Rauf Dhomi Akademik

Biografia

U lind në qytetin e Gjakovës më 1945 në një familje me tradita në këngën qytetare. Shkollën fillore e kreu në Gjakovë, ndërsa studimet për muzikë i filloi në Shkollën e Muzikës në Prizren në degën e teorisë (1961-1965). Studimet e larta për muzikë i kreu në Akade­minë e Muzikës në Sarajevë, në drejtimin e kompozimit dhe diri­gjimit në klasën e prof. M. Spiller në vitet 1965-1969. Pas studimeve punoi asistent (lënda e harmonisë) pranë të njëjtës Akademi (1969-1970) në të cilën mbrojti dhe diplomën në vitin 1970. Më pas, në vitet 1972-1973 kreu studimet pas­universitare për kompozim pranë Akademisë së Sarajevës, në klasën e prof. M. Spiller.

Pas diplomimit u kthye në Kosovë, ku filloi punën pranë gjimnazit H. Dushi (1969-1970). Krahas punës së pedagogut, u aktivizua dhe në je­tën kulturore të Gjakovës duke themeluar Korin e Burrave të qytetit, në vitin 1965 dhe duke bërë me të një jetë koncertore intensive. Në vitin 1971 u punësua pranë Shkollës së Lartë Pedagogjike në degën e Muzikës dhe që prej vitit 1975, kur u hap Fakulteti i Arteve i Prishtinës, e deri në pensionim punoi si profesor pranë këtij institucioni. R. Dhomi është anëtar i Akademisë se Shkencave dhe të Arteve të Kosovës që prej vitit 1993. Më 1 mars të vitit 2003, themeloi trupën e Operës së Kosovës, dhe me 1.01. 2004 themeloi Konservatorin Artistik pranë këtij Institucioni.

Krijimtaria e R. Dhomit është e pasur dhe e larmishme. Ka kompo­zuar në të gjitha gjinitë e muzikës, me një prirje të veçantë për muzikën vokale (koralet e shumta dhe veprat skenike ku përveç operave duhet përmendur muzika për teatër, në një numër impresionues prej rreth 300 shfaqjeve për të cilat ka bërë muzikën në teatrot e Prishtinës, Gjakovës, Pejës, Shkupit, Prizrenit etj.).

Muzika e tij është luajtur në të gjitha aktivitetet kryesore të Kosovës dhe të ish Jugosllavisë, si dhe në Shqipëri dhe është botuar në Kosovë dhe në Shqipëri.

Për aktivitetin dhe veprën e tij, është nderuar me çmime, dekorata të shumta, ndër të cilat duhet përmendur: Qytetar nderi i qytetit të Gjakovës (1979), Shpërblimi i Dhjetorit (1980), Dekorata me merita për popull me rreze të arta (1981) si dhe Shpërblimin për muzikën më të mirë në festivalin e teatrove në Beograd, në vitin 1990 (e refuzuar).

 

Veprimtaria

Skenike:

Goca e Kaçanikut, operë në dy akte dhe tri tablo, (opera e parë kosovare), libreti A. Dhomi dhe J. Buxhovi sipas novelës së M. S. Gurra, 1971/72, (bot. ShQKP, Tiranë, 1980 dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve, Prishtinë, 1997).

Dasma arbëreshe, operë në tri akte, libreti A. Dhomi, sipas G. del Gaudio, 1982-1983 (bot. Akademia e Shkencave dhe e Arteve, Prishtinë, viti 2004).

E bukura More, balet në tre akte, muzika dhe libreti R. Dhomi, 1984.

Muzat e Kalasë, operë, 2004 (në përfundim).

Vokalo-instrumentale:

Rondo, për violonçel dhe orkestër simfonike, 1965 (Bot. SHKQP, Tiranë, 1986).
kor dhe orkestër sinfonike, 1966-1983.

Requiem, e papërfunduar, 1966-1968. Këngë solemne, për solist e orkestër sinfonike, teksti A. Dhomi, 1971.

Vatra e urtësisë, kantatë për solist, kor, recitues dhe orkestër sinfonike, teksti E. Gjerqeku, 1985.

Uratë vashave, kantatë për solist, kor dhe orkestër sinfonike, teksti A. Dhomi, 1990 (me rastin e 100-vjetorit të shkollës së parë shqipe në Prizren).

Orkestrale:

Uvertura solemne, për orkestër sinfonike, 1969.

Scherzo, për orkestër sinfonike, 1966.

Epopeja, për orkestër sinfonike, 1978.

Uvertura, nga opera Goca e Kaçanikut, 1972.

Suitë sinfonike, 1993.

Këngë solo për zë dhe piano:

Pranvera, për zë (S apo T) dhe piano, teksti Ajmone Dhomi, 1985.

Këngë pleqërishte, për zë (S apo T) dhe piano, teksti L.Pogradeci, 1985.

Pa lamtumirë, për zë (S apo T) dhe piano, teksti Ajmone Dhomi, 1971.

