Minir Dushi Akademik

Biografia

Lindi më 1929 në Gjakovë, ku kreu shkollën fillore. Shkollën e mes­me teknike e mbaroi në Nish (1950). Studioi në Fakultetin e Xe­hetarisë të Beogradit, ku diplomoi në vitin 1958. Doktoroi në Univer­sitetin e Beo­gradit në vitin 1965.

Pas diplomimit, punoi inxhi­nier në kombinatin “Trepça”, në mi­nierën e Stantërgut. Ushtroi funksione të ndryshme në kombi­natin Trepça” dhe në Universitetin e Prishtinës.

Pas vitit 1981 ishte anëtar i Krye­sisë së KSA të Kosovës.

Ishte pjesë e ekzekutivit të disa institucioneve shkencore dhe mësimore-shkencore të Kosovës. Këto ishin: Shkolla e Lartë Teknike në Mitrovicë (1961-1966), 2) Instituti i Plumbi dhe i Zinkut i Kombinatit “Trepça” (1966-1973), 3) Fakulteti i Xehetarisë dhe i Metalurgjisë fillimisht në Prishtinë (1970) e më vonë në Mitrovicë (1975-1979) dhe 4) Ishte në udhëheqjen ekzekutive të Universitetit të Prishtinës në vitet 1970-1972.

Në vitin 1969 u zgjodh profesor inordinar i Fakultetit Teknik të Prishtinës. Më 1970 u zgjodh prorektor i Universitetit të Prishtinës. Në qershor të vitit 1975 u zgjodh profesor ordinar i FXM në Mitrovicë dhe dekan për dy mandate. Ishte rektor i Universitetit të Kosovës në vitet 1981-1983. Anëtar korrespondent i ASHAK-ut u zgjodh që nga themeli­mi i saj, në vitin 1975, kurse në vitin 1978 u zgjodh anëtar i rregullt. Rreth 5 vjet ishte në krye të Bashkësisë së Institucioneve Shkencore të Kosovës, në edicionin e botimeve shkencore. Ka marrë pjesë në simpoziume e konferenca shkencore në vend e në botën e jashtme.

Opusi shkencor dhe profesional arrin mbi 140 njësi bibliografike. Nga fusha e xehetarisë ka botuar 8 vepra e afro 70 punime shkencore dhe profesionale. Ka të botuara 16 libra shkencorë, 4 janë tekste universitare (tri në gjuhën shqipe dhe një në gjuhën serbokroate), kurse 9 të tjera janë vepra të veçanta të botuara nga ASHAK, UP dhe Bashkësia e Institu­cioneve Shkencore të Kosovës.

Akademik Minir Dushi është nderuar me 27 shpërblime të ndry­shme, mirënjohje, diploma, pllaketa e dekorata. Ndër to veçohen Shpër­blimi Krahinor i Dhjetorit, shpërblimi 7 Korriku i RS të Serbisë dhe Pllaketa e argjendtë Nikolla Teslla. Është veteran i LANÇ-së (pjesëmarrës nga viti 1943) dhe veteran i arsimit të Kosovës.

Minir Dushi është shpallur qytetar nderi i Mitrovicës dhe i Gjakovës.

Në 25-vjetorin e Universitetit të Prishtinës, Senati i këtij universiteti ia dha titullin “profesor emeritus”, kurse Këshilli Shkencor-Mësimor i FXM i UP në Mitrovicë në dhjetor të vitit 1996 e ka shpallur Dekan Nderi. Është bartës i shumë mirënjohjeve nga Lufta II Botërore.

Ka qenë kryeredaktor i revistës Kërkime, që botohet në ASHAK, dhe kryeredaktor i revistës Plumbzinku të Institutit të Plumbit dhe Zinkut të kombinatit “Trepça”.


 

Bibliografia

Libra dhe monografi të botuara:

Transporti në miniera, dispencë për studentët e SHLT (1965).

Rudarske mašine, tekst universitar, (325 faqe), botuar nga UP 1974.

Makinat minerare, tekst universitar (375 f.), botuar nga UP 1975.

Principi izbora racionalnih karakteristika izvoznih tornjeva. Botim i veçantë (135 f.), botuar nga Bashkësia e Enteve Shkencore të KSA të Kosovës, Prishtinë 1968.

