Rexhep Ferri Akademik

Biografia

U lind në Kukës (Shqipëri) në vitin 1937. Më 1958 mbaroi Shkollën e Mesme të Artit në Pejë. Në vitin 1962 botoi poezitë e para, nga cikli “Shëtitësit e lodhur” në revistën letrare “Jeta e re” në Prish­tinë dhe paralajmëroi se poezia dhe letërsia në përgjithësi do të jetë preokupimi i tij pothuaj po aq sa edhe artet pamore. Në vitin 1966 u diplomua në Degën e Pikturës Monu­mentale në Akademinë e Arteve në Beograd ndërsa në vitin 1970 mbaroi studimet pasuniversitare po në Akademinë e Arteve në Beograd. Më 1971 mori çmimin e Dhjetorit të Kuvendit të Kosovës për kontributin e tij në fushën e arteve figurative. Në vitin 1974 zgjedhet pedagog i Akademisë së Arteve Figurative në Pri­shtinë. Nën drejtimin e tij nga ky institucion do të dalin emra tashmë të njohur të arteve pamore në Kosovë dhe më gjerë.

Anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës zgjidhet në vitin 1996, ndërsa anëtar i rregullt në vitin 2000.

Ka organizuar shumë ekspozita të pavarura në vend dhe jashtë, ka marrë pjesë në manifestime të rëndësishme, ekspozita, bienale, takime, në Kosovë, në Ish Jugosllavi, por edhe në Francë, Itali, Gjermani, Turqi, Egjipt, etj.

Në vitin 1999 zgjedhet sekretar i Seksionit të Arteve në ASHAK.

Në vitin 2010 ASHAK botoi Monografinë ku psqyrohet i tërë opusi i tij artistik, të cilës i prin prezantimi i Gëzim Qendros.

Ka botuar disa përmbledhje me poezi, si dhe ese dhe romane.

 

Puna krijuese

Ekspozitat e pavarura:

1967 - Galeria e Qendrës Kulturore në Prishtinë.

1968 - Galeria Graficki Kolektiv në Beograd.

1969 - Galeria Darte II Cenacolo, Vicenca – Itali.

1973 - Galerina Grafi?ki Kolektiv në Beograd.

1976 - Galeria Kulturni Centar në Beograd.

1977 - Galeria Lambert në Paris (Francë).

1982 - Galeria e Arteve në Prishtinë.

1983 - Galerinë e Arteve në Sarajevë.

1989 - Galeria Vakko në Ankara, (Turqi).

1995 – Galeria Kulla e Balshajve, Ulqin.

1997 - Galeria Dodona, Prishtinë.

2001 - Galeria Kombëtare, Tiranë.

2007 – Galeria e Arteve e Kosovës

2012 – Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë.

2013 – Galeria Kombëtare, Tiranë.

Ekspozitat e rëndësishme të përbashkëta:

1972 mori pjesë në Bienalen Mediterane të Aleksandrisë në Egjipt.

1982 dhjetë artistë nga Kosova, Galeria Forum Zagreb.

1985 merr pjesë në ekspozitën “Arti bashkëkohor i Kosovës” në Galerinë Breht në Munih – Gjermani.

2007 mori pjesë në ekspozitën “L‘art moderne kosovar” në Cité internationale des arts – Paris.

Botimet:

Punë gjaku, poezi, Rilindja, Prishtinë, 1978.

Qafa e diellit, poezi Rilindja, Prishtinë, 1981.

Këmisha e bardhë, poezi, Rilindja, Prishtinë, 1984.

Trekëndësh me detin, poezi, Rilindja, Prishtinë, 1988.

Në profil, Rilindja, poezi, Prishtinë, 1992.

Ndoshta ishte dashuri, poezi, Rilindja, Prishtinë, 1997.

Atdheu im torzo, roman, Rilindja, Prishtinë, 1998; Onufri, Tiranë, 2009.

Portreti i një vetmie, poezi, Rilindja, Prishtinë, 2003.

Frikë nga Gernika, roman, Onufri, Tiranë, 2004.

Njeriu po kush tjetër, roman, Onufri, Tiranë, 2005.

Shapo Albane, Onufri, roman, Tiranë, 2006.

Humbës i lumtur, poezi, Toena, Tiranë, 2007.

Historia e hijeve, ese, Onufri, Tiranë, 2008.

Harrimi antik, poezi, Onufri, Tiranë, 2009.

Britma e Munkut, roman, Onufri, Tiranë, 20011.

Portreti në monedhë, roman, PEN Qendra e Kosovës, 2013.

Gabimet e bukura, ese, ASHAK, Prishtinë, 2015.

Monografia Rexhep Ferri, përgatitur nga Gëzim Qendro.

Shpërblimet dhe mirënjohjet:

1971 - Çmimin e Dhjetorit të Kuvendit të Kosovës.

1975 - Çmimi për pikturë të Shoqatës së Artistëve Figurativë të Kosovës.

1997 - Shpërblimin "Penda e artë" për poezinë më të mirë të botuar në revistën "Fjala" gjatë dy mitingjeve të poezisë në Gjakovë.

2014 – qyteti i Vlorës e shpalli Qytetar nderi.