Aktuale

aktuale 1
 

Kumtesë për medie

Në lidhje me kumtesën e Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe të Seksionit të Arteve të
ASHAK-ut për diskursin rreth sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës
duam të sqarojmë si më poshtë:

Qëndrimet e ASHAK-ut nënshkruhen nga Kryetari i ASHAK-ut apo me autorizim të tij
nënshkruhen edhe nga Nënkryetari dhe Sekretari Shkencor.
Në këtë rast, qëndrimet janë nënshkruar nga sekretarët e dy seksioneve, anëtarja korrespondente
znj. Justina Pula në emër të Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe anëtari korrespondent z. Luan
Mulliqi në emër të Seksionit të Arteve.
Prandaj, qëndrimet e paraqitura në kumtesën e publikuar janë qëndrime të këtyre dy seksioneve
dhe jo qëndrime të ASHAK-ut.

Me respekt,

Zyra e ASHAK-ut për Bashkëpunim Ndërkombëtar