Aktuale

aktuale 1
 

Letër Akademisë Austriake të Shkencave

AKADEMIA E SHKENCAVE DHE E ARTEVE E KOSOVËS
KRYESIA
Prishtinë, 3 nëntor 2020

Akademia Austriake e Shkencave

Të nderuar miq,
Bashkëndiejmë me ju dhe me gjithë popullin austriak në këto çaste të tronditjes së thellë dhe njëkohësisht dënojmë ashpër aktet terroriste që marrin jetë njerëzish të pafajshëm. 
Akademia e Kosovës mbetet e përkushtuar të ndjekë me vendosmëri rrugën europiane të qytetërimit dhe humanizmit dhe në vazhdimësi ka ngritur zërin për kultivimin e vlerave universale të miqësisë midis popujve dhe të bashkëjetesës ndërfetare.

Miq të nderuar,
Dëshirojmë që përmes jush të shprehim solidaritet tonë ndaj njerëzve të dëmtuar nga ky akt terrorist dhe t’iu shprehim mbështetje të parezervë të gjithë atyre që janë të angazhuar për të vënë para drejtësisë organizatorët dhe kryerësit e këtij akti të shëmtuar.

Me ndjenja të thella respekti dhe solidariteti,

Miqësisht,

Akademik Mehmet Kraja, kryetar