Ekonomike i Fakultetit Ekonomik.

-”Humbja dhe shkatërrimi i ekonomisë së Kosovës gjatë viteve të 90-ta”, Prishtinë: (grup autorësh), (1998), Botues: Instituti për Hulumtime Ekonomike i Fakultetit Ekonomik.

-”Eksploatimi i resurseve materiale për zhvillimin ekonomik të Kosovës”, Prishtinë: (grup autorësh), (1988), Botues: Instituti për Hulumtime Ekonomike i Fakultetit Ekonomik.

- “Trendi dhe mundësitë e zhvillimit të mikroekonomisë së Prishtinë”, Prishtinë: (grup autorësh), (1987), Botues: Oda Ekonomike, Prishtinë.

-”Zhvillimi Ekonomik i Kosovës në Jugosllavi”, Prishtinë: (grup autorësh), (1986), Botues: Instituti për Hulumtime Ekonomike i Fakultetit Ekonomik.