Edi Shukriu Akademike

Biografia

U lind në Prizren (1950). Shko­llimin fillor e të mesëm i kreu në vendlindje, studimet për arkeo­logji në Universitetin e Beogradit (1972). Magjistroi në Universitetin e Beogradit (1979) dhe doktoroi në Univer­sitetin e Prishtinës (1990). Themeloi Grupin e Arkeologëve të Rinj të UP (1986-1990), organizoi ekspedita ar­keologjike dhe eks­pozita tematike në Koleksionin Arkeologjik të Fakultetit Filozofik. Udhëhoqi hulumtime arkeologjike në Ulpianë (2006-2010), hulumtimi i parë në qytetin antik përmes Universitetit të Prishtinës dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në kuadër të kurseve të Universitetit Veror të UP.
Është angazhuar në lëvizjen për liri, pavarësi e demokraci të Ko­sovës, në Ministrinë e Punëve të Jashtme (1991-1998); deputete e Ku­vendit (1992-1998, 2002-2004) dhe bashkëdrejtuese e Departamentit të Kulturës-UNMIK (2000-2001). Themeloi Forumin e Gruas të LDK-së (1990) dhe ishte kryetare e tij (1995-2000). Organizoi dhe udhëhoqi demostrata të grave kundër regjimit serb. Bashkëthemeloi partinë Alterna­tiva Demokratike e Kosovës (2004).
Si Shkencëtare Vizituese në Universitetin e Harvardit (2002) mori pjesë në International Writing Program të University of Iowa (2005), në takime ndërkombëtare, shkencore, politike e letrare. Mori pjesë dhe në tubime shkencore si International Union for Prehistoric and Protohistoric Sciences, Sainsbury Institute for the Study of Japanese Arts and Cultures (UK), International Centre for Albanian Archaeology (UK), Cultural Heritage without Borders (CHwB); Instituti Arkeologjik (Shqipëri); Antwerp University (Belgium), Oxford University (UK), Universiteti i Shkodrës, Universiteti i Prizrenit etj.
Është profesore ordinare në Universitetin e Prishtinës. Veprimtarinë shkencore dhe profesionale e përqendroi në hulumtimet arkeologjike dhe të historisë antike, në mbrojtjen e integruar të trashëgimisë kulturore, të menaxhmit të saj dhe shfrytëzimit për zhvillime shoqërore dhe ekonomike. Ligjëron kurse në nivelin bazik në Universitetin e Prishtinës: Arkeologji, Histori e Lindjes së Lashtë, Histori e Greqisë dhe Romës (më parë Histori e Kohës së Vjetër), ndërsa në nivelin Master kursin Menaxhimi i Tra­shëgimisë Kulturore. Ishte kryetare e Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore (2009-2012) dhe punoi në Muzeun e Kosovës (1974-1979). Ësh­të nënkryetare e PEN Qendrës së Kosovës, anëtare e Shoqatës së Shkrim­tarëve të Kosovës (1973).
Në dhjetor të vitit 2012 u zgjodh anëtare korrespondente e Aka­demisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Nga 2014 është anëtare e Akademisë Europiane të Shkencave dhe të Arteve në Salzburg.

Bibliografia

Botime shkencore

2018  Ancient Kosova, Museum of Kosova - Kosova Institute of Archaeologji, Ministry of Culture, Youth and Sport, Prishtina (ribotim me plotësime).

2018  Kosova antike, Museu i Kosovës – Instituti Arkeologjik i Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Prishtinë (ribotim me plotësime).

2018  Fjalori Enciklopedik i Kosovës, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë (35 zëra).

2017  Saint Prenda Church – Prizren, Ministry of Culture, Youth and Sport, Prishtina.

2017  Lindja e Lashtë, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina|”, Prishtinë.

2016  Studime për Dardaninë, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë.

2014  Hyjnesha dardane - Dea dardanica, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë.

2012  Kisha e Shën Prendës - Prizren, Ministria e Arsimit, Shkencës e Teknologjisë, Prishtinë.

2004  Ancient Kosova, Museum of Kosova, Ministry of Education, Science and Technology, Lumi, Prishtina.

2004  Kosova antike, Muzeu i Kosovës, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Lumi, Prishtinë.

1996  Dardania paraurbane, Dukagjini, Prishtinë (Çmimi për librin shkencor të vitit 1996).

1995  Historia e Kohës së Vjetër - Lindja e Lashtë, Krushë e Madhe.

Botime letrare

2017  Istaknute albanske žene, Društvo albanskih umjetnika - Dea, Zagreb (Përkth. Liljana Koci).

2015  Pasqyra e thyer, Koha, Prishtinë (roman).

2014  Ungëshimë, Jeta e Re, Prishtinë, (poezi).

2012  Distinguished Albanian Women, Dudaj, Tirana (Trans. K. Imholz).

2011  Eminentne albanke, Plima, Ulcinj (Trans. J. Nikolaidis).

2003  Gratë e shquara shqiptare, Teuta, Prishtinë (Ribotim me plotësime i v. 2000).

2001  Përjetësi, Dukagjini, Pejë (poezi).

1998  Kësulëkuqja e rrokaqiellit, Suharekë (dramë për fëmijë).

1992  Lkeni i Hasit, Rilindja, Prishtinë (dramë).

1990  Nënqielli, Rilindja, Prishtinë (poezi, Çmimi i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës).

1986  Kthimi i Euridikës, Rilindja Prishtinë (dramë).

1985  Syri i natës, Rilindja, Prishtinë (poezi).

1980  Legjenda e Hasit, Tiranë (poezi).

1978  Gjakim, Rilindja, Prishtinë (poezi).

1972  Sonte zemra ime feston, Rilindja, Prishtinë (poezi).

 

Artikuj shkencor

2020  Si e siguronin dardanët kripën jetike?, Studime Shoqërore 7, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë.

2019  Cinabari dhe pikturimi shkëmbor parahistorik i Vlashnjës (Kosovë), Studime Shoqërore 5, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, ff. 207-228 (koautor A. Buçinca).

2018  Kulina site and pre-Roman mortal figurative monument (Kosova), sur l'Illyrie méridionale et l'Epire dans l'Antiquité, Tirana: actes du VI colloque international de Tirana (20-23 mai 2015) Vol. 1, ALSA, Tirana, pp. 2010-2013.

2018  Hyjnesha Dardane (Dea Dardanica), Iliria dhe Ilirët, Konferencë Shkencore Ndërkombëtare 2009, Universiteti Iliria, Prishtinë, ff. 49-60.

2016  Konventa e Valetës dhe Arkeologjia e Kosovës, Studime Shoqërore 3, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, ff. 97-110.

2014  Fazat zhvillimore të arkeologjisë dhe gërmimet e pas luftës në Kosovë, Gërmime dhe studime arkeologjike në Kosovë 2000-2012, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, ff. 17-31.

2014  Gërmimet e Universitetit të Prishtinës në Ulpianë, Gërmime dhe studime arkeologjike në Kosovë 2000-2012, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, ff. 263-283 (Bashkautorë J.-L. Lamboley, A. Hajdari).

2014  Monumentet epigrafike nga Smira, Studime Shoqërore 1, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, ff. 121-143.

2014  Pro at contra sa Balkanskog aspekta, ?ulturnata integracija i stabilnosta na Balkanot, Makedonska Akademija Nauka i Umetnosti - Blgarska Akademija Nauka, Skopje.

2014  Shkencëtarët hungarezë - Kontributi për trashëgiminë kulturore të Kosovës, Albanians and Hungarians: Historical Similarities and Differences in Centuries, EÖTVÖS LORÁND University, Budapest.

2013  Arti parahistorik shkëmbor i Vlashnjës - Spiralet dhe Dreri, Studime 19 - 2012, Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës, Prishtinë, ff. 203-215.

2013  Post-war archaeological research in Kosova, Archeologia, identità e Guerra, TEMPUS Project: Network for Post Graduate Masters in Cultural Heritage and Tourism Management in Balkan Countries, Chieti.

2012  Veprimtaria arkeologjike e Universitetit të Prishtinës, Tempulli i dijes (1970-2012), Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, ff. 110-111.

2012  Rrënjët historike të Kosovës, Tempulli i dijes (1970-2012), Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, ff. 11-20.

2011  Hyjnesha Dardane (Dea Dardanica) Universiteti Iliria: Simpozium mbi ilirët (2009), Prishtinë, ff. 49-60.

2011  Parahistoria dhe antika e Kosovës, Kosova, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, ff. 169-177.

2011  Trashëgimia kulturore, Kosova, Akademia e Shkencave dhe e  Arteve e Kosovës, Prishtinë,  ff. 479-486.

2011  Venbanimet e hershme kodrinore të Kosovës - Gjuha dhe kuptimi, Landskrona, Suedi  kuptimi

2010  Spirals of the Prehistoric Open Rock Paintings from Kosova, XV Congress of the International Union for Prehistoric and Protohistoric Sciences, Lisbon, 2006, British Archaeological Reports, pp. 59-62.

2010  Republik of Kosova, The Routledge Handbook of Archaeological Human Remains and Legislation: an international guide to laws and practice in the excavation, study and treatment of archaeological human remains (edited by N. Márquez-Grant and L. Fibiger), Routledge, pp. 235-246. (Bashkautore me Sh. J. Schermer, S. Deskaj).

2010  Two Labyrinths and Dardanian, Greek and Roman Relations, Cinquième colloque sur l'Illyrie méridionale et l'Epire dans l'antiquité, Universite Pierre Mendes France, Grenoble 2008, Volume II, CRHIPA- De Boccard, Paris, pp. 571-575.

2010  Premiers résultats des campagnes de fouilles à Ulpiana (2006-2008), Actes du Ve colloque international de Grenoble (8-11 octobre 2008) sur l’Illyrie méridionale et l’Epire dans l’antiquité, réunis par Jean-Luc Lamboley et Maria Paola Castiglioni, Volum I, Paris, pp. 449-458 (Bashkautore).

2010  Two labyrinths and two identical texts on the Dardanian goddess, ARKOS /Scienca e reastauro/ 19, Cosenza, pp. 160-164.

2010  Zhvillimet etnolitike në Kosovë përmes historisë, Bankanlarda Tarih ve Kultur Kongresi, Sakarya Universitesy - Universiteti i Prishtinës, Sakarya.

2008  Parahistoria dhe historia antike e Kosovës, Thesis Kosova 1, Universiteti AAB, Prishtina, ff. 5-28.

2008  Prehistory and Antique History of Kosova, Thesis Kosova 1, University AAB, Prishtina, pp. 5-28.

2007  Qeverisja gjinore në antikitet - Pudu Hepa dhe ndërtimi i paqes, Buletin i Fakultetit Filozofik XXVII, Prishtinë, ff. 146-153.

2006  Books, Men and Women, Sfinga, Prishtina.

2006  Trashëgimia arkeologjike e Kosovës dhe risimet, Seminari Ndërkombëtar i Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare 25/1, Prishtinë, ff. 57-63.

2005  Books, Men and Women: Writing and Gender, Public City Library, Iowa City. https://iwp.uiowa.edu/sites/iwp/files/Shukriu_Books_Men_Women--web_000.pdf

2004  Dea Dardanicae - Ikonografia e monumenteve, simbolet dhe funksionet, Kosova 26, Instituti i  Historisë Prishtinë, ff. 9-32.

2003  Mbretëria dardane, Historia e popullit shqiptar I, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë.

2003  Paläochristliche Lampen aus dem antiken Dardania, Mitteilungen zur Christlichen Archaologue, Osterreichische Akademie der Wissenschaften, Philosophisch-Historische Klasse, Wiena, pp. 19-23.

2003  Shteti dardan, Kosova 22/23, Instituti i Historisë, Prishtinë, ff. 9-33.

2003  At Shtjefën Gjeçovi – arkeolog dhe mbrojtës i trashëgimisë kulturore, Vjetar XX, Arkivi i Kosovës, Prishtinë.

2002  Kalaja e Tërnocit dhe shandanet paleokristiane, Studime 8-9, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, ff. 217-230.

2002  Trashëgimia arkeologjike në kontekst të ndryshimeve të toponimeve, Toponomia e Gjakovës me rrethinë, Kuvendi i Komunës së Gjakovës, Gjakovë, ff. 45-49.

2002  Gradina e Gushicës dhe Municipium Labutza, Vjetar XXVII-XXVIII, Arkivi i Kosovës, Prishtinë, ff. 23-30.

2001  Le royaume dardan, Studia Albanica 2001, 1-2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë.

2001  Dardanët në veprat e Aristofanit, Menandrit dhe Cecil Statit, Dardania Sacra 2, Prishtinë, ff. 87-95.

2001  Dea e Dardanisë dhe monumentet e tjera epigrafike nga Smira, Buletin i Fakultetit Filozofik XXVI, Prishtinë, ff. 17-37.

