Aktuale

aktuale 1
 

Shpallje e konkursit për vend të lirë të punës

Në Prishtinë, më 08 mars 2019 Nr. ref.:184/1

Në përputhje me Ligjin për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, 03/L-149, neni 18, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës

Shpall

KONKURS

Vendi i punës: Zyrtar për Logjistikë 1
Koeficienti: 7
Kohëzgjatja e emërimit: I karrierës (pa afat)
Puna provuese: 12 Muaj

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
1. Merr pjesë në planifikimin dhe përgatitjen e programit në fushën e logjistikës; Vlerëson sistemet ekzistuese të operacioneve logjistike dhe rekomandon masat përmirësuese që duhet të ndërmerren;
2. Procedon të gjitha kërkesat, faturat e mirëmbajtjes së automjeteve, pajisjeve të teknologjisë së informacionit, shpenzimeve të telefonit, karburanteve dhe pajisjes me inventar;
3. Harton, zbaton dhe menaxhon kontratat e furnizimeve që ndërlidhen me logjistikën kur është e nevojshme;
4. Koordinon të gjitha aktivitetet përkitazi me akomodimin brenda ndërtesës dhe regjistrimin e inventarit;
5. Organizon depon në përputhje me procedurat dhe politikat e organizatës; Mban evidencën e saktë dhe të plotë të mallit në versionin letër dhe elektronik  dhe ruan të dhënat relevante përkitazi me mallin; Bën pranimin e mallit dhe kujdeset për mirëmbajtjen dhe shpërndarjen sipas kërkesave; Përgatit të gjitha procedurat dhe hapat e  nevojshëm për asgjësimin e mallrave;
6. Merr pjesë në planifikimin dhe përgatitjen e programit në fushën e transportit dhe siguron mbarëvajtjen e punëve lidhur me shërbimet e transportit; Sigurimi i servisimit dhe mirëmbajtjes së automjeteve të ASHAK-ut;
7. Kujdeset që të realizohen të gjitha kërkesat lidhur me transportin;
8. Harton plane dhe raporte të punës në baza javore, mujore dhe vjetore dhe sipas kërkesave të mbikëqyrësit;
9. Kryerja e detyrave të tjera  në përputhje me ligjet dhe rregulloret, të cilat me arsye mund të kërkohen kohë pas kohe.

Kualifikimet minimale, përvoja e punës dhe aftësitë:
1. Njohuri lidhur me procedurat standarde administrative/teknike në një fushë të njohur teknike ose administrative;
2. Aftësi për të punuar me vet-iniciativë në kuadër të planeve dhe procedurave të përcaktuara;
3. Shkathtësi të mira të komunikimit, përfshirë aftësinë për të interpretuar informata, dhënë udhëzime dhe përcjellë informata tek të tjerët;
4. Aftësi koordinimi të punës së personelit në nivelin administrativ dhe teknik;
5. Shkathtësi të avancuara kompjuterike në përdorimin e aplikacione të programeve MS OFFICE 2003/2007/2010;
6. Diplomë universitare në ekonomi, juridik apo biznes, pa përvojë pune, ose shkolla e lartë dhe minimum 2 vjet përvojë pune profesionale.

Konkursi është i hapur 15 ditë prej ditës së shpalljes.
Kërkesat e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen. Kërkesat e pakompletuara mund të refuzohen.
Formulari i aplikimit merren në ndërtesën e Akademisë , rr.”Agim Ramadani” nr. 305, çdo ditë pune nga ora 08:00-16:00, dhe së bashku me dëshmitë përkatëse dorëzohen në mjediset e Akademisë.
Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.
Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.
Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional.