Aktuale

aktuale 1
 

U shua Eric Pratt Hamp

NĂ« mĂ«ngjesin e hershĂ«m sot, 18 shkurt 2019 nga profesor Victor Friedman nga Çikago morĂ«m lajmin e hidhur pĂ«r shuarjen e albanologut mĂ« tĂ« madh amerikan dhe njĂ«rit nga gjuhĂ«tarĂ«t e shquar tĂ« botĂ«s nĂ« fushĂ«n e studimeve krahasuese. Lajmin e kishte transmetuar te profesor Friedman e bija e tĂ« ndjerit, Juli.

Eric Pratt Hamp ka lindur nĂ« nĂ«ntor 1920 nĂ« LondĂ«r, ndĂ«rsa nga 1925 jeton dhe vepron nĂ« SHBA. Pas studimeve tĂ« shkĂ«lqyera tĂ« rregullta dhe doktorale nĂ« Harvard, kohĂ«n mĂ« tĂ« madhe punoi nĂ« Universitetin e Chicago-s, ku e pĂ«rfundoi punĂ«n si profesor emeritus. GjuhĂ«tar me renome ndĂ«rkom­bë­tare, studiues nga mĂ« tĂ« shquarit nĂ« fushĂ«n e gjuhĂ«sisĂ« krahasimtare-historike, indo­europeist, ballkanolog, keltolog, ro­manist-rumanist, armenist, sllavist, gjithsesi albanolog me kontakte shu­mĂ« tĂ« hershme me botĂ«n shqiptare nĂ« KosovĂ«, nĂ« Malin e Zi, nĂ« Maqedoni, me botĂ«n arbĂ«reshe nĂ« Itali dhe me botĂ«n arbĂ«rore nĂ« Greqi, me studiuesit dhe intelektualĂ«t e shquar nĂ« diasporĂ«, pas vi­teve ’90 dhe nĂ« ShqipĂ«ri, me lidhje tĂ« forta tĂ« miqĂ«sisĂ« intelektuale gjithandej nĂ«pĂ«r Ballkan e nĂ« botĂ«.

Eric Pratt Hamp është anëtar i shquar i një numri të madh institucionesh dhe asociacionesh të botës, ndër të cilat me këtë rast po veçojmë: Akademia Amerikane e Arteve dhe e Shkencave nga 1976, Shoqata Amerikane e Filozofisë, Akademia Mbretërore Daneze e Shkencave dhe e Arteve, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Akademia Irlandeze, është shpallur doktor nderi i Unviersitetit Amherst, Universitetit të Uelsit, Universitetit të Kalabrisë, Universitetit të Delhit dhe Universitetit të Edinburgut. Më 2012, Posta Shqiptare e nderoi me një pullë të veçantë bashkë me Norbert Jokl dhe Holger Pedersen.

Për nder të tij janë bërë më shumë botime, dy për studimet ballkanike, një për gjuhësi të përgjithshme, një për gjuhët native të Amerikës, një për studimet indoeuropiane, një për studimet keltike dhe një për studimet shqiptare: Scritti in onore di Eric Pratt Hamp per il suo 90. compleanno, edited by Giovanni Belluscio and Antonio Mendicino of the University of Calabria and published in 2010 (ISBN 9 788874 581016).

NdĂ«r veprat e tij veçojmĂ«: A Glossary of American Technical Linguistic Usage, 3d rev. ed., 1966; Vaccarizzo Albanese Phonology, 1993; Bashkautor: Language and Machines, 1966; Bashkeditor i Readings in Linguistics I & II, abridged ed., 1966; Languages and Areas: Studies presented to George V. Bobrinskoy, 1967; Themes in Linguistics: The 1970s, 1973; Hamp, Eric P., Martin Joos, Fred W. Householder, and Robert Austerlitz, editors Readings in Linguistics I & II. With a new Preface by Eric Hamp. Abridged edition. 302 p. 8Âœ × 11 1957, 1966, 1995; Hamp, Eric P. "Mabinogi." Transactions of the Honourable Society of the Cymmrodorion . 1974-75. 243-49; Hamp, Eric. 1979. "Toward the history of Slavic scholarship," Slovene Studies 1/2: 61-62; Hamp, Eric. 1988. "Indo-European o-grade deverbal thematics in Slovene," Slovene Studies 10/1: 65-70; Hamp, Eric. 1989. "On the survival of Slovene o-grade deverbal thematics in Resian," Slovene Studies 10/2: 171-173; Hamp, Eric. 1989. "Chronological marriage patterns in Resia," Slovene Studies 10/2: 201-202; ; Hamp, Eric. 1996. "On the Indo-European origins of the retroflexes in Sanskrit." The Journal of the American Oriental Society, October 21, 1996: 719-724; Hamp, Eric. 1999. "Mabinogi and Archaism" Celtica 23, 1999: 96-110; Hamp, Eric. 2007. "Studime krahasuese pĂ«r shqipen" pĂ«rgatitur nga Rexhep Ismajli Akademia e Shkencave dhe e Arteve e KosovĂ«s, PrishtinĂ«.

