Anton K. Berishaj Akademik

Biografia

U lind më 13 korrik 1954, në Priftën, Malësi, ko­muna aktuale e Tuzit (ish komuna e Titogradit/Podgoricës). Shkollën fillore e kreu në Priftën dhe Tuz, ndërsa gjimnazin në Ulqin. Në vitin shkollor 1978/79 u diplomua në Degën e Filozofisë dhe të Sociologjisë, në Uni­versitetin e Pri­shtinës. Pas diplomimit, një semestër punoi si profesor i lëndëve filozofi, sociologji, psi­kologji dhe logjikë në gjimnazin “Ivo Llola Ribar” në Prishtinë dhe në gjim­nazin “25 Maji” në Tuz.
Karrierën akademike e filloi në vitin shkollor 1980/81, fillimisht si asistent në Degën e Filozofisë dhe të So­ciologjisë për lëndët Sociologji e përgjithshme I,II,III, e në periudhën 1987- 1997 si ligjë­rues i lëndëve Sociologji Industriale (më vonë e punës) dhe Strukturës e zvillimit shoqëror. Në vitet shkollore 1997-2004 kishte thirrjen universitare të docentit (profesorit asistent), ndërsa në vitin shkollor 2004-2005, u avancua në thirrjen e profesorit ordina (të rregullt).
Në vitin shkollor 1983/84, u regjistrua në studimet pasuniversitare në Departamentin e Sociologjisë të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Zagrebit, ku u diplomua në vitin shkollor 1986/87. Më 1989, po në kë këtë Departament, i regjistroi studimet e doktoratës, të cilat i ndërpreu për shkak të luftës në Kroaci dhe Bosnje e Hercegovinë, për t’i vazhduar dhe përfunduar pas Marrëveshjes së Dejtonit. Në korrik të vitit 1997 e mbrojti temën e doktoraturës me titull: “Ndryshimet familjare në Malësi”, me fokus të veçantë për procesin e integrimit të shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në vitin 1992 e themeloi zyrën e Fondit për Shoqëri të Hapur për Kosovë, më vonë të emërtuar dhe të njohur si “Fondacioni Soros” dhe “KFOS”, të cilën e udhëhoqi në cilësinë e ko­ordinator deri në luftën e vitit 1999.
Pas luftës (në vitet 2000-2002), krahas angazhimit mësimor në Universitetin e Prishtinës, u emërua Menaxher Lokal i kursit për “Trajtimin psiko-social të trau­mave”, të financuar nga IOM. Në këtë kurs ligjëruan ekspertë ndërkom­bëtarë dhe vendorë nga fusha e psikologjisë dhe neuropsikiatrisë, ku u aftësuan dy gjenerata studentësh, shumica prej të cilëve u punësuan në qendra të ndryshme mjekësore anë e mbanë Kosovës.
Më 1998, në cilësinë e profesorit vizitor i mbajti dy ligjërata në Departamentin e Sociologjisë të Universitetit të Milanos.
Në vitin 2002, qëndroi një muaj studimi në LSE (London School of Economic’s).
Në vitet 2002-2005, si bursist i Universitetit të Evropës Qendrore për studime post-doktorale, në cilësinë e profesorit vizitor, mbajti cikle ligjëratash, në Departamentin e Sociologjisë të Fakultetit Filozofik, në Universitetin e Zagrebit, të titulluara: “Mbi veçoritë socio-kulturore të shqiptarëve të Kosovës”.
Më 2012 u pranua anëtar korrespodent i ASHAK. Në periudhën mars-shtator 2014, ishte u. d. i Rektorit të Universitetit të Prishtinës.

Nga publikimet shkencore, veçojmë:

Libra autorialë dhe bashkëautorialë:

Shndërrimi i etnisë, Dukagjini, Pejë, 1998.

Monografia e shqiptarëve në Mal të Zi - Në një cep të Ilirisë,–(koautor dhe editor), Wisconsin Publishing House, SHBA, 2007.

Anton K. Berishaj Úroven religiozity v Kosove. In Morav?íková, Michaela (ed.) Náboženstvá na Balkáne / Religions in the Balkans. 1. edition. Bratislava: ústav pre vz’tahy štátu a cirkví, 2007. (Institute for State-Church Relations), P. 81 - 88. ISBN 978-89096-27-5. in English (Anton K. Berishaj The Level of Religiousness in Kosovo. In Morav?íková, Michaela (ed.) Náboženstvá na Balkáne / Religions in the Balkans. 1. edition. Bratislava: ústav pre vz’tahy štátu a cirkví, 2007. P. 100 - 117. ISBN 978-89096-27-5.);

Religjioni në Ballkan, (koautor), Bratisllavë, (2008, fq. 81-88). Botuar në gjuhën sllovake dhe angleze;

Filantropia në Kosovë, FDI, Gjakovë, 2010.

Shoqëria pa shtet, ASHAK, Prishtinë, 2014.

Religion and politics in Kosovo, në Politization of religion in Ex Yougoslavia and its successor states, Eds. by Gorana Ognjenovi? & Jasna Jozeli?, Palgrave Macmillan, 2014.

Virgjërat e përbetuara, ASHAK, 2016.

Në botën e përbashkët: tradita, tranyicioni, anomia (në shtyp),ASHAK, 2021

Libra shkollorë:

Sociologjia 11, për shkolla të mesme, bashkë me: Ibrahim Berishën dhe Ismajl Hasanin, Libri Shkollor, Prishtinë, 2004.