2001  Pozita aktuale e shkencës së arkeologjisë në Kosovë, Studime, Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës, Prishtinë, ff. 39-43.

2000  Kosova, kontinuiteti etnik dhe historik i subjektivitetit të saj, Instituti i Historisë, Prishtinë - Instituti i Historisë, Tiranë, ff. 37-45.

1996  Proceset etnolitike tek dardanët dhe integrimet iliro-arbërore, Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, Tiranë - Prishtinë.

1996  Aspekte të historisë politike të Mbretërisë Dardane, Buletin i Fakultetit Filozofik XXIV, Prishtinë, ff. 19-25.

1995  Das alte Dardanien, Dardania, Zeitschrift fur Geschichte, Kultur und Information, 4/1995, Wien, pp. 27-35.

1995  Probleme të zhvillimeve të studimeve arkeologjike shqiptare, Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare 17, Tiranë, ff. 75-82.

1994  Zhvillimi protourban dardan, Studime 1, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, ff. 111-124.

1994  Toponimi gradinë në suazat e zhvillimit të vendbanimeve kodrinore në Kosovë, Buletin i Fakultetit Filozofik XXII, Prishtinë, ff. 127-132.

1994  Ancient Dardania, Kosova 3, Institut of History, Prishtina - Institute of History,Tirana, Tirana, pp. 11-15.

1993  Kisha e Shën Premtes në Prizren, Buletin i Fakultetit Filozofik XXI, Prishtinë, ff. 90-102.

1993  The Kosova Issue - A Historic and Curent Problem, Tirana, pp. 15-19.

1991  Stella nga Smira dhe Gradina e Gushicës, Gjurmime Albanologjike 20, Instituti Albanologjik, Prishtinë, ff. 33-39.

1990  Fortifikata e Veletinit, Arheološki Pregled, Arheološko Društvo Jugoslavije, Lubljana, ff. 106-108.

1990  Kulti i diellit te Dardanët, Studimi etnografik i ndryshimeve bashkëkohore në kulturën e popullit shqiptar, Instituti Albanologjik, Prishtinë, ff. 103-112.

1990  Kultura materiale e regjionit të Llapit në parahistori dhe antikë, Gjurmime Albanologjike XIX, Instituti Albanologjik, Prishtinë, ff. 7-17.

1989  Dea e Dardanisë dhe mozaiku i Orfeut, Seminari Ndërkombëtarë për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare XIV/1988, Fakulteti Filologjik, Prishtinë, ff. 15-21.

1988  Veprimtaria arkeologjjike e Shtjefën Gjeçovit, Përparimi 4, Prishtinë.

1987  Fortifikata Hisar në Kasterc të Suharekës, Gjurmime Albanologjike 16, Instituti Albanologjik, Prishtinë, ff. 7-17.

1986  Mozaiku i Orfeut, Gjurmime Albanologjike 15, Instituti Albanologjik, Prishtinë.

1985  Monedhat e perandorëve Volusian dhe Valentinian, Gjurmime Albanologjike 14, Instituti Albanologjik, Prishtinë, ff. 23-31.

1983  Kultura materiale dardane në gjysmën e dytë të mijëvjeçarit të parë, Gjurmime Albanologjike XIII, Instituti Albanologjik, Prishtinë, (1984  Iliria XIV, Tiranë).

1980  Zef Mirdita - Studime dardane, kritikë, Përparimi 6, Prishtinë.

1979  Sli?nosti sahranjivanja kod Ilira u Metohiji i severoisto?noj Albaniji, SANU, Nau?ni skupovi VIII, knj.II, Beograd, pp. 115-123.

1977  Rezultate paraprake arkeologjike përgjatë rrjedhës së poshtme të Drinit të Bardhë, Gjurmime Albanologjike IV-V, Instituti Albanologjik Prishtinë  (1978 Iliria VII-VIII, Tiranë), ff. 177-195.

1973  Rekognosciranje doline Belog Drima od sela Romaje do granice sa SR Albanijom, Arheološki Pregled, Arheološko Društvo Jugoslavije, Beograd.

Koautore

1995  Kosova, National Report, Women's IV World Conference, Bejing.

1996  Kosova, the Hungry Future, Food Summit, Rome.

1998  Kosova - milli rapor, Kosova sorunu, Istambul.

Video-dokumentarë

1995  Prevent the War in Kosova.

2010  Ulpiana antike.