Feriz Krasniqi Akademik

Biografia

Lindi më 1931 në Tërpezë të Malishevës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, Gjimnazin e Ulët e mbaroi në Prishtinë, kurse Shko­llën Normale në Gjakovë. Në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Nishit stu­dioi në degën e bio­logjisë ku edhe diplomoi në vitin 1954. Një kohë punon arsimtar i biologjisë e pastaj regjistrohet në Fakultetin e Shken­cave Matematike - Natyrore të Universitetit të Shku­pit, në grupin e biologjisë, ku edhe diplomon në fillim të vitit 1961.

Një kohë të shkurtër punoi profesor i lëndës së biologjisë në Shko­llën Normale të Prizrenit. Më 1961 u zgjodh asistent për lëndën Sis­tematika e bimëve në Katedrën e Biologjisë të Fakultetit Filozofik të Prishtinës. Disertacionin e doktoratës Vegjetacioni i pyjeve të re­gjionit kodrinor të Kosovës e mbrojti në vitin 1968 në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore të Universitetit të Beogradit.

Në vitin 1969 u zgjodh docent, kurse më 1980 profesor ordinar për lëndën Sistematika e bimëve të larta në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore të Prishtinës, ku punoi gjersa u pensionua. Ush­troi një varg funksionesh të ndryshme: një mandat ishte prorektor i Universitetit të Prishtinës, gjatë viteve 1973-1975 dhe dy mandate rek­tor i Universitetit të Prishtinës, gjatë periudhës 1975-1979. Gjithashtu kreu edhe disa funksione shtetërore, si deputet i Dhomës të Kom­beve të Kuvendit të dikurshëm Federativ dhe anëtar i Kryesisë së di­kur­shme të Kosovës.

Puna kërkimore-shkencore është e orientuar kryesisht në studi­min e florës dhe të vegjetacionit. Në sferën arsimore-edukative bëri për­pjekje për sigurimin e teksteve dhe të literaturës biologjike në gju­hën shqipe, në fillim si përkthyes e më vonë edhe si autor. Gjatë pu­nës në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore, udhëhoqi punimet e diplomës të shumë kandidatëve. Si anëtar i komisionit, mo­ri pjesë në mbrojten e disertacioneve të doktoratës në dy univer­sitete (të Prishtinës dhe të Zagrebit).

Për kontributin e tij në lëmin e kërkimeve shkencore, në proce­sin arsimor-edukativ të shumë brezave, në sigurimin e literaturës së ne­vojshme nga lëmi i biologjisë, në Zhvillimin institucional dhe afir­mimin e Universitetit të Prishtinës, u nderua me këto shpërblime dhe mirënjohje: Shpërblimi Krahinor i Dhjetorit për rezultatet e arritura në shkencat biologjike gjatë vitit 1975; Plaketa nga Fakulteti i Mjekësisë, për merita rreth Zhvillimit të tij me rastin e shënimit të dhjetëvjetorit të themelimit, shpërblimi Naim Frashëri për tekstin universitar Sis­tematika e bimëve të larta me elementet e filogjenisë, të botuar në vitin 1985; Mirënjohje nga Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore i Koso­vës për bashkëpunim të suksesshëm; Mirënjohje e Fakultetit të Shken­cave Matematike-Natyrore me rastin e kremtimit të 36-vjetorit të pu­nës së suksesshme të tij.

Në vitin 1995, Senati i Universitetit të Prishtinës ia jep titullin e nderit Profesor emeritus për merita të veçanta në Zhvillimin dhe avan­cimin e Universitetit të Prishtinës, si dhe për përsosmërinë mësimore dhe shkencore.

Në vitin 1996, zgjidhet anëtar korrespondent i Akademisë së Shke­n­cave dhe të Arteve të Kosovës, ndërsa në vitin 2000 zgjidhet anë­tar i rregullt i kësaj akademie.

 

Bibliografia

Punimet shkencore:

Krasniqi, F., 1963: Kontribut njohjes së florës së maleve të Drenicës, Përparimi, Prishtinë.

Krasniqi, F., 1963: Përshtatshmëria dhe përgatitja e bimëve për t’u mbrojtur nga ftohtësia dhe ngricat, Përparimi, Prishtinë.

Krasniqi, F., Marinovi?, R., 1966: Mbi mikrofitet që gjenden në ujrat minerale të Poklekut dhe ndikimi i ujrave të tilla në përbërjen e tyre floristike, Përparimi, Prishtinë.

Krasniqi, F., 1966: Šuma sladuna i cera kao posebna geografska varijanta u Lipovici (Quercetum confertae – cerris scardicum). Zbornik Filozofskog fakulteta u Prištini, knj. III. Str. 445-452.

Krasniqi, F., Marinovi?, R., 1969: O rasprostranjenju Tetraspora ulvacea Kutz. u vodama Belog Drima na Kosovu, Zbornik Filozofskog fakulteta u Prištini, knj. VI, str. 159-162

Krasni?i, F., 1972: Šumska vegetacija brdskog regiona Kosova – 6 (monografi), Zajednica nau?nih ustanova Kosova, Priština, knj. 27.

