Aktuale

aktuale 1
 

Njoftim

Përurim i botimeve të ASHAK-ut në Institutin për kohën të re dhe hulumtim të historisë bash­kë­kohore të Akademisë Austriake të Shken­ca­ve në Vjenë

MĂ« 12 qershor 2019 nĂ« orĂ«n 18 nĂ« Institutin pĂ«r KohĂ«n e re dhe hulumtimin e historisĂ« bashkë­kohore (Institut fĂŒr Neuzeit und Zeitgeschichtsforschung Forschungsbereich Balkanfor­schung) tĂ« Akade­misĂ« Austriake tĂ« Shkencave, Apostelgasse 23, nĂ« Sektorin e hulumtimeve pĂ«r Ball­kanin, mbahet pĂ«ruri­mi i tri botimeve tĂ« reja tĂ« ASHAK-ut, Seksioni i FilologjisĂ«:

1. Wilfried Fiedler: Gramatikë e krahasuar e gjuhëve të Ballkanit I. Krahasim morfolo­gjik-tipologjik i shqipes me gjuhët e tjera të Ballkanit/ Vergleichende Grammatik der Bal­kan­sprachen. Morpho­syntaktisch-typologischer Vergleich des Albanischen mit den an­de­ren Balkansprachen, ff. 826, Pri­shtinë 2018;

2. Studimet albanistike në vendet ku flitet gjermanisht/ Albanistische Forschungen in den deutsch­sprachigen LÀndern, Aktet e Konferencës ndërkombëtare shkencore të mbaj­tur në Prishtinë me organizim të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, përgatitur nga R. Ismajli, ff. 861, Prishtinë 2018;

3. Norbert Jokl: Gjurmime linguistike-historikekulturore në fushën e shqipes/ Linguis­tisch-kultur­his­to­rische Untersuchungen aus dem Bereich des Albanischen (1923), gjer­manisht dhe shqip me për­kthim të Skender Gashit, ff. 759, Prishtinë 2018.

Vepra e anëtarit të jashtëm të ASHAK-ut, prof. dr. Wilfried Fiedler është studim shumë i gjerë krahasues i sistemit foljor të shqipes me gjuhët e tjera të Ballkanit. Shquhet për vrojtimet e hollësishme të këtij sistemi më parë në shqipen në të gjitha varietetet e saj dhe pastaj në të gjitha gjuhët e Ballkani, madje me materiale shumë të begatshme për ato gjuhë dhe varietetet e tyre. Kjo është pjesa e parë e kësaj vepre të madhe, që do të jetë themelore për studimet ballkanistike, ndërsa pritet që ajo të ndiqet nga një vëllim i dytë për sistemin emëror. Fiedler njihet si bashkautor i Gra­matikës së madhe të shqipe (bashkë me O. Buchholz), 1987 dhe i Fjalorit gjermanisht-shqip/ shqip-gjermanisht, të botuara në Gjermani dhe autori i mo­no­grafive të mëdha Das albanische Verbal­system in der Sprache des Gjon Buzuku (1555) (Sistemi fol­jor i shqipes në gjuhën e Gjon Buzukut 1555), Prishtinë 2004, ff. 812; Die Pluralbildung im Alba­ni­schen (Formimi i shumësit në shqipen), Prishtinë 2007, ff. 508, dhe i një numri të madh studimesh për shqipen nëpër revista. Njihet dhe si përkthyes i letërsisë shqipe gjermanisht.

Studimet albanistike në vendet ku flitet gjermanisht/ Albanistische Forschungen in den deutsch­spra­chigen LÀndern, është botim i akteve të Konferencës ndërkombëtare shkencore të mbajtur në Pri­shtinë me organizim të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe të Akademisë së Shken­cave të Shqipërisë, në të cilën morë pjesë 58 studiues nga vende të ndryshme të botës dhe shqyrtuan çë­shtje nga më të ndryshme në këto studime, duke sjellë kështu dhe një informacion të gjerë për zhvillimet në këtë fushë. Kjo është konferenca e dytë e madhe e këtij lloji e organizuar nga ASHAK-u, e para u kush­tohej studimeve albanistike në Amerikë, ndërsa sivjet do të mbahet konferenca vijuese për studimet alba­nistike në Itali.

Vepra e Norbert Joklit, Gjurmime linguistike-historike-kulturore në fushën e shqipes/ Linguistisch-kulturhistorische Untersuchungen aus dem Bereich des Albanischen (1923), vjen e përkthyer në shqipen e sotme nga dr. Skender Gashit, është kryevepra e albanologut të madh dhe përbën vëllimin e tretë të vepra­ve të Jokl-it të botuara nga ASHAK-u. Deri tash janë botuar vepra Studime për etimologjinë dhe fjalë­formimin shqip, më 2011 (434 ff), Studime historik-krahasuese për gjuhën shqipe, 2017 (941 ff) dhe, sipas planit të Seksionit përkatës pritet edhe një vëllim i katërt për ta sjellë tërë veprën e Jokl-it në gjuhën shqipe, bashkë me origjinalet në formë anastatike.

Për të gjitha këto botime do të flasin R. Ismajli, W. Fiedler, H. Eichner, E. Basha, etj.

Për të paraqitur veprat janë ftuar Prof. Dr. Rexhep Ismajli, anëtar i ASHAK-ut, Prof. Dr. Wilfried Fiedler, anëtar i jashtëm i ASHAK-ut dhe Prof. Dr. Heiner Eichner, anëtar korrespondent i Akademisë Aus­triake të Shkencave. Do të marrë pjesë dhe sekretari i Seksionit të filologjisë i ASHAK-ut, akademik Eqrem Basha.

Me kĂ«tĂ« rast do tĂ« paraqiten dhe botimet e tjera nĂ« fushĂ«n e filologjisĂ« tĂ« kĂ«tij Seksioni tĂ« ASHAK-ut, nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« veçantĂ« botimet e projektit afatgjatĂ« tĂ« botimit tĂ« veprave tĂ« albanologĂ«ve tĂ« traditĂ«s, ku deri tash janĂ« pĂ«rfshirĂ« studiuesit e shquar Holger Pedersen, Wac?aw Cimochowski, Franc MikloĆĄi?, Eric P. Hamp, Rajko Nahtigal, Leonardo Savoia, Irena Sawicka, Norbert Jokl, Selman Riza, Idriz Ajeti, Eqrem Çabej, etj. NĂ« disa raste kĂ«to projekte janĂ« realizuar dhe pĂ«rmes bashkĂ«punimit me akademitĂ« simotra (me AkademinĂ« Sllovene – MikloĆĄi? e Nahtigal).

Ky është ndër projektet e rëndësishme të Seksionit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë të ASHAK-ut.

Me përjashtim të veprave të W. Fiedler-it, që botohen për herë të parë, prandaj dhe vijnë vetëm në origjinalin gjermanisht, por me parathënie edhe shqip, të tjerat janë botuar ndonjëherë vetëm shqip, herë të tjera shqip dhe në gjuhën burimore.