Pajisjet minerare ngitëse. Tekst universitar (298 f.), botues: Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore, KSAK, 1988.

Makinat minerare transportuese, tekst universitar (271 f.), botues: Universiteti i Prishtinës, 1996.

Sistemet ciklike të transportit, (245 f.), botues ASHAK, Prishtinë, 1999.

Trepça, botim i veçantë (460 f.), ASHAK, Prishtinë, 2002.

Universiteti i Kosovës (1981-1983), botim e veçantë i UP (350 f.), Prishtinë, 2004.

Zhvillimi i shkencave të xehetarisë dhe të metalurgjisë në Kosovë (1970-2005), ASHAK, Prishtinë 2005 (330 fq).

Veprimtaria shkencore në “Trepçë 1950-1987“, Prishtinë, ASHAK 2006 (305 f).

Pasuritë minerale të Kosovës Vëllimi I (470 f.), ASHAK, Prishtinë, 2009.

Pasuritë minerale të Kosovës Vëllimi II (347 f.) ASHAK, Prishtinë, 2009.

Qymyri i Republikës së Kosovës (543 f.), ASHAK, Prishtinë, 2012.

Boksitet e Dukagjinit, (231 f.), ASHAK, Prishtinë, 2015.

Hajdar (Beg) Dushi, Jeta dhe veprimtaria patriotike e Heroit të Popullit (304 f.), botimi i Shoqatës së Veteranëve të LANÇ të Kosovës dhe Shoqatës “Jakova”.

Punimet shkencore të publikuara:

Povrede nastale pri utovaru, transportu i istovaru rude u rudniku Trep?a – Stari Trg. Referat na savetovanju o utovaru i transportu, 1960, SITJ Beograd.

Dobijanje zasipnog materiala sa površinskog kopa za zapunjavanje otkopa u rudniku Trep?a, Tehnika 11/1963, Beograd.

Pasqyrë e zhvillimit të transportit dhe ngritjes në minierën Trepçë-Stantërg. Përparimi, 3-4/1968.

Mbi largimin e ujërave në Minierën Trepçë-Stantërg, Plumbi dhe Zinku, 3/1969, Zveçan.

Zhvillimi i punimeve minearre dhe shfrytëzimi i xeherorit të Pb-Zn në Minierën Trepçë-Stantërg, Përparimi, 1/1968, Prishtinë.

Osnovne sirovine, rudarska i metalurška proizvodnja Pb-Zn Jugoslavije, Plumbi dhe Zinku, 2-3/1970 (bashkë me Dr. Božidar. Todorevi?in), Zveçan.

Kombinati Aqpolimetalik në Kintao –RSS Kazakistanit, Plumbi dhe Zinku 3/1969, Zveçan.

Përvoja në veprimtarinë kërkimore-shkencore dhe të zhvillimit në KMMK Trepça.

Këshillim mbi punën kërkimore dhe të zhvillimit në ekonomi dhe për ekonomi, mbajtur në Bled më 1973, në organizim të LITJ.

VI Medjunarodni kongres rudarstva u Madridu. Plumbi dhe Zinku 3/1969 (bashkë me D. Vitoroviçin).

Ajvalija, Badovac, Kižnica i Novo Brdo (minierat e Pb-Zn, tomi V Enciklopedia e Jugosllavisë), 1985.

Goleš (Tomi III Enciklopedia e Jugosllavisë), 1985.

Posleratni razvoj proizvodnje Pb-Zn Jugoslavije. Teknika 12/1977, Beograd, (bashkë me dr. Božidar. Todorovi?in).

Nau?no-istraživa?ki rad i njegova primena u industriji. Kumtesë në Këshillimin mbi perspektivën e zhvillimit të shfrytëzimit nga sipërfaqja e qymyreve në Jugosllavi, Prishtinë, 1974, në organizim të LITJ. (bashkë me dr. Božidar. Todorovi?in)

Organizovanje NIR-a u RMHK Trep?a na bazi amandmana. Kumtesë në këshillimim mbi kërkimin dhe zhvillimin në industri në kushtet e punës së bashkuar, Poslovna politika, 7/1974, Kragujevc.