Ka qenë redaktor në shumë revista ndërkombëtare, ndërsa ka botuar studime gjithandej nëpër botë.

Eric Pratt Hamp ishte zgjedhur anë­tar i jashtĂ«m i AkademisĂ« sĂ« Shkencave dhe tĂ« Arteve tĂ« KosovĂ«s qysh nga vitet ’90, anĂ«tar nderi i AkademisĂ« sĂ« Shkencave tĂ« ShqipĂ«risĂ« mĂ« vonĂ«, njihet pĂ«r ndihmesat e tij shu­mĂ« tĂ« çmuara pĂ«r studimet shqiptare: njohĂ«s i tĂ« folmeve arbĂ«reshe tĂ« Gre­qisĂ« e tĂ« ItalisĂ« qysh nĂ« vitet ’50 tĂ« shekullit tĂ« kaluar, ai ka bĂ«rĂ« njĂ« varg pĂ«rshkrimesh pĂ«r shumĂ« pika nga kĂ«to tĂ« folme, ash­tu si dhe pĂ«r tĂ« folmen e MandricĂ«s nĂ« Bullgari; vepra e tij e madhe pĂ«r tĂ« folmen e Vaka­ricĂ«s e pĂ«rfunduar nĂ« fillim tĂ« viteve ‘50, pati mundĂ«si tĂ« botohej anglisht dhe italisht vetĂ«m nĂ« vitet ’90 nĂ« Kalabri; studimet e tij tĂ« ndryshme albanisitke, nĂ« formĂ« artikujsh tĂ« shkurtĂ« por gjithnjĂ« proble­matizuese dhe me shumĂ« tematizime, sidomos sa i pĂ«rket historisĂ« sĂ« gjuhĂ«s tĂ« parĂ« nga aspektet e krahasimit nĂ« rrafshin indo­europian,  nĂ« rrafshin ballkanik dhe nĂ« aspektet e tjera, janĂ« tĂ« shpĂ«rndara nĂ«pĂ«r organe dhe re­vista tĂ« gji­thĂ« botĂ«s. VetĂ«m bibliografia  e botimeve tĂ« tij pĂ«rfshin njĂ« vĂ«llim jo tĂ« vogĂ«l dhe gjithandej nĂ« ato stu­dime shqipja del diku, shpesh si preokupim i parĂ«, herĂ« tĂ« tjera nĂ« funksione tĂ« tjera tĂ« ndĂ«rtimit tĂ« ar­gu­mentit, gjithnjĂ« me ide dhe shkĂ«ndijime qĂ« tĂ« çojnĂ« mĂ« tej nĂ« ndriçimin e rrugĂ«s sĂ« njohjes.

