Zeqirja Ballata Akademik

Biografia

U lind në Gjakovë më 1943 në një familje zejtarësh të gjyshit dhe t'atit këngëtarë popullorë. Pas Shkollës së mesme të muzikës në Prizren ('63), u diplomua me sukses të shkëlqyer ('67) dhe u magjistrua ('69) për kompozitor në Akademinë e muzikës në Lubjanë te akademi­kët Matija Bravniçar dhe Lucijan M. Shkerjanc duke realizuar koncert autorial. Ka studiuar edhe muzikologjinë (1965-69) në Fakultetin filozofik të Uni­versitetit të Lubjanës. U specializua në Venecie te Virgilio Mortari (VI-VIII '69 e '70), në Accademia musicale Chigiana në Sienë (Itali) te Franco Donatoni (VI-VIII '72 e '73) dhe në Romë te Gofredo Petrassi (tetor '72 - maj '73).

Kompozitor me opus bashkëkohor prej më se 160 veprash pia­nistike, korale, solistike-instrumentale, kamertale, vokalo-instrumentale e simfonike të botuara në Slloveni, Kosovë, Holandë... të ekzekutuara në festivale/ koncerte në Kosovë, Shqipëri, Slloveni, Itali, Kroaci, Austri, Bullgari, Gjermani, Maqedoni, Francë, Mal të Zi. Ka realizuar koncerte autoriale në vend e jashtë (Lubjanë, Prishtinë, Maribor, Ulqin, Prizren, Gjakovë, etj.). Pianist me pjesëmarrje në koncerte/ festivale në Kosovë, Slloveni, Itali, Kroaci, Shqipëri, Serbi, Vojvodinë, Austri.

Pedagog në Shkollën muzikore “F. Shturm” në Lubjanë (1965-70) dhe në Shkollën e lartë pedagogjike në Prishtinë (1971-75). Koautor i Elaboratit për themelimin e Degës së muzikës (1975) të Fakultetit të arteve; doc. (1975-79), prof. inord. (1980-85) e prof. ord. (1986-91). Në vitet 1991-2007 këshilltar në Liceun artistik/ Konservatorin muzikor në Maribor. Që nga viti 2007 sërish prof. ord. për lëndët Kompozicion e Orkestracion në Fakultetin e Arteve në Prishtinë.

Veprimtar aktiv në jetën muzikore: në vitet 1971-91 kryetar i Pleqë­sisë (1975-77), prodekan (1977-79) e dekan Fakulteti (1979-81); bashkë­themelues i Shoqatës së kompozitorëve të Kosovës (1972). Kryetar i Shoqatës së Kompozitorëve të Kosovës (1977-80 e 1990-91). Bashkëthe­melues e kryetar i Festivalit “Ditët e muzikës kosovare” (1979). Kryetar i Bashkësisë së Akademive muzikore të RSFJ (1979-80). Kryetar i Shoqatës së pedagogëve muzikorë të Kosovës (1983-85). Kryetar i Garave fede­rative të nxënësve/studentëve të muzikës (1984). Anëtar korrespodent i (1996) dhe i rregullt (2000) i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.

Publicist me veprimtari studimore librash/ tekstesh universitare e shkollore, punimesh profesionale-shkencore në shtypin kombëtar e ndër­kombëtar, kumtesash në simpoziume, konferenca, kongrese, tribuna mu­zikologjike. Eshtë i përfshirë në shumë publikime, leksikone, enciklo­pedi.

 

Opusi  Krijues

Pianistike:

Jehonat nga Bjeshkët e Nemuna për dorë të majtë (1963);
Fantasia rustica për dorë të majtë (1964);
Ou village (1964);

Sonatë në dy kohë (1965-66);
Deux caprices (1965-67);
Solo de concert (1967);
Variations sensitives (1969);
Dy valle (1982, 1996);
Plaku i maleve (1994);
Alla marcia 4-duarshe (1999);
Hexaphonia për dy piano (ose 4-duarshe, 2001);
Suitë për pionierë (2002-03), Këngë (2003);
Këngë/Pesem (2004).

Korale (për kor të përzier):

Bisedë me vendin (1964);,
Poetom (1965);

Najve? sveta... (1965);
Ku po shkon moj goc' e vogël (1967,e përpunuar);
Oj Kosovë (1979, e përpunuar);
Si dukat i vogël je (1981, e përpunuar);
Humoreskë (+ bas solo, 1982);
Do t'ia them një kënge (1984);
Gaudeamus igitur (+ perkusione,1999, e përpunuar);
Olimpionicus (1999);

Motetus scolasticus (2000);
Dy kumriat (+ flaut e lodër, X 2011).