Školovanje kadrova u rudarstvu, geologiji, metalurgiji i tehnologiji u SAPK. Kumtesë nga këshillimi në organizim të LITJ, Zarë, 1979.

Uticaj fizi?ko-mehani?kih osobina kod proizvodnje Pb-Zn ruda. Kumtesë në Simpoziumin VI Jugosllav mbi mekanikën e shkëmbinjve dhe të truallit, Zveçan, 1977 (bashkë me dr. R. Xhodiqin).

Të zgjedhurit dhe llogaritja e drejtuesve dhe të shigjetave në puset ngritëse. Plumbi dhe zinku, 1/1981, Zveçan.

Mogu?i pravci i problemi NI u oblasti tehni?kih nauka u funkciji razvoja SAP Kosova, Kërkime, ASHAK 3/1985.

Mbi disa karakteristika të punës shfrytëzuese në minierat e Pb-Zn të Kosovës. Kërkime, ASHAK 3/1985.

Ve?ina istraživa?kih organizacija još se bave rutinskim poslovima. Tubim shkencor: Razvoj nauke i tehnologije u SFRJ, Beograd 1985.

Landët minerale të Kosovës dhe mundësitë për valorizim. Konferenca shkencore, ASHAK, 1996.

Pajisjet për transport dhe ngritje në minierat e rajonit Kizhnicë-Argjentinë. Revista N.1 e FXM, Mitrovicë, 1998.

Prodhimi i argjendit, arit, bizmutit dhe i kadmiumit në Metalurgjinë e Trepçës. Kërkime, ASHAK 6/1998.

Xehetaria e Kosovës gjatë shekujve. Dardania Sacra, Prishtinë 1999.

zhvillimi ekonomik i Kosovës në bazë të Pb, Zn dhe të shoqëruesve të tyre. Kumtesë në Konferencën shkencore të Unionit të Ekonomistëve Shqiptarë, Tiranë 1999.

Veprimet shkatërruese dhe gjenocidale serbe ndaj resurseve minerale të Kosovës. Kumtesë në Sesionin shkencor mbi gjenocidin serb të Seksionit të Shkencave Shoqërore të ASHAK, 24.IX. 2000, Prishtinë.

Xeheroret e manganit në Kosovë dhe valorizimi i tyre. Kërkime, ASHAK 8/2000.

Studim kritik mbi librin: “Kosova strategjia e zhvillimit ekonomik”, Dardania Sacra Nr. 4/2002.

Ndihmesë për shkencën minerare në fushën e përgatitjes së lëndëve të para minerare, Dardania Sacra, nr. 5/2003.

Minierat e magnezitit në ish-Jugosllavi, me vështrim të veçantë mbi minierën e “Goleshit”, Kërkime, nr. 11/2003.

Vështrim kritik ndaj dokumentit: Strategjia e zhvillimit ekonomik afatmesëm të Kosovës 2004-2008, Prishtinë, qershor 2003.

Udhëheqës i projektit: Proceset e privatizimit në Kosovë, përvojat e Evropës Qendrore dhe Lindore, mundësitë dhe pengesat, Prishtinë 2002.

Kompleksi industrial “Trepça” dhe privatzimi. Referat në Konferencën ndërkombëtare mbi privatizimin, Gakovë, janar 2002

Mundësitë e shfrytëzimit dhe të përpunimit të metaleve me ngjyra në Kosovë. Referat në seminarin: Strategjia e zhvillimit të industrtisë metalike në Kosovë, 25.11.2005. Pro­jekti i Kompanisë “Drini”.

Termocentralet e KEK-ut dhe mjedisi. Tryeza shkencore Mjedisi i Kosovës – resurset dhe faktori njeri, Prishtinë, 2008, Kërkime, Nr.16.

Monografia Kosova (nënzëri Pasuritë minerale-xehtaria), ASHAK, Prishtinë, 2009

Mundësitë gjeominerale të Kosovës (shqip-anglisht). Simpoziumi ndërkombëtar “Poten­cialet gjeominerale – strategjia dhe menagjimi i tyre”, Mitrovicë, 27 shtator 2006.