Krasniqi, F., Hundozi, B., Pajazitaj, Q., 1980: Rreth disa taksoneve bimore të reja për florën e Kosovës e të Serbisë, Buletini i pun.shkenc. i FSHMN, Prishtinë, VI/137-142.

Krasniqi, F., Hundozi, B., Pajazitaj, Q., 1981: Kontribut njohjes së florës së Kosovës, Buletini i pun. shkenc. i FSHMN, Prishtinë, VII/133-139.

Krasniqi, F., 1982: Promene u flori i vegetaciji Kosova poslednjih decenija i mere njihove zaštite. Makedonska akademija na naukite i umetnostite, Skopje, Prilozi III/59-67.

Krasni?i, F., 1987: Endemi u flori SAP Kosovo i problem njihove zaštite. Akademija nauka i umjetnosti Bosne i Hercegovine, Odelj. prirod. nauka, knj. 14, Sarajevo.

Krasni?i, F., Hundozi, B., Pajazitaj, Q., 1990: A short contribuiton to the flora of Kosovo. Rasprave IV razreda Slovenska Akademija znanosti in umetnosti, Ljubljana.

Krasniqi, F., 1998: Veçoritë e florës dhe të vegjetacionit të Kosovës dhe problemi i mbrojtjes së tyre. ASHAK, Seksioni i Shkencave të Natyrës, Kërkime 6, Prishtinë.

Marinovi?, R., Krasniqi, F., 1963: Algat e ujrave të tharta të Deçanit, Përparimi, Prishtinë.

Tati?, B., Krasniqi, F., 1963: Ranunculus falcatus i Asphodeline liburnica, Nove vrste za floru Srbije. Zbornik Filozofskog fakulteta u Prištini, knj. I, str. 323-326.

Marinovi?, R., Krasniqi, F., 1965: Mikrofite pokle?kih mineralnih voda, Glasnik prirodnja?kog muzeja, Beograd, Serija B, knj. 20.

Ble?i?, V., Tati?, B., Krasni?i, F., 1968: Kratak prilog flori Jugoslavije. Buletin de l’institut et du jardin botaniques de l’universite de Beograd, Tome III, nr. 1-4.

Ble?i?, V., Tati?, B., Krasni?i, F., 1969: Tri endemi?ne zajednice na serpentinskoj podlozi u Srbiji, Acta botanica croatica, Vol. XXVIII, Zagreb.

Marinovi?, R., und Feriz D. Krasni?i, 1970: Uber die charas (Chara) in mineralgeässrn der Pokleka. Buletin de l’institut et du jardin botaniques de l’universite de Beograd. Tome V/137-145.

Ble?i?, V., Krasni?i, F., 1972: Zajednica endemi?nog šibljaka forzicije i krstušca (Polygalo-Forsythietum europaeae Ble?i? i Krasni?i) u jugozapadnoj Srbiji. Glas. Republ. Zavoda zašt. Prirode – Prirodnja?kog Muzeja, Titograd, 4, str. 35-40.

Hundozi, B., Krasniqi, F., 1995: Colchicum hungaricum Jka. the Coronilla vaginalis Lam., lloje ibmore të reja për florën e Kosovës. Buletini i Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore, nr. 10/177-181, Prishtinë.

Tekstet shkollore – universitare e literaturë tjetër:

Krasniqi, F., 1985: Sistematika e bimëve të larta me elementet e filogjenisë, Tekst universitar, faqe 438. Botoi Endi i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore të Kosovës, Prishtinë.

Williams, H.G., Hunyad, K., 1987: Dictionary of weeds of eastern Europe. Akademia KIADO, Budapest. Nga 13 gjuhët e aplikuara në këtë botim, pjesa në gjuhën shqipe në të është përgatitur nga F. Krasniqi e B. Hundozi.

Krasniqi, F., Ruci, B., Vangjeli, J., Susuri, L., Mullaj, A., Pajazitaj, Q., 2003, Fjalor i emrave të bimëve – Dictionory of plant names, ASHSH dhe ASHAK, Tiranë-Prishtinë.

Puna në projekte shkencore-kërkimore:

Në projektin Hulumtime në florën e Kosovës, të udhëhequr nga Feriz Krasniqi e të realizuar gjatë periudhës 1986-1990, pas shumë ekspeditave në terren dhe punës kërkimore në laboratorë, janë determinuar dhe studiuar mbi 1200 taksone të bimëve të larta vaskulare të përhapura në trevën e Kosovës. Këto taksone bimore, së bashku me ato të studiuara më herët, të herbarizuara dhe të sistematizuara në mënyrë bashkëkohore e me shënime përkatëse, janë të vendosura në herbariumin e Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore të Prishtinës. Kështu janë vënë themele solide për studime të mëtejshme në florën dhe vegjetacionin e Kosovës, si në aspektin fundamental ashtu edhe në atë aplikativ.

Rezultatet e fituara gjatë punës në projektin e lartpërmendur, së bashku me hulumtimet e mëhershme, kanë kontribuar që tani rreth 70% të llojeve të florës së Kosovës të jenë të njohura dhe të studiuara, duke krijuar kështu mëndusë që në të ardhmen flora e Kosovës të botohet në formë të një edicioni të veçantë.