Ali Aliu Akademik

Biografia

Lindi më 1934 në Kranjë të Prespës. Shkollën tetëvjeçare e filloi në vendlindje dhe e kreu në Manas­tir më 1951, ndërsa Shkollën Nor­ma­le në Shkup më 1955. Studimet uni­versitare (albanologji) i mba­­­roi në Beograd në vitin 1960. Pas stu­dimeve zuri punë si gazetar në re­daksinë “Flaka e vllaznimit” në Shkup. Prej vitit 1969 deri në vitin 1972 punoi redaktor në Edicionin e Botimeve “Rilindja” në Prishtinë. Doktoroi në Universitetin e Prishtinës më 1973 duke mbrojtur tezën “Jeta dhe vepra e Petro Markos”. Që nga viti 1972 deri në pensionim ishte ligjë­rues, docent, profesor inordinar dhe profesor ordinar në Fa­kul­tetin Filozofik, përkatë­sisht në Fa­kultetin Filologjik të Prishtinës, për lëndën Teori e le­tër­sisë. Në vitin 1996 u zgjodh anëtar korres­pon­dent i Akademisë së Shke­n­cave dhe të Arteve të Kosovës, ndërsa në vi­tin 2000 anëtar i rre­gullt i saj. Është anëtar i jashtëm i Akade­misë së Shken­cave të Shqi­përisë dhe i Aka­demisë të Shkencave dhe të Arteve të Maqe­do­nisë.

Ali Aliu është studiues i letërsisë bashkëkohore shqiptare, fushë nga e cila ka botuar shumë vepra. Ka drejtuar disa kandidatë në tema magjistrature dhe doktorature. Ka shkruar dhe tekste shkollore për teorinë e letërsisë.

Ishte njëri nga themeluesit e LDK-së në vitin 1989 dhe anëtar i Kryesisë së saj në dy mandate, deri në vitin 1995. Ka drejtuar zyrën e Kosovës në Tiranë (1991).

Ka ligjëruar mbi 10 vjet si profesor në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë.

Ali Aliu është bartës i disa mirënjohjeve, siç janë: Çmimi për li­b­­rin më të mirë të vitit, Kritika letrare, botuar nga Sh.B. “Rilindja”; Çmimi “Di­mi­tar Mitrev” të SHSHM për librin më të mirë me kritika Shtegtim metafore për vitin 2007; Çmimin “Onufri” akorduar nga Festivali “Poeteka”, Durrës; Çmimi republikan “11 Tetori”; Çmimi “Krenaria e Prespës”, ndarë nga Sho­qata “Prespa na bashkoi”, Çikago; Çmimin special për kritikë nga Shoqata e Shkrimtarëve Lezhianë, si dhe Çmimin “Azem Shkreli” për vepër jetësore në letërsi që ia ndau Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve e Republikës së Kosovës në vitin 2015. është dekoruar ‘nderi i kombit’ nga Presidenti i Shqipërisë.

 

Bibliografia

Libra të botuar:

Kërkime, Rilindja, Prishtinë,1971.

Shqyrtime, Rilindja, Prishtinë, 1974.

Rrjedhave të letërsisë, Rilindja, Prishtinë, 1977.

Katër romane të Petro Markos, Flaka e vllaznimit, Shkup, 1974.

Kritika, Rilindja, Prishtinë, 1980.

Artikuj kritikë, Rilindja, Prishtinë, 1983.

Ese letrare, Rilindja, Prishtinë, 1987.

Kërkime, Naim Frashëri, Tiranë, 1990.

Don Kishoti te shqiptarët, Flaka e vëllazërimit, Shkup, 1996.

Reflekse letrare, Flaka, Shkup, 1999.

Antologji e poezisë shqipe, Klubi letrar, Tetovë, 1999.

Antologji e poezisë shqipe, Albin, Tiranë, 2002.

Teoria e letërsisë, Enti i Teksteve Shkollore, Prishtinë, 1985.

Teori e letërsisë, (ribotim i plotësuar) Enti Shkollor, 2001 dhe Vatra, Shkup, 2002.

Antologji e poezisë shqipe, Klubi letrar - 94, Tetovë, 2000.

Antologji e poezisë shqipe, (ribotim i plotësuar), Albin, Tiranë, 2002.

Letërsia bashkëkohore shqiptare, koautor, për klasat e katërta të shkollave të mesme) Alb-ass, Tiranë - Tetovë, 2001; Libri Shkollor, Prishtinë më 2002.

Letërsi, koautor, për klasat e para të shkollave të mesme, Alb-ass Tiranë-Tetovë,

Kush do ta vrasë ujkun, tekst plus për maturantët: zgjedhje dhe analizë e poezisë së Ali Podrimjes, Alb-ass Tiranë, Tetovë dhe Libri Shkollor, Prishtinë, 2002.

Si ta lexojmë poezinë?, Alb-ass, Tetovë-Tiranë, 2004.

Magjia e fjalës, Dukagjini, Pejë, 2003.

Kronika letrare, Logos, Shkup, 2003.

Vepra të zgjedhura, I, II, III, IV, Serembe, Shkup, 2004.

Don Kishoti shqiptar, ASHAK, Prishtinë, 2005.

Miti ballkanik te Kadareja, Onufri, Tiranë, 2007.

Fjalë për fjalën, Serembe, Shkup, 2008.

Dëshmi letrare, ASHAK, Prishtinë, 2008.

Shtegtimi i metaforës, Toena, Tiranë, 2009.

Don Kishoti shqiptar, Toena, Tioranë 2010.

Kënaqësia e leximit, ASHAK, Prishtinë, 2012.

Maqedonisht:

Don Kihotot medju albancite, Kultura, Skopje, 2004.

Antologija na albanskata poezija (maqedonisht), Pro Littera, Shkup, 2004.

Skenderbeg (bashkë me Gane Todorovskin), ASHAM, Shkup, 2005.

Bullgarisht:

Don Kihotot meždu albancite, Blgarski pisatel, Sofija, 2008.

Anglisht:

Don Quixote among Albanians, St. Clement of Ohrid, National and University Library, Skopje, 2011.