Sociologjia 12, për gjimnaz, drejtimi i shkencave shoqërore, bashkë me Ibrahim Berishën, Libri Shkollor, Prishtinë, 2005.

Artikuj shkencorë, nga të cilët ka veçuar:

Punësimi i gruas si parakusht i emancipimit të saj, Thema, 10:(71-92), 1988. Prishtinë.

Pojava osipanja ženske albanske dece sa osnovnog i srednjeg obrazovanja, Socijalna politika, Beograd, (266-275): 1988.

Martesa sipas Kanunit të Lekë Dukagjinit, Buletini i Fakultetit filozofik, XXII, (81-88): Prishtinë, 1992;

Islamizimi – mollë sherri apo alternativë e vetme shpëtimi e shqiptarëve, Buletini i Fakultetit Filozofik, XXIII, (254-262); Prishtinë: 1993.

Specifikat e strukturës gjinore, Buletini i Fakultetit filozofik, XXII, 1992, (225-231): Prishtinë, 1994.

Malësorët dhe malazezët – prej destrukcionit deri te sjelljet simbiotike. Thema, nr.11, (51-68): Prishtinë, 1994.

Islamization – Seed of Discord or the only Way of salvation for Albanians, Journal of Ecu­me­nical Studies, Temple University, Philadelphia, Vol. 15, no.5, October 1995: (1-8).

Vështrim socio-demografik mbi trevën e Ulqinit (fundi i shek. XIX dhe fillimi i shek. XX), (65-74), Ulqin, 1998.

Etniciteti – migrimet – etniciteti i ri (amerikan). Karakteri dhe format e shndërrimit të tij te malësorët. Botim i simpoziumit shkencor: Realizimi i të drejtave të njeriut dhe statusi i shqiptarëve në Mal të Zi: ((33-54): Ilirikum, Tuz, 1999.

Aspekti sociologjik i fjalëve të urta shkodrane që kanë motiv atdheun dhe vend­lindjen, Muzeu Historik i Shkodrës, (Shkodra në shekuj), Vëllimi I, (300-312): Shkodër, 2000.

Violence Following Violence, Psychosocial Notebook, Vol.2, (79-87) Geneva, October 2001.

Erdeljanovi?evi nastavlja?i, Crnogorski Književni list: God.I, br.23, Podgorica, 2001.

Religjioni në Kosovë, bashkautor me Pajazit Nushin në Monografinë, Kosova, Prishtinë, 2011; botimi në gjuhën shqipe dhe angleze: ASHAK, Prishtinë, 2013.

Fëmijët në punë dhe në rrugë (analizë sociologjike e dukurisë së lypësisë dhe punës së fëmijëve në Kosovë), Njohja, nr.3, Instituti për Shkenca Sociale e Humanistike, 2014.

Flijimi dhe vetëvrasja altruiste, Studime shoqërore, ASHAK, tetor 2014.

Origjina dhe roli i Gjergj Kastriotit – Skenderbeut sipas disa burime jugosllave, Studime shoqërore, nr. 6 (127-141), Revistë e Shkencave shoqërore të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Prishtinë 2019.

Disa nga hulumtimet empirike, analizat dhe interpretimet sociologjike:

- 1984, anëtar i ekipit hulumtues në Institutin e Sociologjisë, për projektin: “Pozita e gruas në Kosovë”;

- 2000/2001/2002, koordinator i projekteve për hulumtime empirike, të sponsoruara nga CDF (Community Development Fund), “Evaluimi i nivelit të kënaqësisë së shfrytëzuesve me objektet e financuara dhe ndërtuara infrastrukturore nga CDF”;

- 2000/2002: anëtar i ekipit për Media - monitorim, Instituti për Hulumtime Sociologjike, “Gani Bobi”, Prishtinë;

- 2003 dhe 2004, QMGF: Udhëheqës i projektit për pozitën e gruas në Kosovë (1995-- 2000), dhe “Fëmijët në punë dhe në rrugë” (2000 – 2005);

- 2006. Udhëheqës i projektit për “Këshilltarët politikë dhe shërbyesit civilë në Qeverinë e Kosovës”, sponsoruar nga OSCE, Misioni në Kosovë.

Disa kumtesa nga takimet, simpoziumet dhe tryezat shkencore:

- 20-23 gusht 1992, University of Kent at Canterbury, tema: Issues of Identity in Contemporary “Yugoslavia: Antagonism and the Construction of Community”;

- 28-29 mars 1998, Realizimi i të drejtave të njeriut dhe stausi i shqiptarëve në Mal të Zi, Tuz;

- 16-17 nëntor 1998, “Shkodra në shekuj”, Muzeu Historik i Shkodrës;

- 26-28 nëntor 2000, Zagreb, Shoqata e Sociologëve të Kroacisë;

- 22-24 mars 2001, Strasburg, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës. Tema: “Qytetet e ndara” (prezantim i rezultateve të hulumtimit empirik);

- 11-14 qershor 2003, Budapest, Tema: “Urat” (Qipro, Bosnja e Hercegovina, Kosova).

-  Anëtar i Këshillit organizative dhe moderator i Tryezës shkencore: PËR MIGRIMET, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Seksioni i Shkencave Shoqërore, 15 dhjetor 2016.