Aktuale

aktuale 1
 

Vizita e ministres së MASHTI-it Arbërije Nagavci në ASHAK

Më 2 prill 2021 Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës e vizitoi Ministrja e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit znj. Arbërije Nagavci.

Ministrja Nagavci u prit nga kryetari i Akademisë, akademik Mehmet Kraja dhe anëtarët e Kryesisë së Akademisë.

Në takim u bisedua për bashkëpunim ndërmjet dy institucioneve ASHAK dhe MASHTI.

Znj. Nagavci shrehu interesim për thellimin e bashkëpunimit duke theksuar se i duhet mbështetja dhe këshillat e ASHAK-ut, si institucioni më i lartë i Shkencës dhe i Artit në Kosovë.

Kryetari Kraja gjatë prezentimit të punës së ASHAK-ut, ndër të tjera e njoftoi Ministren se ASHAK-u së fundmi ka hartuar një platformë për rimëkëmbjen e arsimit në Kosovë dhe së shpejti pritet ta bëjë publikimin e saj. Ai i ofroi asaj një kopje të platformës dhe tha se ASHAK-u e mirëpret bashkëpunimin ndërinstitucional dhe është i gatshëm të ofrojë mbështetje sa herë që kërkohet, gjithnjë në përputhje me rolin e saj.