Aktuale

aktuale 1
 

Promovimi i botimeve të ASHAK

Më 18 gusht 2021, Mal të Zi, në Tuz është bërë promovimi i botimeve të ASHAK-ut:
“Në botën e përbashkët - tradita, tranzicioni, anomia”, autor Anton K. Berishaj dhe “Fshehja e krimit-Politika serbe e mashtrimeve të mëdha”, autor Anton Vukpalaj.
Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë nga ASHAK-u: akademike Justina SH. Pula, sekretare e Seksionit të Shkencave Shoqërore, akademik Hivzi Islami, recensentë i parë i të dy botimeve dhe autorët: akademik Anton K. Berishaj dhe Prof. Dr. Anton Vukpalaj.
Para një auditoriumi të gjërë, fjalën përshëndetëse në emër të ASHAK-ut, e mbajti akademike Justina Pula.
Për të dy botimet në cilësinë e recensentit foli akademik Hivzi Islami. Ai e vlerësoi lartë kontributin e të dy autorëve dhe tha se botimet kanë rëndësi të veçantë për publikun e gjërë dhe se e pasurojnë fondin e botimeve të ASHAK-ut.