Dashuri e parë, për zë dhe piano, teksti A.Z.Çajupi, 1969.

Vjeshta, për zë (S apo T) dhe piano, teksti Ndre Mjeda, 1970.

Vajta-kalova, për zë (S apo T) dhe piano, teksti Arbëreshe-popullore, 1986.

Bandillët në gjumë, për zë (S apo T) dhe piano, teksti R.Dhomi, 1980.

La mia vita, për zë (S apo T) dhe piano, teksti Domenico Randelli, 1995.

Kopshti i dashurisë, për zë (S apo T) dhe piano, teksti A.Z.Çajupi, 1984.

Muzikë dhome:

Rondo, për violonçel dhe piano, 1965 (bot. ShQKP, Tiranë, 1986).

Passacaglia, për piano solo, (mes 1966-1969).

Scherzo, për piano solo, (mes 1966-1969).

Kujtime, për piano solo, (mes 1966-1969).

Variacione, për piano solo, (mes 1966-1969).

Sonata Nr. 1, për piano solo, (mes 1966-1969).

Kuartet për harqe në F Dur, 1968, Shpërblimi i parë në Fest. Anonim të Rinisë Jugosllave, 1967 (bot. Akademia e Shkencave dhe e Arteve, Prishtinë, 2001).

Elegji, për zë (S apo T) dhe piano, teksti R. Dhomi, 1970.

Mall dashurie, për piano solo, (mes 1990-1999).

Nocturno albanese, për piano solo, (mes 1990-1999).

Album për fëmijë, për piano solo, (mes 1990-1999).

Evergreen, për piano solo, (mes 1990-1999).

Impresione dardane, për piano solo, (mes 1990-1999).

Album për kitarë Nr. 1 (Haresa, mallëngjimi, Nga dritarja e De Radës, Marsh

Napoloni, Arioso, Iluzione lirike, Valse albaneze, Si lojë) 1993.

Album për kitarë Nr. 2 (Alla variationi, Loja e princave, Këngë,m Valleza shqipe,

Antike shkodrane, Impromptu kosovare, Capriccion Nr. 1, Capriccio albaneze, Doli hëna) 1994.

Balladë, për zë (S apo T), teksti A.Podrimja, 1999.

Etud-Capriccio Nr. 1, për violinë solo, 2001.

Alla cadenza, për violinë solo, 2001.

Temë me variacione Nr. 1, për violinë solo, 2001.

Etud-Capriccio Nr. 2, për violinë solo, 2001.

Temë me variacione Nr. 2, për violinë solo, 2001.

Trio in A, për flaut, violinë dhe violë, 2002.

Trio in a-minor, për tre kitara, 2002.

Duo in G, për dy violonçela, 2002.

Kuintet, nga opera Goca e Kaçanikut, për flaut, oboe, klarinetë, corno in F dhe fagot, 2002.

Vepra korale:

a. Përpunime këngësh popullore

Te mullini përmbi vijë, për kor të përzier dhe solist, teksti popullor, 1969 (bot. Akademia e Muzikës, Sarajevë, 1969).

O po gjeta një bilbil me vesë, për kor të përzier, teksti popullor, 1977 (bot. BVI Prishtinë, 1984).

U çu rrushja, për kor burrash, teksti popullor, 1981.

Te mullini përmi vijë, për kor mikst, teksti popullor, 1969 (bot. Akademia e Arteve, Sarajevë, 1970).

b. Këngë të ndryshme

Pogradeci, për kor të përzier dhe solist, teksti L. Poradeci, 1966, Shpërblimi i parë në Fest. Anonim të Rinisë Jugosllave, 1967 (bot. BVI, Prishtinë, 1984).

Nga malli i dashurisë, potpurri këngësh për kor të përzier dhe solist, teksti popullor, 1987.

Varka, për kor të përzier, teksti popullor, 1988.

Vjeshta iku, për kor të përzier, teksti popullor, 1986.

Kujtimi i saj, për kor burrash, teksti popullor, 1985.

Pi e puth, për kor burrash, teksti A. Asllani, 1985.

Zemra e liqerit, për kor të përzier, teksti L. Poradeci, 1967, Shpërblimi i dytë në Fest. anonim të Rinisë Jugosllave, 1968 (bot. BVI, Prishtinë, 1974).

Ro-ko-ko, për kor burrash, teksti popullor, 1973.

Muzgu, për kor burrash, teksti popullor, 1974.

Kanon, për kor burrash, teksti popullor, 1974.

O yll i bukur, për kor burrash dhe kor të përzier, teksti popullor, 1986.

Çanakala, për kor burrash dhe kor të përzier, teksti popullor, 1982.

Doruntina, për kor të përzierë, teksti N. S. Hoxha, 1981.

Natë e qetë, për kor të përzier, teksti R. Dhomi, 1980.

Kij besim te unë, për kor burrash, teksti popullor, 1983.

