Aktuale

aktuale 1
 

Telegram ngushëllimi

s bushati

I nderuari kryetar akademik Gjinushi,
Të nderuar anëtarë të Akademisë,

Në emër të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe në emrin tim personal, Ju shpreh ngushëllime të sinqerta me rastin e ndarjes nga jeta të akademik Salvatore Bushatit, kolegut të nderuar, inxhinier gjeofizikan, profesor dhe shkencëtar i mirënjohur edhe përtej kufijve kombëtar.
Akademik Bushati me punën e vet të përkushtuar, të gjithanshme dhe të pasur, për më shumë se dyzetë vite ka kontribuar në fushën profesionale, shkencore dhe akademike dhe do të kujtohet si ekspert eminent në fushën e gjeoshkencave dhe të gjeofizikës.
Si ekspert Akademik Bushati ka qenë autoritet dhe personalitet i nderuar që la pas vetës shumë vepra dhe studime profesionale dhe shkencore;  si profesor  me përkushtim ia ka përcjellur diturinë e vet gjeneratave të shumëta të studentëve, dhe njëkohësisht ka  kultivuar raporte të ngrohta me kolegët nga profesioni. Pas largimit të tij, veprat e tij shkencore dhe gjeneratat e studentëve që ka arsimuar do të mbeten thesar i çmuar i trashëgimisë shkencore shqiptare.
Një intelektual me shpirt të palodhshëm dhe të gjallë, akademik Bushati ka lënë gjurmë të pashlyeshme në gjeoshkenca dhe në inxhinierinë gjeofizike.
Edhe njëherë pranoni ngushëllimet tona më të sinqerta.

Me respekt,
Myzafere Limani