Aktuale

aktuale 1
 

Promovohet libri "Për historinë e gjuhës shqipe" i akademik Rexhep Ismajlit

Të mërkurën, me datë 15 shtator 2021, në orën 11, në sallën e madhe të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Seksioni i Gjuhësisë dhe i Letërsisë i ASHAK-ut do të promovojë librin më të ri të Akademik Rexhep Ismajlit, PËR HISTORINË E GJUHËS SHQIPE.

Akademik Rexhep Ismajli, gjuhëtar, studiues e pedagog, i vlerësuar lart për kontribute kulmore në studimin e gjuhës shqipe dhe historisë së saj, vendit që zë në familjen indoeuropiane, në veçanti për raportet gjuhësore me fqinjësinë ballkanike, me gjuhët sllave, rumune, pastaj për gjuhësinë e përgjithshme, sociolinguistikën, për problemet e planifikimit të shqipes, politikave gjuhësore në përgjithësi, çështjet e normës dhe standardit, vjen kësaj radhe me botimin më të ri për të cilin do të flasin studiues e recensentë të botimit.

Promovimi mbahet konform masave kundër përhapjes së pandemisë covid 19. Njëkohësisht do të mundësohet ndjekja e aktivitetit në kanalin zyrtar të ASHAK-ut në Youtube.