Ekrem Myrtezai Akademik

Biografia

Lindi më 1931 në Gjakovë. Rrjedh nga një familje qytetare, nga kanë dalë klerikë të fesë islame. Nga viti 1941 e deri në vi­tin 1948 vijoi mësimet në Medre­senë e Madhe të Gjakovës. Pas shtatë vjetëve, mu në pragun e ixhazetit, braktisi med­resenë dhe në vitin 1948 u regjistrua në Shkollën Normale të Gjakovës, ndërsa në vitin 1951 u diplomua në Pejë. Pas një viti pune si arsimtar në Gjako­vë, në vitin 1953 u regjistrua në Fakultetin Filo­zofik të Beogradit – Dega e filozofisë. Stu­dimet universitare i kreu më 1958. Ishte ndër shqiptarët e parë nga Kosova, që u diplomua në fushën e filozo­fisë. Gjatë viteve 1957-1963 ishte profesor i filozofisë dhe i gju­hës latine në gjim­nazin “Hajdar Dushi” dhe i psikologjisë e i peda­go­gjisë në shkollën nor­male “Hysni Zajmi” të Gjakovës. Në vitet 1963-1969 ishte drejtor i gjim­nazit “H. Dushi”. Nga 1969 e de­ri më 1973 punoi këshilltar i pavarur në By­ronë Ekze­kutive të Komitetit Qend­ror të LKJ dhe njëkohësisht shef i ka­binetit të anëtarit të kësaj byroje – Fadil Hoxhës.

Studimet pasuni­ver­sitare i kreu në vitin 1972, në Fakultetin e Shken­cave Politike të Beogradit. Në vitin 1973 u zgjodh ligjërues i lëndëve Histo­ria e filozofisë antike dhe mesjetare dhe Filozofisë marksiste. U dok­torua në vitin 1977 në Prishtinë me te­zën “Le­nini për logjikën dialektike”. Gjatë vi­teve 1983-1991 ishte pro­fesor i rre­gullt i lëndëve të përmendura, por edhe i disa lëndëve të tjera filozofike: i estetikës, i logjikës, i idealizmit gjerman, i filozofisë bashkë­kohore etj. Një kohë e ligjëroi edhe lëndën Me­todologjia dhe teknika e kërkimeve shken­core në Degën e gjuhës dhe të letërsisë shqi­p­tare. Disa herë u zgjodh shef i Degës filozofi-sociologji të Fakultetit Filozo­fik të Pri­shtinës. Në vitin 1976 u bë laureat i Shpërblimit të Dhjetorit për shken­cat shoqërore. Gjatë viteve 1973-1981 ishte drejtor i Qendrës Krahi­nore të Arsimit Marksist.

Anëtar korrespondent i ASHAK-ut që nga viti 1996, kur­se në vitin 2000 u zgjodh anëtar i rregullt i kësaj akademie. Gjatë viteve 1983-1986 ish­te kryetar i Sho­qatës së Docentëve, Profesorëve dhe i Pu­nëtorëve të tjerë Shken­corë të Kosovës.

 

Bibliografia

Librat e botuar:

Filozofia materialiste-dialektike, QKAM, Prishtinë, 1975.

Studime filozofike, Rilindja, Prshtinë, 1975 dhe 1981.

Stalinizmi dhe neostalinizmi, QKAM, Prishtinë, 1976 dhe Rilindja 1981.

Pikëpamja e Leninit për metodën dialektike, QKAM, Prishtinë, 1976.

Marksizmi, socializmi dhe vetëqeverisja, QKAM, 1978 dhe Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore, Prishtinë, 1981.

Bazat e marksizmit (për kl. III dhe IV) së bashku me F. Aganin, Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore, Prishtinë, 1980.

Bazat e marksizmit…(për kl. I), së bashku me F. Aganin, Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore, Prishtinë, 1985.

Bazat e marksizmit…(kl. II), së bashku me B. Zhujën, Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore, Prishtinë, 1986.

Filozofia (kl.IV gjimnaz), Enti i Teksteve, Prishtinë, 1989.

Hyrje në filozofi, Enti i Teksteve, Prishtinë, 1984.

Bazat e filozofisë marksiste (tekst universitar), Enti i Teksteve, Prishtinë, 1986.

Disa terma aktualë politikë (edhe serbokroatisht: Neki aktuelni politi?ki termini Komunisti, Prishtinë, 1986.

Fjalori i filozofisë, Agjencia e Autorëve të Kosovës, Prishtinë, 1995.