Për kor meshkujsh:

Kam shtëpin' me thupra (+ bas solo, 1968, e përpunuar);
Sikur t'i kisha sytë e tu (+ solist, 1966, e përpunuar);
Si dukat i vogël je (1967, e përpunuar);
Dashuri djaloshare (1984, e përpunuar);

Skanderbeku një mënatë (+ recitues, 1991, e përpunuar);
Betimi m'i flamur (1991, e përpunuar);
Kopilja (1991, edhe për femra, e përpunuar);

Për kor të rinjsh/femrash:

Ëndërrini i djaloshit (1966);
Këngë për Mine Pezën (1976, e përpunuar);

Dona nobis (+ fl., glsp., trngl., piano, 1997);
Pa se sliš (2002, e përpunuar);
Për kor pionierësh:

Ninulë (+ vibrafon, 1972);
Fugëza fshatare (1972);
Nënës (1975);
Dimri (bis 1-zëshe, 1975);
Maji me lule (bis 1-zëshe, 1978);
Rritu drita ime (1978);
O i vogli partizan (1979, e përpunuar);
Mësuesja ime (1980);
Gëzohu fëmijë (bis 1-zëshe, 1980);
Xixëllonja (1980);
Pranvera në nëntor (bis 1-zëshe,1980);
Valëza e lumit (bis 1-zëshe,1980);
Të punojmë si ora (1987), Shiu (bis 1-zëshe,1987);
Internacionalja (e përpunuar, 1987);
Oj Kosovë (e përpunuar, bis me trngl e shkopinj, 1987);
Poshtë mizorët (e përpunuar, 1988);
Malet me blerim mbuluar (e përpunuar, 1989);
Nënë Terezë bijë Shqiptare (+ recit., 1990);
Ty flamur (+ recit., 1991, e përpunuar);
Këngë (20) pionierësh 1-zëshe (poros. nga poeti slloven Tone Dodlek
);

Solistike instrumentale:

Suitë për flaut solo (1965);
Suitë për obo solo (1967);
Suitë për obo e harpë (1968);
Air nuancee për bri anglez (1970);
Frekuencat/Frequentiaes për klarinetë e piano (1973);
Multuphonia për flarinetë solo (1974);
Monolog për flarinetë solo (1975);
Studio për obo e piano (1976);
Glissandi pë violinë e piano (1977);
Bilbili (iNaimit)/Rossignol për 3 bllokflauta e piano (1978);
Sonatinë për violonçel e piano (1981);
Quasi una ballata për kitarë (1982);
Marcia për violinë e piano (1982);
Këngë për violinë e piano (1982);
Cadenza për saksofon e piano (1990);
Partizani i vogël për bllokflaut e piano (1990);
Canticum Scodrense për fizarmonikë e piano (1992);
Variante për fizarmonikë (1993);
Valle (nga Mandrica) për flaut e piano (1996);
Strophes për flaut e piano (1997);
Melismi e Danza për violinë solo (1998);
Spirale... për trumbetë e piano (2001);
(I)Lirika... për violonçel e elektronikë (2002);
Fyelli i Martinit/Martin's flute për flaut e piano (2003);
Kaba & Valle për saksofon dhe elektronikë (2003);
Hommage Boletini/Seferi për violinë e piano (2004);
Ballo delle Montagne për flaut e fizarmonikë (2011);
Don... y Sancho... për cl.picc. Mib in cl. basso (2008);
Intimidades për kitarë solo (2009)
;
Introduzione, Kaba et Rondellus për violë e piano (2011).


Romanca për zë e piano:

Ndamja për zë të lartë e piano (1965);

Asaman o syr i zi për zë të lartë e piano (1967, e përpunuar);

Apel për zë të mesëm e piano (1976);

Mes rrugës rruga për zë të mesëm e piano (1978);

Luftëtari për bas e piano (1980);

Burokrati për bariton e piano (1983);

Nëna Terezë për soprano e piano (1990);

Përurim për bariton e piano (1994);

Gjëma për soprano, bas dhe dy piano (1999);

Ito bashkani për zë të lartë e piano (2005, e porositur);

Sarabanda për soprano e bas dhe dy piano (2006);

Transformimi/Preobrazba për soprano, bas dhe dy piano (2006);

Hapna sytë tanë (2010).

Kamertale:

Trio frymor, fl., klar., fag.(1968, Koha II; I dhe III të humbura);

Musica breve për violinë e violë (1970);

Suonada për obo, kitarë e piano (1972);

Mësuesja ime për zë, klar., vnë e pno (1972);

Shtytje për obo, klarinetë, violinë, kitarë e piano (1972);

Vertikale për klarinetë, piano e perkusione (1973);

Quartetto (abbreviato) nr. 1 (1980) & nr. 2 (1989);

Epitaf N për recitaor e ansambël (1982);

Dialog për flaut e klarinetë (1983);

Trio për flaut, klarinetë e piano (1983);

Trio pianistique (1983);

Fanfara I për 3 trumbeta (Sib) dhe 3 trombona dhe timpanë (1984);

Divertimento për flaut, obo e fagot (1986);

Fanfara II për 2 trumbeta (Sib) dhe 2 trombona (1986);

Nostalgisches Lied për akordeon, piano e perkusione (1991);

Gaudeamus igitur për 4 trombona (bis për 2 tromb., k-bas e perkusione (1995);

Lipej raja për kor të rinjsh dhe instrumentarium të Orff-it (1996, e porositur);

Goslice për kor të rinjsh dhe instrumentarium të Orff-it (1996, e porositur);

Mater Theresiae per mezzosoprano dhe ansambël (1997);

Dyptichon për për fl., vnë, vlë e pno (2000);

Balada e Tanes për recit., fl., v-çel e pno (2001);

Tre terzetti për Es-, B- dhe Bas-klarinetë (2004);

Quintetto dei fiatti (2006);

Don... y Sancho... per clar. picc. (Mib) & clar. basso (2008);

Microintervals for Es-, A- & Basc-clarinett (2008);

Symposion 2009, fur Fl., Clar (B), Fag., Cor (F), Violine, Vcello, C-bass und Klav. (2009);
Albania seen at day-break for ten/sop., trump. & org. (2009);
Musica a cinque per fl., clar. picc.
(Mib), clar. (Sib), clar. basso & pf (2009);
Introduzione, kaba et rondellus« per viola & pf. (2011);
Kolegina družina për soprano, picc., fl. & pf. (2012);
A tre për piccolo, violë e piano (2012).


Vokalo-instrumentale:

Këmbë qëndrese për rec., bas, kor, piano e perkusione (1978);
Bir i vendit trimëror për rec., sol., kor e ork. kamertal (1981);
Pro memoria 1462 per soli, coro e orchestra di camera (1987);
I gjallëron heshtjet për rec., bar., kor, vegla me frymë të drunjta, DJ, El. e piano (2004);
Prova gjenerale per rec., alto, fl. a becco (fl picc., fl., fl. contralto), pf. e 3 percussionisti (1994);
Akrostik për rec., sopr., piano, vegla me frymë të drunjta, harqe e perkusione (1995);
Ditë vjeshte për rec., sopr., bar., kitarë, piano, El., vegla me frymë të drunjta e harqe (2005);
Lacrimosa – IX 2001 per voce decl., basso, coro, 2 p-forti e percussione (2008);
Musicus universalis per 4 soli, pf., fiatti e percussione (2008).

Orkestrale-koncertante:

Suitë për orkestër harqesh (1966);
Passacaglia per orchestra (1966);
Capriccio sinfonico (1967);
Studio per 2 pf. ed orchestra di camera (1973);
Concerto stretto per fl. picc., flauto, fl. contralto ed orchestra (1978-79);
Simfonia 83 (1982-83);
Gaudeamus igitur per fiatti e percussione (1996).

Muzikore-skenike:

Epos për balerinë, balerin, vegla frymore dhe 5 perkusionistë (2004);

Libra universitarë, shkollorë:

Gjurmëve të muzës, Rilindja, f. 271, Prishtinë, 1987.
Kultura muzikore për kl. VII-VIII (koautor me S. Spahiun
), ETMM i KSAK, '87.
Edukata muzikore për kl. VII-VIII (koautor me S. Spahiun), ETMM i KSAK, '88.
Veglat muzikore – tekst universitar (Universiteti i Prishtinës, 1990.
Edukata muzikore 8 – shkolla e mesme e ulët, Libri shkollor, Prishtinë, 2005.


Studime muzikologjike, kumtesa në festivale, kongrese, tribuna, tryeza; recensione.

Çmime dhe mirënjohje:

- Dy çmime në Konkursin e B.K. të Shoqërive Muzikore të Kosovës, '66, '68.
- Çmimi universitar i Preshernit
në Lublanë (1967).

- Çmimi I Festivalit Ndërkombëtar të Koreve në Celje, 1967,
- Shpërblimi i Dhjetorit i Kosovës, 1968.

- Dy çmime në Konkursin e RTV Prishtina, 1974, 1977.

- Dy çmime vjetore të Shoqatës së Kompozitorëve të Kosovës, 1977, 1989.

- Medalje me kurorë të argjentë e Presidiumit të RSFJ, 1981.

- Karta e Takimeve të Akademive Muzikore të RSFJ, Rovinj, 1981.

- Mirëjohja “Dr. Roman Klasinc” e Liceut artistik, Maribor ('03) dhe e Lidhjes së Pedagogëve Muzikorë të Sllovenisë, Maribor.

- Mirënjohja nga Colegium musicum i qytetit Malmo, Suedi, 2006.
- Pllaketa për vepër jetësore e Drejtoratit për kulturë, KK i Gjakovës, 2007.

- Çmimi për vepër jetësore “Dr. Roman Klasinc” e Konservatorit muzikor, Maribor, '08.

- Mirënjohja e Ministrisë së Kulturës e Kosovës (2008).