Kombleksi industrial “Trepça” Prodhimi, dëmet, borxhet dhe pronësia, Studime, 16-17, 2010.

Energjia nga qymyri energjetik i Fushë Kosovës, Konferenca-Bashkëpunimi Shqipëri-Kosovë dhe zhvillimi i sektorit energjetik, tetor 2010.

Shfrytëzimi i pasurive minerale dje, sot dhe nesër (2005-2009), Tryeza shkencore ASHAK: Shfrytëzimi i qëndrueshëm i pasurive natyrore, tetor 2010.

Shfrytëzimi i pasurive minerale, dje sot dhe nesër (2005-2010), Konferenca shkencore GeoAlb. Mitrovicë, 2011.

Përfundimet e hulumtimeve gjeologjiko-minerare në rajonin e Gjakovës, Kërkime 17, 2011.

Përfundimet e hulumtimeve gjeologjiko-minerare në rajonin e Gjakovës. Ligjëratë në Gjakovë, organizuar nga Shoqata e Intelektualëve “Jakova”, qershor 2010.

Studime, raporte, recensione:

Studimi i shpejtësisë dhe harxhimi i vajit te çekiçët shpues Atlas Copca, 1959.

Projekat verifikacije slepog izvoznog okna od V-XI horizonta rudnika Trep?a-Stari Trg, 1960.

Projekat dobijanja zasipnog materijala sa površinskog kopa Majdan, Rudnik Trep?a Stari Trg, 1961.

Prora?un snage motora izvozne mašine na Slepom Oknu rudnika Trep?a – Stari Trg, 1962.

Ekspertiza projekta rekonstrukcije izvoznog okna 5 u rudniku Belo Brdo, 1968.

Analiza glavnog transporta sa lokomotivama na VII horizontu rudnika Trep?a, Stari Trg, 1961.

Program investicija za rekonstrukciju rudnika i flotacije Trep?a Stari Trg, 1967.

Revizija studije rekonstrukcije rudnika i flotacije rudnika Trep?a, Stari Trg, 1966.

Elaborati për themelimin e degës së xehetarisë dhe të metalurgjisë në FT të UP, 1970.

Elaborat për themelimin e degës së gjeologjisë pranë FXM në Mitrovicë, 1979.

Elaborat o koncepciji organizovanja NIR u Kombinatu Trep?a, Zve?an 1979. (në të dy gjuhët).

Izveštaj o realizaciji koncepta organizovanja NIR-a u RMH Kombinata Trep?a, Zve?an 1980.

Projekat o rekonstrukciji rudnika sa flotacijom Trep?a, Stari Trg, 1970.

Revizija idejnog projekta transporta rude od izvoznog okna do flotacije na tunelu, Trepça Stantërg 1971.

Mogu?nost smanjenja gubitaka i osiromašenje rude u jami rudnika Pb-Zn Blagodat (koautor), 1984.

Projekti kryesor për shfrytëzimin e gelqerorëve nga vendburimi Korretica e Epërme, 1984.

Fitimi i nikelit nga vendburimet e Kosovës (tri studime të veçanta-koautor), 1985.

Kahet kërkimore në fushën SHT në planin afatmesëm (1985-1990) dhe në atë afatgjatë (deri në vitin 2000), porositur nga Instituti i FE, 1984.

Kompleksi industrial “Trepça” dhe privatizimi. Konferenca mbi privatizimin në Kosovë - mundësitë dhe pengasat, 2002.

O nekim karakteristikama eksploatacije ruda, olova i cinka na Kosovu. Cikël ligjëratash mbajtur në Universitetin “Kliment Ohridski” të Sofjes, dhjetor 1986.

Projekti: Procesi i privatizimit në Kosovë, kryetar i Grupit të punës, 2002.

Lëndët minerale të Kosovës dhe mundësitë prodhuese minerare (2000)

Kompleksi industrial i “Trepçës” faktor i ndotjes së mjedisit (2012).

Kompleksi industrial i “Trepçës” dëmet, borxhet dhe prodhimi.

Pasuritë minerale të Republikës së Kosovës. Kumtesë në Konferencën mbi pasuri minerale. Prishtinë (shkurt 2012).