Filozofia (për kl. IV gjimnaz), Enti i Teksteve të Kosovës, Prishtinë, 1996

Logjika, Enti i Teksteve të Kosovës, Prishtinë, 1997.

Leksikon i sentencave, citateve, sintagmave dhe proverbave latine, ASHAK, Prishtinë, 2008.

Fjalor i feve: sektet, rendet, bashkësitë, lëvizjet, doktrinat e fenomenet, Rilindja, Prishtinë, 2000.

Fjalor i terminologjisë fetare, Kryesia e Bashkësisë Islame e Kosovës, Prishtinë, 2007.

Fjalor i Filozofisë, Toena, Tiranë, 2007.

Hyrje konceptuale në filozofi, ASHAK, Prishtinë, 2015.

Artikuj e shqyrtime:

Fenomeni i tjetërsimit, Përparimi, vjeshtë e vitit 1960.

Ognjen Prica – filozof dhe revolucionar, Përparimi, 4/1961.

Empirizmi dhe racionalizmi – Buletini pedagogjik i Kosovës, 1963.

Lenini dhe leninizmi, Rilindja, 25.X-10.XI.1967.

Pikëpamjet etiko-morale të Sv. Markoviqit, Përparimi, 11-12/1967.

Pikëpamjet etiko-morale të Leninit, në Fjala dhe Flaka…, 1970.

Filozofia e ardhmërisë dhe marksizmi, Përparimi, 4/1972.

Filozofia humaniste e Marksit, Rilindja, 29.IV.-21.V.1973 dhe në Buletinin e punimeve shkencore të Fakultetit Filozofik të Prishtinës, 1973.

L. Fojerbahu dhe Marksizmi, filozofia dhe socializmi vetëqeverisës kritika e tij kundër Hegelit, Jehona 1/1973.

Kritika e Kantit lidhur me mendjen e kulluar dhe atë praktike, Buletini i punimeve shkencore të Fakultetit Filozofik të Prishtinës, XII/75

Lenini për dialektikën, Fjala, 1 janar 1973 (botuar edhe serbokroatisht në Obeležja), 5/1972.

Nuk e ka krijuar zoti njeriun, por njeriu e ka trilluar zotin, Fjala, 11.XI.1972.

Socializmi – proces i çlirimit social dhe kombëtar, në: Tito për Kosovën dhe

Kosova për Titon, botim i Akademisë së Shkencave e të Arteve të Kosovës, 1977.

Dialektika si teori dhe metodë filozofike, Studia humanistica, Fakulteti Filozofik i Prishtinës, 1/74.

Mendimi dhe veprimtaria e K. Marksit…në: Aktualiteti dhe rëndësia e mendimit dhe e veprës së Karl Marksit. Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës 1983.

Oktobar, Lenjin i socialisti?ka revolucija, në: Tetori dhe ne, Qendra Krahinore e Arsimit Marksist, Prishtinë 1978.

Edvard Kardel – mendimtar i lirisë dhe i revolucionit, në Edvard Kardel, Prishtinë 1980 (Disa pjesë të këtij punimi janë botuar në gazeta e revista në gjuhët serbokroate, sllovene, maqedone etj).

Supozimet ontologjike e gnoseologjike të logjikës dialektike të Leninit, Përparimi, 1/198 3.

Lenini për raportin antitetik në mes të metodës dialektike dhe asaj metafizike, Përparimi 1/73.

Mendimi dhe vepra e Marksit, Përparimi 2/1983.

Marksi për abstrakten dhe konkreten, historiken dhe logjiken, Përparimi 4/1981.

Disa çështje, propozime e dilema lidhur me terminologjinë filozofike në gjuhën shqipe, Përparimi 1/1989.

Lenjinov princip objektivnosti kao osnovni opšti metodološki princip, Obeležja, 1/1974.

Misao i delo Karla Marksa, Obeležja, 4/1984.

Darvini dhe K. Marksi, Rilindja, 11.IX.1982.

Aksiologjia dhe çështja e vlerave, Rilindja, 18.XII.1982.

Dogmatizmi në shkencë dhe degjenerimi i realizmit socialist, Fjala, 1.XII.1981.

Bashkëkohaniku ynë i madh, Komunisti, 3.II.1984 (edhe serbokroat.).

Zhan Pol Sartri – mbrojtës i dinjitetit dhe i humanizmit, Rilindja, 19.IV.1980.

Hipostazimi stalinist i partisë, Bota e re, 1977.

Një jetë e quajtur shkencë dhe revolucion, Rilindja, 17.V.1975.

Filozofia dhe shkencat e veçanta, Fjala, 1. XI-19.XII.1985.