I brengosur, për kor burrash, teksti popullor, 1983.

O moj nëno, për kor burrash, teksti N. S. Hoxha, 1984.

O bilbil, për kor burrash, teksti popullor, 1984.

Pëllumbesha, për kor burrash, teksti popullor, 1985.

Plak ashik, për kor burrash, teksti F. Noli, 1979.

Lules, për kor femrash, teksti A. Podrimja, 1978.

Lamtumirë, për kor të përzier, teksti R. Dhomi, 1979.

Përse, për kor burrash, teksti popullor, 1977.

Trëndafili im i parë, suitë për kor të përzier, teksti popullor, 1980.

Vajza ime, për kor burrash, teksti popullor, 1983.

Leav as houme, për kor burrash dhe kor të përzier, teksti N. S. Hoxha, 1992.

Amaneti, për kor burrash dhe kor të përzier, teksti popullor, 1998.

Të falemi o dhe, për kor të përzier, teksti A. Dhomi, 1985.

Kalinea, për kor grash, teksti popullor, 1981.

Antigona, për kor të përzierë, teksti popullor, 1983.

I vuajtur jam, për kor të përzier, teksti popullor, 1983.

Gyrbetqari, për kor burrash dhe kor të përzier, teksti popullor, 1989.

Kënga e detit, për kor burrash dhe kor të përzier, teksti popullor, 1988.

Ma mir' në pyll, për kor burrash dhe kor të përzier, teksti popullor, 1977.

E mora lapsin, për kor burrash dhe kor të përzier, teksti popullor, 1977.

Dallëndyshe, për kor burrash dhe kor të përzier, teksti L. Poradeci (ß), popullor, 1978.

Nata në ty, për kor burrash dhe kor të përzier, teksti A. Podrimja, 1979.

Udhëtimi, për kor burrash dhe kor të përzier, teksti R. Dhomi, 1979.

Kulla e Balshajve, për kor burrash dhe kor të përzier, teksti A. Podrimja, 1988.

Alba X, për kor burrash dhe kor të përzier, teksti A. Podrimja, 1993.

Rrokullisni kaset, për kor burrash dhe kor të përzier, teksti popullor, 1982.

God blles You, për kor të përzierë dhe orkestër sinfonike, teksti R. Dhomi, 2000.

Ti je e gjallë, për kor burrash, teksti N. S. Hoxha, 2001.

Muzikë për film dhe television:

Kur pranvera vonohet, regj. E. Kryeziu, Kosova film, 1975.

Gjurmë të bardha, regj. E. Kryeziu, Kosova film, 1976.

Buka e hidhur, regj. E. Kryeziu, Kosova film, 1977.

Rruga pa kthim, regj. A. Sopi, Kosova film, 1979.

Njeriu prej dheu, regj. A. Sopi, Kosova film, 1979.

Tre vetë kapërcehjnë malin, regj. B. Sahatçiu, TVP, 1980.

Kur shpirti ndrron jetë, regj. I. Ymeri, Kosova film, 2000.

Kur pranvera vonohet, seri TV, RTP, regj. Ekrem Kryeziu, 1979.

Lidhja e Prizrenit, seri TV, TVP, regj. Skender Blakaj, 1975.

Autobusi 1, seri TV, RTP, regj. Fatmir Lama, 1982.

Autobusi 2, seri TV, RTPs, regj. Fatmir Lama, 1983.

Dy plus një, seri TV, RTP, regj. Fatmir Lama, 1984.

Dy plus dy, seri TV, RTP, regj. Fatmir Lama, 1985.

Vepra të kompozuara apo muzik e përgatitur përmbi 300 shfaqje në teatrot e Prishtinës, Pejës, Gjakovës, Prizrenit, Shkupit etj.

Vepra të botuara:

Te mullini përmbi vijë, për kor të përzier dhe solist, teksti popullor, 1969, bot. Akademia e Muzikës, Sarajevë, 1969.

Pogradeci, për kor të përzier e solist, teksti L. Poradeci, 1967, bot. BVI, Prishtinë, 1984.

Zemra e liqerit, për kor të përzier, teksti L. Poradeci, 1967, bot. BVI, Prishtinë, 1985.

Rondo, për violonçel dhe piano, 1965, bot. ShQKP, Tiranë, 1986.

Goca e Kaçanikut,Opera në tre akte, ASHAK, Prishtinë, 1997).
Kuarteti për harqe, ASHAK, Prishtinë, 2001.

Vepra vokale, ASHAK, Prishtinë, 2001.

Arie dhe këngë solo, ASHAK, Prishtinë, 2002.

Dasma Arbëreshe, Opera në tre akte me prolog, ASHAK, Prishtinë, 2005.
Scherco simfonike, ASHAK, Prishtinë, 2009.

Këngë patriotike, ASHAK, Prishtinë, 2010.

Uvertyra solemne, ASHAK, Prishtinë, 2013.

Goca e Kaçanikut, ASHAK, Prishtinë, 2013.