Mehmet Kraja Akademik

Biografia

Mehmet Kraja ka lindur më 27 qershor 1952 në Kështenjë të Krajës, fshat afër Liqenit të Shkodrës, në Mal të Zi. Shkollimin e mesëm e kreu në Ulqin, ndërsa të lartin në Universitetin e Prishtinës, De­gën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqi­pe. Gjatë viteve 1974-76 ishte krye­redaktor i gazetës së studentëve të Universitetit të Prishtinës, Bota e re, më pas punoi si gazetar dhe redaktor i kulturës në gazetën Ri­lindja, ku botoi tekste të shumta publicistike për çështje të ndryshme nga problematika kulturore dhe recensa e shkrime diskurzive për letërsinë. Në fund të viteve tetëdhjetë u inkuadrua në lëvizjet politike të kohës, duke u bërë njëri nga themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Gjatë viteve 1992-99 jetoi dhe punoi në Tiranë. Në atë kohë e pushoi angazhimin politik dhe iu përkushtua letërsisë dhe publi­cistikës. Pas luftës së Kosovës ishte redaktor i kulturës në të për­ditshmen Zëri, më pas redaktor i shtojcës për kulturë në gazetën Koha ditore. Që nga viti 2002 është ligjërues në Fakultetin e Arteve në Prishtinë, ku jep lëndën e skenarit të filmit.

Është anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.

Me shkrime letrare filloi të merrej që kur ishte nxënës i gjim­nazit në Ulqin. Tregimet e para i botoi në revistën letrare Jeta e re, nën përkujdesjen e Esad Mekulit. Deri më tani ka botuar dymbëdhjetë romane, katër vëllime me tregime, dhjetë drama dhe pesë libra nga fusha e publicistikës.

 

Bibliografia

Romane:

Gjurmë në trotuar, Rilindja, Prishtinë 1978.

Portali i perëndive të fyera, Rilindja, Prishtinë 1980.

Moti i Madh, Rilindja, Prishtinë 1981.

Udhëzime për kapërcimin e detit, Rilindja, Prishtinë 1984; Naim Frashëri, Tiranë 1987.

Sëmundja e ëndrrave, Rilindja, Prishtinë 1987.

Net bizantine, Rilindja, Prishtinë 1990.

Muri i mjegullës, Toena, Tiranë 1998.

Edhe të çmendurit fluturojnë, Onufri, Tiranë 2004.

Im atë donte Adolfin, Onufri, Tiranë 2005.

Selvitë e Tivarit, Onufri, Tiranë 2007.

Hotel Arbëria, Onufri, Tiranë 2010.

E zeza dhe e kuqja, Onufri, Tiranë, 2015.

Tregime:

Dritat e mesnatës, Rilindja, Prishtinë 1974.

Vdekja pa emër, Eurorilindja, Tiranë 1995; “Dukagjini”, Pejë 1996.

Portat e qiellit, Toena, Tiranë 1996; “Buzuku”, Prishtinë 1997.

Njëzet tregime për kohën e shkuar, Dukagjini, Pejë 2001.

Hija e qershisë nën dritën e hënës, Toena, Tiranë 2006.

Drama:

Tri drama (“Princi i hijeve”, “Onufri i Neokastrës”, “Hëna prej letre”), Rilindja, Prishtinë 1987.

Pesë ide për lojë skenike (“Muri I, ose ora e shiut”, “Muri II, ose lavjerrësi i rërës”, “Muri III, ose fluturat e bardha”, Muri IV, ose ëndërr qeni”, “Muri V, pse një hënë tjetër prej letre”), Toena, Tiranë 1999.

Krishti qëndroi tri ditë në Kosovë, Jeta e re, Prishtinë 2002.

Grafitet, Jeta e re, Prishtinë 2005.

Im atë donte Adolfin, dramatizim, Prishtinë 2007.

Hëna prej letre, version i ri, Prishtinë 2007.

Kritikë dhe publicistikë:

Shoqërime, Rilindja, Prishtinë 1997

Vite të humbura, Eurorilindja Tiranë 1995, Rozafa, Prishtinë 2003;

Mirupafshim në një luftë tjetër, Rozafa, Prishtinë 2003.

E shtuna ime, PEN Qendra e Kosovës, Prishtinë 2009

Identiteti kosovar, PEN Qendra e Kosovës, Prishtinë 2011

Shfaqje të realizuara:

Princi i hijeve, realizuar në Teatrin Popullor Krahinor në vitin 1984, me regji të Agim Sopit dhe në Teatrin e Gjilanit në vitin 1985.

Hëna prej letre, realizuar nga Teatri i Gjakovës në vitin 1988, në regji të Fadil Hysajt;

Onufri i Neokastrës, nga Tetari Amator “Emin Duraku” i Gjakovës në vitin 1987 në regji të Nimon Muçajt.

Ëndërr qeni, realizuar në Teatrin Kombëtar të Prishtinës në vitin 2001, në regji të Isë Qosjes.

Grafitet, realizuar në Teatrin “Oda” të Prishinës, në vitin 2005, në regji të Isë Qosjes.

Onufri i Neokastrës (version i ri), realizuar nga një grup artistësh të lirë të Gjakovës, në vitin 2006, në regji të Nimon Muçajt.

Hëna prek letre (version i ri), realizuar në Teatrin Kombëtar të Prishtinës, në vitin 2007, në regji të Fadil Hysajt.

Im atë donte Adolfin, realizuar si shfaqja e parë profesioniste e Teatrit të Prizrenit, në vitin 2007, në regji të Agim Sopit.

Rekuiem, realizuar nga Teatri i Qytetit të Gjilanit, 2010.

Çmime:

Çmimi vjetor i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës për veprën më të mirë (për romanin Moti i Madh, 1981);

Çmimi “Hivzi Sulejmani” i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës për prozën më të mirë (për përmbledhjen e tregimeve Vdekja pa emër, 1995);

Çmimi i shtëpisë botuese “Toena” për prozën më të mirë nga pesëqind titujt e botuar (për romanin Muri i mjegullës, 1998);

Çmimi “Pjetër Bogdani” i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës për veprën më të mirë (për romanin Muri i mjegullës, 1999);

Çmimi “Pjetër Bogdani” i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës për veprën më të mirë (për përmbledhjen Njëzet tregime për kohën e shkuar, 2001);

Çmimi “Azem Shkreli” të Ministrisë së Kulturës së Kosovës për veprën më të mirë (për romanin Edhe të çmendurit fluturojnë, 2004).

Çmimi “Mitrush Kuteli” i Ministrisë së Kulturës të Shqipërisë (për përmbledhjen e tregimeve Hija e qershisë në dritën e hënës, 2007)

Çmimi “Petro Marko” i Ministrisë së Kulturës të Shqipërisë (për romanin Selvitë e Tivarit, 2008).