Aktuale

aktuale 1
 

Përurimi i Leksikonit "Vendbanimet e Kosovës, Tabloja fizike-hapësinore, demografike dhe funksionale, Vëllimi I - Qendrat Urbane"

Më 6 shtator 2018 në mjediset e Akademisë u bë përurimi i “Leksikonit të vendbanimeve, vëllimi I, Qendrat urbane”. Për botimin folën kryeredaktori akademik Hivzi Islami, recensenti akademik Anton K. Berishaj dhe prof. Dr. Sabri Laçi nga Fakulteti Histori-Filologji i Universitetit Shtetëror të Tiranës, ekspert i njohur në fushën e gjeoshkencave.

Nga folësit u cilësua si botim që përmbushi një nevojë të madhe  për gjeoshkencat, shkencat sociale dhe opinionin e gjerë lexues dhe shfrytëzues. Botimi do të jetë një trashëgimi e rëndësishme për shkencën dhe kulturën tonë në përgjithësi.

Në përurim morën pjesë anëtarë të Akademisë, ekspertë nga shkencat gjeohapësinore, gjeografë, historianë, sociologë, urbanistë, planerë, ekonomistë dhe të interesuar të tjerë.