NĂ« vitin 2007 nĂ« ASHAK patĂ«m mundĂ«sinĂ« tĂ« botonim njĂ« vĂ«llim me studime tĂ« pĂ«rzgjedhura tĂ« Eric P. Hampit nĂ« 440 faqe me njĂ« shtojcĂ« 12 faqesh nĂ« gjuhĂ«n shqipe, me titullin “Studime krahasuese pĂ«r shqipen”. PĂ«rzgjedhjen, pĂ«rgatitjen dhe njĂ« pjesĂ« tĂ« pĂ«rkthimeve e kishim bĂ«rĂ« vetĂ«, ndĂ«rsa pjesĂ«n tjetĂ«r e pĂ«rkthyen ko­legĂ«t Bardh Rugova, Rrahman Paçarizi, Shkumbin Munishi, Gazmend BĂ«rlajolli e Besnik Pllana. NĂ« PrishitnĂ« pro­fesor Hamp ka ardhur vazhdimisht ndĂ«r vite, ka marrĂ« pjesĂ« nĂ« Seminarin NdĂ«rkom­bĂ«tar pĂ«r GjuhĂ«n, Le­tĂ«rsinĂ« dhe KulturĂ«n Shqiptare, ka mbajtur kontakte me kolegĂ«t nĂ« KosovĂ«, ka bash­kĂ«punuar deri nĂ« shkallĂ«n sa tĂ« synonim projektin afatgjatĂ« tĂ« studimeve kontrastive anglisht-shqip, pĂ«r çka u nĂ«nshkrua marrĂ«veshja midis Universitetit tĂ« PrishtinĂ«s dhe atij tĂ« Chicagos mĂ« 1980, por qĂ« nuk u vazhdua pĂ«r shkak tĂ« rrethanave qĂ« patĂ«m nĂ« PrishtinĂ« pas vitit 1981. GjatĂ« gjithĂ« atyre kohĂ«ve profesor Hampi ka qenĂ« vrojtues shumĂ« i vë­mendshĂ«m i zhvillimeve.

Në vitin 2010 Universiteti i Kalabrisë botoi vëllimin 430 faqesh me studime albanologjike me rastin e 90-vjetorit të lindjes së professor Eric P. Hampit, vëllim në të cilin pati prurje nga të gjitha anët. Kalabria dhe arbëreshët e Ita­lisë, por edhe arbërorët e Greqisë në njëfarë mënyre ishin bërë atdheu i dytë i Profesor Hampit.

Profesor Hamp kishte diapazon shumë të gjerë të dijeve, pra edhe të kontakteve. Për punën dhe veprën e tij kanë shprehur miradije dhe respekt ekspertët në shumë anë të botës, pikë së pari në Amerikën e tij, pastaj në të gjitha vendet e Ballkanit dhe të Europës, po edhe në mjaft vende aziatike.

Zhvillimet nĂ« KosovĂ« dhe nĂ« botĂ«n shqiptare tĂ« viteve ’90 Eric Pratt Hampi i ndiqte me vĂ«mendje. Merrte pjesĂ« nĂ« veprimtaritĂ« e ndryshme shkencore, ndonjĂ«herĂ« dhe kulturore, por syrit tĂ« tij nuk i shpĂ«tonin as zhvillimet e tjera. NĂ« kohĂ«t dramatike nĂ« KosovĂ«n e pjesĂ«s sĂ« dytĂ« tĂ« viteve ’90 ai rrinte nĂ« kontakt me ko­legĂ«t nĂ« kĂ«to anĂ«, pĂ«r aq sa ishte e mundur, solidarizohej nĂ« mĂ«nyra tĂ« ndryshme me ta, por nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ« i ndiqte me vĂ«mendje zhvillimet pĂ«rmes rrugĂ«ve amerikane tĂ« informimit. NĂ« kohĂ«n e RambujesĂ«, ai e kishte ndjerĂ« tĂ« nevojshme tĂ« komunikonte dhe me levat e rĂ«ndĂ«sishme amerikane nĂ« KonferencĂ«, duke shprehur mendimin e tij pĂ«r disa aspekte sipas tij tĂ« rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r KosovĂ«n nĂ« ato çaste.

Profesor Hamp i ka ndjekur me shumë vëmendje rrjedhat e 70 vjetëve të fundit në botën shqiptare, ka qenë gjithnjë në ndihmë të lëvizjeve për zhvillim e përparim, qoftë drejtpërdrejtë përmes bashkëpunimit, apo përmes nxitjes së studimeve albanologjike në SHBA, apo edhe të nxitjes për veprime në ndihmë tek autoritetet amerikane në kohët më të vështira.

Me shuarjen e profesor Eric Pratt Hamp-it familja dhe miqtë kanë humbur më të dashurin e tyre, ndërsa studimet albanistike kanë humbur një nga shtyllat e tyre më të mëdha ndërkombëtare, bota shkencore ka humbur studiuesin e shquar të fushave të gjuhësisë krahasimtare, keltologjia njërin nga studiuesit më të veçantë, ballkanistika në përgjithësi ka humbur njërin prej ideuesve gjithnjë të rinj, Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës njçë nga anëtarët dhe mbështetësit e saj të shquar.

U shprehim ngushëllimet më të përzemërta familjes, miqve dhe kolegëve gjithandej.

Rexhep Ismajli