Aktuale

aktuale 1
 

Vizita e ambasadores së Francës në ASHAK

Më 19 tetor 2021, Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës e vizitoi ambasadorja e Francës në Kosovë znj. Marie-Christine Butel, e shoqëruar nga z. Donato Giuliani, këshilltar për bashkëpunim dhe veprimtari kulturore dhe znj. Fikrije Pllashniku, sekretare e Përgjithshme në Departamentin për bashkëpunim dhe veprimtari kulturore.

Ambasadorja Butel, u prit nga kryetari i Akademisë, akademik Mehmet Kraja, anëtarët e Kryesisë: anëtare korrespondente Myzafere Limani, sekretare shkencore, akademik Eqrem Basha, sekretar i Seksionit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë, anëtar korrespondent Fetah Podvorica, sekretar i Seksionit të Shkencave të Natyrës dhe akademik Rexhep Ismajli, kryetar i Këshillit për bashkëpunim ndërkombëtar të ASHAK-ut.

Takimi u zhvillua në atmosferë miqësore. Kryetari Kraja bëri në paraqitje të punës së Akademisë në përgjithësi. Sekretarët e seksioneve folën për aktivitetet e seksioneve përkatëse dhe akademik Ismajli e njoftoi Ambasadoren për bashkëpunimin ndërkombëtar të Akademisë.

Të dyja palët u shprehën të kënaqura për rrjedhën e takimit dhe u zotuan se do të thellojnë bashkëpunimin.