Aktuale

aktuale 1
 

Takim ndërmjet ASHAK dhe ASHSH

Më 17 dhjetor 2019, kryetari i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, akademik Mehmet Kraja, bashkë me anëtarët e Kryesisë së Akademisë, priti në takim kryetarin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, akademik Skender Gjinushi, me bashkëpunëtorë.

Ky takim u zhvillua në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit mes dy akademive, të Kosovës dhe të Shqipërisë, që përfshin aktivitetet në fushën kërkimore-shkencore e artistike si dhe veprimtari të ndryshme shkencore, simpoziume, konferenca e të tjera.

Gjatë takimit përfaqësuesit e dy akademive folën për vazhdimin e punës në projektet dhe botimet e përbashkëta shkencore, promovimin e botimeve, pjesmarrjen në aktivitete shkencore e artistike etj.